E shtune, 20.04.2024, 11:02 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Saranda, model i turizmit shqiptar

E hene, 22.08.2016, 06:11 PM


Saranda, model i turizmit shqiptar

Nga Zenel Çeliku

Kisha 3 vjet që nuk kisha shkuar në Sarandë, por vërtetë kisha  dwgjuar vlerësime mjaft pozitive për plazhin dhe qytetin e Sarandës. Unë jamë mikpritës I dy gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve te mi nga Austria. I kamë folur se në Shqipëri ka peisazhe dhe plazhe të bukura. Kështu, ata erdhën për të kaluar disa ditë pushime në Shqipëri. Si mik I tyre, ata më kërkuan që brënda mundësive ti shoqëroja për disa dit relaksi në plazhet e Shqipërisë dhe konkretisht në Durës dhenë Sarandë. Pa dyshim, ashtu sic kanë bërë ata që më kanë shëtitur e shoqëruar në mjaft pika tiristike të Austrisë, edhe unë me mjaft dëshirë I kamë shoqëruar në plazhin e Durrësit dhe po I shoqëroj edhe në atë të Sarandës. Pak ditë më parë shkuam dhe u akomoduam në një hotel në plazhin e Durrësit. Më vjen shumë keq që të shprehem, por të dy kolegët e mi austriak, që të nesërmen më kërkuan që të largohemi nga plazhi I Durrësit, sepses uji I plazhin ka shumë, shumë  ndotje, uji I pijshëm është me orare, ka shumë problem  në infrastrukturë, rëra e pa pastër, aty këtu plera dhe mbejte kartonash, e në përfundim ata tej Mase të zhgëbjyer vendosën që të shkojmë drejt Sarandës. Kemi pak ditë këtu në plazhin e bukur, të pastër e fantastik të Sarandës. Kolegët e mi austriak janë shumë të kënaqur me gjithshka që ofron Saranda, edhe pse qyteti është tej mase i ngarkuar me turistw shqiptar, italian, grek, gjerman e të tjerë, përsëri në cdo segment të Sarandës asnjë pengesë në lëvizjen e automjeteve, edhe pse ka shumë autovetura në qarkulllim. Në një telefonatë me Shefin e Qarkullimit të Sarandës-Leonard Xhindi, mësova se policia e këtij qyteti është me detyrë parësore 24 orë në 24 orë në krye të detyrës, me qëllimin që turistëve ti shërbejmë maksimalisht duke qarkulluar me automjetet e tyre sipas rregullave, pa vonesa dhe pa strese-më tha Z.Xhindi. Kurse për qytetin e Sarandës dhe për plazhin në tërësi, koleget mia janë shprehur shumë, shumë të kënaqur, qytet fantastik nga cdo drejtim-thonë kolegët austriak. Kudo duket qartë puna e shkëlqyer e Bashkisë Sarandë, kudo shikon pastërti dhe në cdo 10m kosha plerash, rregull, sistemimim perfekt të bizneseve ambulant, vizime të rugëve, qyteti nuk ka fjalë për të shtuar-shkëqyeshëm. Shëtitorja e Sarandës më kujton shëtitoren tradicionale (që tashmë është harruar) të Tiranës para viteve 1990, kur qytetarët e kryqytetit shëtisnin e bënin xhiron e darkës. Ashtu edhe në shëtitoren e bukur të Sarandës, në pedonalen mjaft bukur të ndërtuar-sistemuar, njerëzit shëtisnin të qetë, të gëzuar e plot kënaqësi.  Kurse për plazhet e Sarandës kolegët austriak apsolutisht janë pa fjalë, shumë bukur të sistemuara, kudo thjeshtë e pastër, rregull e bukur, nuk ka aspak ndotje akustike siç ndodh rëndomtë në qytete të tjera, uji I plazhit është si kristali, shërbimet e cdo lloji sipas rregullave higjeno-sanitare. Kudo, kudo pushteti vendor është prezent duke u ndodhur pranë shërbimeve për turistët, pushteti vendor I ndohet pranë shërbimeve të ndryshme si partner dhe jo si gjobvënës. Nuk ka fjalë të tjera për të shtuar, vetem ju lumtë dhe bravo Bashkisë të Sarandës, që me punën e tyre të pa lodhur, I kanë krijuar turistëve vëndas dhe të huaj, kushte të mrekullueshme për të pushuar. Kolegët austriak më sugjëruan që edhe ne emër të tyre, të falenderoja Kryetaret e Bashkisë tw Sarandës-Znj. Florjana Koka, për punën e shkëlqyer që ka bërë kjo Bashki, për të komplementuar punën dhe mundin e tyre, që tursitët të pushojnë nw kushte shumë të bukura, të qeta, dhe te pastra.

Ashtu bëra, I telefonova Znj. Koka, për të cilën dëgjiova fjalë shumë të mira, si një Kryetare mjaft e thjeshtë, që di të punojë aq mirë me bashkëpunëtorët e sajë në qeverisjen vendore të Sarandës, e cila muajt e sezonit turistik Kryetarja Koka, i ka shpallur  periudhe pune intensive, pa ndërprerje-pa pushime verore dhe tërwsisht në shërbim të turizmit në cdo cep të Sarandës. Si qytetarë ( jo si gazetar), si turist dua të theksoj se përshtypjet e mia dhe në vecanti përshtypjet e gazetarëve-kolegëve austriakjanë shumë të sinqerta, janë vlerësime të tre turistëve që po kalojnë disa ditë pushim nëmes tre miqve. Edhe një herë komplimenta Bashkisë të Sarandës për punën e shkëlqyer që kanë bërë për të mbajtur të bukur, të pastër dhe me rregull qytetin dhe plazhin e Sarandës. Ja pra, ky është qyteti dhe plazhet model edhe për qytetet dhe plazhet e tjera të vëndit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora