E premte, 29.03.2024, 06:59 AM (GMT)

Kulturë

Ilmi Veliu: Sa e vjetër është kësula

E diele, 28.08.2016, 06:50 AM


SA ËSHTË E VJETËR KËSULA (KAPUÇI-ÇELESHA) SHQIPTARE

Nga Dr.sc.Ilmi VELIU - Drejtor i Muzeut te Kercoves

Kësula shqiptare eshtë e vjetër sa edhe vetë shqiptarët. Ate e hasim në piktura e skulptura  të kohës Pellazge dhe Ilire. Vetëm kësula shqiptare eshtë me ngjyrë të bardhë dhe eshtë bërë vetëm nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur per shqiptarët i kanë quajtur edhe ,,Kësulëbardhit,, (Belokapci).  Kësula e Dardanisë  (Kosova) e ka formën të rrumbullakët, kësula e Kërçovës,Manastirit, Prilepit, Strugës, Dibrës dhe Shqipëris së Veriut e ka formën e rrafshët dhe kësula e Shqipërisë së Jugut dhe Qamërisë, eshtë e rrumbullakët por më e gjatë se ajo e Kosovës.  Kësula shqiptare me të tria format e saja që eshtë përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot, eshtë përdoruar nga shqiptarët në lashtësi po edhe në Mesjetë kur ata vehten e quanin Arbër e shtetin e tyre Arbëri. Nga hulumtimet e  deritashme kamë vërtetuar se kësulën shqiptare e gjejmë të gëdhendur  edhe te pllakat e varreve, edhepse në kohën Osmane në  pllakë, emri i shqiptarit  është i shkruar  me shkronja arabe dhe në gjuhën osmane. Kjo tregon dhe vërteton se per shqiptarin, si që ka qenë simbol i shenjëtë shqiponja, edhe  kësula ka qenë simbol  kombëtarë dhe ka dashur që  shqiptarin ta përfaqësoi dhe prezentoi edhe te varri.  Ja disa  fotografi të kësulave shqiptare në Lashtesi, në Mesjetë dhe  te pllaka e varrit, në kohën pasi ata e kanë pranuar fenë Islame.

Grupi i vallëtarëve nga Greshnica me veshje shqiptare ku rolin kryesor e ka kesula.

Skulptura të Kohës së Lashtë me kësula shqiptare-dardane.  Edhe kësula e Papës eshtë kësulë shqiptare sepse këtë lloj kësule e kanë mbajtur Dardanët dhe Qamët,  dhe asnjëherë nuk e kanë mbajtur Romakët e as sot e mbajnë  italianët.

Në foto, pllaka të  varreve  shqiptare që janë të vitit 1800, dmth mbi 200 vjet te vjetra. Dy pllakat anësh kanë formën e kësulës dibrano-kërçovare dhe në mes eshtë pllaka e varrit me formën e kësulës  kosovare.

Foto e parë,  pllaka e varrit shqiptar në formën e kësulës kosovare me shallin e Rugovës; Foto e dytë, shihet kesula e toskëve të Shqipëris së Jugut me Qamerinë dhe foto e tretë,  pllaka e varrit në formën e kësulës qe e mbajnë shqiptarët e Shqipëris së Jugut dhe Qamerisë. Sot në varret shqiptare vendoset simboli i shqiponjës  dhe eshte  harruar simboli i kësulës (kapuçit –çeleshes) shqiptare.

Nëse i analizojmë kësulat shqiptare dhe pllakat e varreve do te vime ne perfundim se  foto e parë eshtë kësula Dibrane-Kërçovare; foto e dytë,  kësula kosovare me shallin e Rugovës; foto e tretë, kësula e Shqiperisë së jugut dhe Qamërisë. Tham edhe më lartë se për shqiptarin, shqiponja  po edhe kësula e bardhë kanë qenë simbole tël   shenjëta dhe ky eshtë shkaku që kësulën  e gjejmë të gëdhendur  te pllaka e varrit  që në kohën Osmane e deri ne ditet tona.



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora