E enjte, 28.03.2024, 10:33 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Këngë për Prek Calin

E marte, 23.08.2016, 06:11 PM


KËNGË PËR PREK CALIN

 

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

Do t’ këndoj ,o,  një  këngë    mbarë –

Për Prek Calin , o, atë  pishtarë !

I: Për atë  burrë , o, kreshnik shqiptarë –

Që s’ duronte armik për farë ! :I

 

Kur caktohej kufiri n’ veri –

Kurrë s’ pushonte ,o,   ky njeri !

I: Gurët e mëdhenj , o, i  barte n’ shpinë –

T’ mbrojë kufirin ,o,  për  Shqipërinë  ! :I

 

Nëpër male , o , shpat me shpat –

Me gurë n’ shpinë , o, ecte  çdo  natë !

I: Nëpër  mjegull , o,  nëpër shi –

Ngulte gurë ,o,  nëpër kufi ! :I

 

Burrë kreshnik , o, dhe  burrë i  besës ,

I pamposhtur , burrë i  qëndresës ,

I: Me veprimet , o,   atdhetare 

Burrërisht mbrojti  trojet shqiptare  ! :I

 

Ai Prek Cali , o,  shqiponjë mali –

Një   pëllëmbë tokë , o, shkaut s’ ia fali !

I: Mundi i tij , o,  nuk i shkoi bosh –

Mbrojti trojet , o , në Vermosh ! :I

 

Oj Kosovë, o, t’ thërret fusha e mali –

Mos harro , o,  ç’ bëri  Prek Cali !

I: Kush i falë , o,  armikut tokë –

Herë do kurë  e  paguan me kokë !



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora