E hene, 14.10.2019, 09:41 PM (GMT+1)

Komente » Fetahu

Adil Fetahu: Gënjeshtrat serbe për Jasenovcin

E marte, 23.08.2016, 08:09 PM


GËNJESHTRAT SERBE PËR JASENOVCIN

Dhjetëfishimi i rrejshëm i numrit të viktimave

Të dhënat zyrtare u mbajtën fshehtë afro 30 vjet

Nga Adil Fetahu

Mediat serbe këto ditë me të madhe  po u bien kambanave të zhurmës propagandistike për kampet e pëqëndrimit Jasenovac e Stara Gradishka, të ish-shtetit kroat – NDH (Nezavisna drzava Hrvatske/Shteti i Pavarur Kroat),  në të cilat pushteti “ustash” kroat, në bashkëpunim me pushtetin nacist gjerman i grumbullonin njerëzit, i dërgonin në punë të dhunshme, i torturonin , vritnin e digjnin në mënyrën më makabre. Janë të tmerrshme mënyrat se si i përshkruan  propaganda serbe trajtimin e njerëzve, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fëmijë. Sistemi i kampit Jasenovac është themelua, siç thonë mediat serbe, më 21 gusht 1941. Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të atij kampi, Qeveria e Serbisë dhe ajo e kreaturës gjenocidale serbe, e quajtur “Republika srpska”, kanë organizuar manifestim të madh, me një mori ceremonishë, në përkujtim të viktimave të Jasenovcit. Për ceremoninë e përkujtimit, qysh pardje (19 gusht), është “transferuar” prej Beogradi në Banjallukë e gjithë Qeveria e Serbisë, me në krye Aleksandar Vuçiqin, shumë deputet të Kuvendit, shumë popa të Kishës Ortodokse Serbe, përfaqësues të partive, të institucioneve e organizatave të ndryshme të Serbisë. Me ketë “transferim masiv”, Serbia don t’i tregojë botës se e ashtuquajtura “Republika srpska” është pjesë e Serbisë. Në manifestimin kryesor i pari do të flasë kryeministri i Serbisë, A.Vuçiq, e pas tij Millorad Dodik.

Fshehja e të dhënave dhe fryerje e shifrave të viktimave

Propaganda serbe është mjeshtër për gënjeshtra e vajtim, për ta paraqitur popullin serb si viktimë, edhe kur vet shteti serb është aggressor, sikur po ndodhë edhe me luftërat e zhvilluara në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.  Por, për viktimat e kampeve të Jasenovcit e Stara Gradishkës, gjatë gjithë kohës i kishte fryrë shifrat deri dhjetëfish e më tepër, gjithnjë duke thënë se në ato kampe janë zhdukur 750 a 800 mijë njerëz, prej të cilëve 700 mijë ishin serbë, e të tjerët ishin herbrejë, romë etj. Por, ato shifra kurrë nuk kanë mund t’i vërtetojnë me të dhëna e argumente të sakta. Edhe pardje (19 gusht), në përkujtimin e viktimave të Jasenovcit, kur mori pjesë kryeministri i Serbisë, A.Vuçiq, mikëpritësi i tij Dodik tha se në këto kampe janë zhdukur 700 mijë viktima, prej të cilëve mbi 500 mijë ishin serbë, e të tjerët ishin hebrejë, romë etj. Ndërkaq, Vuçiqi u tregua pak më i matur, duke thënë se numri i saktë i viktimave akoma nuk dihet, dhe se duhet të bëhet regjistrimi e të dihet e vërteta për ta.

Por, ata e dinë fare mirë, se Enti Federativ i Statistikës, Beograd, qysh në vitin 1964 ka kryer regjistrimin e plotë të gjithë personave të cilët kanë humbur jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore, si pjesëmarrës të luftës nacional-çlirimtare, apo si viktima të terrorit të okupatorit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që nënkupton edhe viktimat e kampeve të Jasenovcit. Mirëpo, me qenë se nga ai regjistrim, shifrat e viktimave të kampeve të Jasenovcit e Stara Gradishkës kishin dalur shifra “dëshpruese”, shumëfish më të vogla se ato që propaganda serbe i kishte trumpetuar dhe paraqitur opinionit  brënda dhe jashtë vendit, të dhënat nga ai regjistrim janë ruajtur si fshehtësia më e madhe deri vonë. Kjo “supërfshehtësi” serbe rrodhi (1992), me rastin e përpilimit të regjistrit të plotë me emra e të dhëna tjera për viktimat në kampet e Jasenovcit e Stara Gradishkës. Ai regjistër është shtypur  në një numër të caktuar kopjesh, vetëm për disa persona nga kreu politik dhe shtetëror i Serbisë, e që nuk ka dalë në opinion.  Por , Instituti Boshnjak i Sarajevës  ka arritur të sigurojë një kopje të atij regjistri, dhe e ka publikua në një libër të vetën. Nga regjistrimi i Komisionit Shtetëror (1964), Instituti Boshnjak ka konstatuar se regjistri ka shumë të meta në të dhëna; se te shumë emra nuk figuron identifikimi i përkatësisë nacionale të viktimave, ka përsëritje të emrave të njëjtë të viktimave. Por studjuesit e Institutit kanë vërejtur se në regjistër ka pasur manipulime; ilustrohet shembulli kur pranë emrave të viktimave myslimanë (boshnjakë),  por edhe pranë emrave kroatë, identiteti nacional është shënuar si serbë, apo nuk është shënuar fare. Raste të tilla të shumta ka edhe te emrat e viktimave hebreje e rome.

Duke dhënë një pasyrë përmbledhëse të përpunuar të regjistrit të viktimave të kampeve: Jasenovac dhe Stara Gradishka, Instituti Boshnjak i Sarajevës, në publikimin e vet ka dhënë këto shifra:

Në kampin e Jasenovcit ishin 26170 viktima serbe, 8121 jevreje, 5900 kroatë, 789 myslimanë, 1471 romë, 174 sllovenë, 35 malazezë, 7 maqedonë, 59 hungarezë, 6792 të paidentifikuar në baza nacionale, 84 të tjerë (gjithsejt: 49602 viktima).

Në kampin Stara Gradishka: 7774 serbë, 923 jevrejë, 646 kroatë, 160 myslimanë, 20 sllovenë, 3 malazezë, 1 hungarez, 58 të paidentifikuar në baza nacionale, 1 të tjerë (gjithsejt: 9586 viktima).

Të mbledhura shifrat nga të dy kampet (Jasenovac dhe Stara Gradishka), japin këto numra të viktimave: 33944 serbë, 9044 Jevrejë, 6546 kroatë, 949 myslimanë, 1471 romë, 194 sllovenë, 38 malazezë, 7 maqedonë, 60 hungarezë, 6850 të paidentifikuar në baza nacional, 85 të tjerë (gjithsejtë, në të dy kampet: 59.188 viktima). Lexuesi i këtyre shifrave mund të çuditet, pëse kishte kaq shumë viktima të nacionalitetit kroat në ato kampe. Shpjegimi është i thjeshtë dhe i logjikshëm: pushteti i NDH-së ishte i lidhur ngushtë me nacizmin gjerman, dhe i ndiqnin komunistat, partizanët dhe kundërshtarët e nacizmit edhe nga radhët e kroatëve.

Shifrat janë punë e statistikës, dhe për statistikën thuhet se është: “mbledhje e saktë, e të dhonave jo të sakta”. Po sikur të ishte edhe vetëm një viktimë e pafajshme, është e dhemshme, e lere më gjithë ato, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale. Mirëpo, shumëfishimi i numrit të viktimave, për qëllime propagandistike, e posaçërisht fshehja nga opinion vendor dhe ai ndërkombëtar  i të dhënave reale nga regjistrimi që ka bërë Komisioni Shtetëror në vitin 1964, është akt i ulët, joshkencor dhe anticivilizues. Vetëm njerëzit e pashpirtë e pa moral mund të manipulojnë  e të falsifikojnë  dhënat për viktimat e pafajshme, të cilitdo nacionalitet qofshin, e prej të dhënave të rrejshme të krijojnë mite për viktimizimin e popullit të vet. Krejt kjo është bërë me qëllim  që të krijojë paragjykim, urrejtje dhe hakmarrje ndaj shtetit dhe ndaj popullit të caktuar, në rastin konkret – ndaj shtetit dhe popullit kroat, por edhe atij gjerman.

Duke marrë parasysh politikën aktuale të Serbisë dhe të asaj kreaturës gjenocidale të serbëve të Bosnjës,  mbledhja komemorative që do mbahet sot (21 gusht), në shënjë të 75-vjetorit të formimit të Kampeve të Jasenovcit e Stara Gradishkës, në të cilën do të marrin pjesë e gjithë “bullumenta” e shtetit dhe e shoqërisë së Serbisë, do të shërbejë e qojë mesazhe urrejtje e hakmarrje, e jo mesazhe të pajtimit midis popujve prej të cilëve ishin viktimat, pa marrë parasysh kush i ka shkaktuar ato në rrethana të caktuara historike.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT