E premte, 29.03.2024, 02:09 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Kadri Veseli figurë satirike

E hene, 22.08.2016, 06:22 PM


KADRI VESELI NJË FIGURË SATIRIKE

Nga Afrim Caka

Kush na i shkruan fatin!

“Unë si gjakovar e shqiptar, jam për një demokraci të lirë dhe do të deshiroja që edhe Kushtetuta dhe Drejtësia të inspirohej nga ky parim!”.

Fjala përgjegjësi është përdorur në menyrë të gabuar. Ajo të jep ndjesinë e peshës, duket diçka që duhet të bësh, një detyrë; nëse nuk e bën, ndihesh në faj. Kadri, dua ta kujtoj që fjala “përgjegjësi” nuk ka asnjë nga këto veprime që ju bëni (konotacione). Nëse ke sa do pak dhembshuri ndaj atdheut ndaje fjalen në dy pjesë – përgjegjësi dhe aftësi. Dhe kjo fjalë do ta ndryshojë gjëndjen por edhe Ty, pse jo edhe Drenicën në tërësi!

Kur i shkruaj këto rreshta, nuk mendoj kurrë që paqja e stabiliteti dhe mirkuptimi i sotëm, i arritur me aq mundim, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve, qofshinë ata politikanë apo fetarë radikal… Sot po flasim për dekriminalizimin, i gjithë vëndi është përfshirë brenda kësaj beteje mediatike, që as nuk e krijoi vetë e as i takon ta vuajë.

Unë sot deklaroj se ky popull, kjo drejtësi që e krijuanë vetë po tregohet e pafuqishme përballë mënyrave kriminale e korruptive, me të cilat po dominohet ky shtetë e parlament. Kjo që sapo treguam provohet përditë edhe nga vetë gjëndja, dhe me dëshmi aq të jondritëshme saqë pothuajse të gjitha këto kanë në gojë thënien:

“Grabovci dhe Veseli janë bërë Zot për gjithë pushtetin!”.

Dy shokë. Rroftë Madhëria e tyre!

O Perëndi! Këta janë si një sektë fetar e politikë i shpëtimtarëve!

Ky është pasioni tyre. Prandaj mos t’i lëmë Satirikët që të mos tallen sa të duan me shqiptarët apo me kombin, imamët si Tërnava të mos e mallkojnë gjuhën, heronjtë, historin, dhe mos t’i lëmë të nënvleftësojnë kulturën tonë. Nga kjo del fare e qartë se “Mendjemëdhenjtë” dhe të Vetëposhtruarit i nënshtrohen në mënyrë të skajshme armiqëve.

Veseli përveçse si lundërtari i ferrit të Dantes dhe mjeshtër i korrupsionit e dhunës politike, Veseli ishte dhe një mashtrues dhe antikombëtar i shkëlqyer, duke përfshirë edhe “ferrin”, njeriut më të fuqishëm në Parlament. Ky zymtan për ferrin qe aq i frymëzuar nga ky gjykim: një popull që po kryqëzohej, u dënua me vdekje.

Ferri i Veselit krijoj një botë me dhimbje e vuajtje përtej çdo imagjinate shqiptare dhe vepra e tij e përcaktoi në kuptimin e plotë të fjalës përfytyrimet tona për këtë njeri. Dhe besomëni, PDK,ja duhet t’i jetë shumë mirënjohëse korrupsionit për këtë. Puna e tij tmerroi shumë shqiptarët. Në përgjie ndërkaq u shfaq surrati i tij:

“Veseli hyjnor, symbol i mashtrimit e i korrupsionit!“

O Kadri! Për mëkatet e këti dheu. Zjarr skëterre Ju pret! Diçka e tillë, po.

Që nga rruga në politikë! Ka të ngjarë që ky kryeparlamentar të jetë më egositi prej parlamentarëve që ka pasur Kuvendi i Dardanisë? Arti i grabitjes së pushtetit… Këta e kthyenë krimin në një formë arti. Të shohim deri kanë arritur disa qenje njerëzore. Këta ithtar të këtij regjimi të ri dhe sigurisht edhe i parlamentit të Brojes, kërkonin ta bënin edhe Asamblenë tonë një kuvend llogjesh, ku secili të fliste, të sillej, të ofendonte, të arrestonte si t’ju donte qejfi, pa asnjë kufizim dhe të gjitha ç’thoshin Kadri Veselët me shok betoheshin nëpër oda…

Duhet të flitet si njerëz në parlament të lirë e demokrat. Kadri Veseli i futi të gjithë në burg. Frika është një prej fenomeneve më të poshtra qeveritare në jetën e këtyre krijesave njerëzore. Vështirësia e kësaj ngrehine mafijoze konsiston në tre njerëz: Hashim, Adem e Kadri, si produktë i një organizate “Pronto”, se këta ndan deputetët, por, ashtu si egërsia, friksimi, ndihmon për të krijuar lidhje të njëanshme me të tjerë deputet si vetja e tyre. E gjithë kjo organizat Pronto demonstron direkt epërsinë, përkundrazi, po nuk e bëjnë, do të thotë disfatë. Largim nga pushteti!

Vërtet kishte një lloj karime për mua si gjakovar, nuk arrija dot të kuptoja çdo të thoshte pushteti i tij. Në këtë periudhë, kur kam 63 vjeç, unë nuk shija dallimin ndërmjet tij dhe Hashim pashës “Nën peshën e dhunës”:

“Kadri Veseli, rrinte në krye të parlamentit si jë pasha i rrethuar me truproje rrugaqësh. Mua më pëlqen ta krahasoj gjithnjë me Ali Shukriun, ashtu si na jep kjo gravur e kohës, duke thithur nargjile. Herë herë pasha i parlamentit të linte përshtypjen se nuk ishte aty. Dukej i humbur në mes korrupsionit dhe kulltukut, diku largë në çështje dhe plane të tjera korruptive, që mendja e tij djallëzore, përpunonte papushim… Partija dhe ca më tepër Plenumi i kësaj partije kanë qenë vendet ku shtronte çështjet e mëdha të sundimit, pasi i kishte bluar mirë në kokë.

Në të tilla mbledhje ai rrinte nga fillimi në mbarim zgjuar, syhapur, tepër i vemendshëm, i gatshëm për të ndërhyrë me egërsi. I papërmbajtur në akuza e sharje banale ndaj femrave deputete, ofendime me imagjinatë të shfrenuar, një drenicakë që nuk njeh kufi mes arsyes dhe urrejtjes ndaj opuzitës, që nuk merr parasysh e s’ka frikë nga e vërteta, sepse të vërtetat janë pronë e tij eksluzive, janë vetëm ato që i përdor për të akuzuar e për të arrestuar!”. E vërteta është si një “kryebos” më vete ose në qoftë vetë gjaku i “shefave”, sepse hynë me dukje dhe padukje tek të gjithë shqiptarët dhe formon rrjetën e marimangës duke e shfaq vetveten në menyra nga më të ndryshme dhe në vende të papërfytyruara.

Asnjëherë që nga viti 1999 dhe deri më 2016, nuk kam parë e dëgjuar asnjëherë ndonjë fjalim ose raport të Kadri Veselit që të më ketë tërhequr për forcën e logjikës në analiza.

Dardani është një vend krejtësisht e izoluar. Rënditet vendi i parë më i varfër në Europë. Klasa politike nga Drenica e Prapashtica të shkëputur krejt nga realiteti janë të paaftë. Pothuajse gjithë krerët politikë të PDK-ës janë me diploma “false”. Një rekord i çuditshëm që s’gjendej në asnjë vendë të Ballkanit me fjalorin e tyre të pistë e të shëmtuar.

Cila është e kaluara e tij? Cili është ky përsonazh nga Drenica, që dominon jetën e këtij shteti Dardanë?! Një flokëzi, i gjatë, me një fytyrë që i shëmbëllente një “gestapoje apo naçallniku” dhe është krejt ndryshe nga shqiptarët e kafenesë të sojit tij, jo vetëm nga pamja e pahijshme, por edhe nga sjellja dhe kultura e mangët që ka. Unë rrallë kam parë “shqiptar” me një model-kulturor çoroditës të rrallë si ky…

Cili qe frymzimi dhe filozofija që e shndërroi atë në një ndër zullumçarët më të përfolurin e Parlamentit dhe një izolus total të vendit të tij. Historia e përgjimeve të një fjalori rrugaqësh s’u ka dhënë ende përgjigje të gjitha dilemave për të, por versionin që ai imponoi vendit, për fatin e tij të keq, nuk do ti mbijeton dot, si Grabovci. Ky u tret? Duke i lënë vendin një mafijozi tjetër me një version tjetër, për njeriun që burgu po thërriste në mbretërinë e saj, në kulmin e pushtetit, atë mesditë të datës 17 gusht të vitit 2016. Më në fund e ndjeu pak të skuqurit e surratit të tij?

Sigurisht, një ngjallje të fajtorit ose jo, por një ditë edhe këto përgjime do të dalin në dritë nga drejtësia me tërë zymtësinë e tij “kriminale” dhe me pasthirmën për të zbuluar të vërtetën në këtë vend të mbuluar nga korrupsioni e pasiguria!

Si nuk te erdhi turp njëherësh të ofendosh një deputete e aq më pak një shqiptare që mendon ndryeshe nga ti, duke i thënë një deputeteje:

“Ma hongsh …!”

Sikur ti të kishe bashkëshortën apo vajzën tënde në këtë parlament zuzarësh e dikush ti thërriste me pastaj të shkojnë të vjellurat në fytyrat e tyre. Si do ta kishe ndier ti vetën dhe si do të kishe reaguar? Krejtë kjo tregon modelin tëndë kulturor e familjar!

Kryeparlamentar! Të mungonë kultura dhe elementi fillestar i të menduarit! Je një hipokrit dhe banal! Me një turp të madh nuk mund fshihet ngjyra e juaj! A mund të këtë qeveri më të pluhurosur e ma të njollosur se ajo Esat pash Toptanit e Ali Shukrisë etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora