E enjte, 25.04.2024, 06:40 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Toka

E hene, 22.08.2016, 06:17 PM


TOKA

Nga Dibran Demaku

Rastisi që në njërën nga ditët e kësaj vere të nxehtë autori i këtij shkrimi të ndodhej për vizitë në një familje mike. Familja katëranëtarëshe jetonte në fshat në një shtëpi të re, ndërtuar pas luftës së fundit. Edhe burri edhe gruaja(dy djemtë ishin ende monorenë) ishin të papunë!Së paku kështu u ankuan gjatë tërë kohës sa qëndruam ne aty!E tokë të punueshme kishin me bollëk. Edhe oborrin e shtëpisë e kishin të gjërë e të gjatë diku një gjysëm hektari. Oborr i mjaftuar për perime e pemë për një lagje të tërë, por qe do kur në të përveq pak bari dhe ferrave të shumta nuk kishte gjë tejtër. Edhe dy-tre drunjë frytor nga pakujdesia e dorës njerëzore ishin stërkequr si mos më keq!Ndërkaq të dy të zotët e shtëpisë(burrë e grua) ankoheshin pa nda se si mezi e lidhnin muajin me muaj si të papunë që ishin?!Ankesat e tyre nuk kishin të ndalur, saqë t`i dhimbeshin gurit e drurit-siç thuhet në popull!Dikush nga të pranishmit do t`ua bënte pyetjen(nuk dihet qëllimisht apo ashtu në mënyrë krejt spontane) se përse tërë atë oborr të gjërë e të gjatë nuk e shndërronin në një kopsht me pemë e perime, i cili do të prodhonte pemë e perime për një lagje të tërë, pasiqë ata të dy edhe ashtu ishin të papunë!Pyetjen e bërë do ta merrte si provokim sidomos e zonja e shtëpisë, e cila njëherë do të skuqej e mërdhezej në fytyrë, pastaj pa një pa dy të të përgjegje si me plumb pushke:se ata nuk kishin asnjë llogari që të merreshin me punët e kopshtit, sepse nga kopshti nuk do të fitonin aq sa dëshironin ata! Ata, burrë e grua ishin të interesuar që të gjenin ndonjë punë(qoftë shtetërore apo private)nga e cila do të fitonin para?!Dikush tjetër nga të pranishmit do ta bënte një pyetje tjetër(nuk dihet në e bëri edhe ai me qëllim apo ashtu krejt spontanisht)duke thënë se ata do të ishte mirë që të provonin me punët e bujqësisë, pasiqë ashtu do të siguronin së paku bukën për vete dhe fëmijët e tyre, pasiqë edhe ashtu ishin të papunë, pyetje kjo që e nxori krejt nga takti sidomos zonjën e shtëpisë, e cila atij që kishte bërë pyetjen do të ia kthente:Toka, toka! E kujt i duhet sot toka?!Po deshe eja ti e punoje tokën tonë, po ta falim, se ne nuk e kemi ndërmend të merremi me punimin e tokës?! Ne e kemi ndarë mendjen që të lëmë shtëpi e katandi dhe të shpërngulemi në njërin nga qytetet e Kosovës, sepse une dhe burri im atje mund të gjejmë ndonjë punë dhe ta nxjerri vetën tonë dhe fëmijët tonë në salamet?!

Pas kësaj përgjigjeje të zonjës së shtëpisë, të gjithëve sa ishim në atë ndejë, sikur na u mbëllën gojët dhe thuajse asnjëri nuk dinim se çfarë të thonim!Fjalët aq të prera të zonjës së shtëpisë, sikur na e kishin humbur edhe vullnetin që të flisnim për cfarëdo tjetër!Pas pak kohësh ne do të ngriteshim e do të shkonim në drejtimin tonë dhe përveq fjalëve të rëndomëta lamtumirëse, nuk kishim thënë gjë tjetër!. .

Si familja e lartëcekur sot në Kosovë e edhe në të gjitha trojet etnike shqiptare, ka sa të duash. Fenomeni i braktisjes së tokës dhe shtëpisë nëpër fshatra gjithandej trojeve etnike shqiptare ka marrë shtrirje shqetësuse!Ky fenomen të themi tragjik ky hyrë në mendjet dhe kokat e shqiptarëve, të cilët nuk duan që të merren me punët e tokës, me punët e bujqësisë, por duan që të punojnë cfarëdo pune tjetër larg bujqësisë, larg tokës?!E pra, shqiptari në të kaluarën ka qenë i lidhur me tokën dhe me punët rreth tokës, si mishi me kockën-siç thuhet!Kjo braktisje e tokës  nga ana e shqiptarëve në masë kaq të madhe do të duhej të studiohej nga ana e sociologëve dhe psikologëve të kombit tonë?!Do të duhej t`u tregohej fshatarëve shqiptarë se gjysma e globit, në të cilin jetojmë, merren me punët e bujqësisë, që do të thotë me punimin e tokës!Sikur të gjithëfshatarët e globit të lionin anash punët e bujqësisë, që do të thotë punimin e tokës, e të mirreshin me punë të tjera, atëherë përveq që nuk do të kishim çfarë të hanim, edhe papunësia në përmas planetate do të ishte jo shqetësuese, por shkatrrimtare?!

Derisa po i shkruaja këto rradhë seç më erdhi në kujtesë një ngjarje e para shumë vitesh!Ishin fundvitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, kur ne shqiptarët e Kosovës bënim punë të ndryshme shtetërore, por nuk i limim anash as punët e bujqësisë, që do të thotë, punët në punimin e tokës!Atëherë ishte nguklitur thellë në mendjen dhe kokat tona se tokën duhet punuar deri në milimetrin e fundit, përndryshe bëheshe gazi i botës!

Edhe atëherë autori i këtyre rreshtave kishte rastisur të ndodhej në një ndejë, ku përveq temave të tjera, diskutohej edhe për një fejesë. Shkuesi, në atë ndejë jepte e merrte që të ia mbushte mendjen të zotit të shtëpisë, që ta fejonte të mbesën në vendin që iak kishte gjetur ai vetë. Përveq fjalëve të rëndomta që thuhen në raste të tilla, shkuesi po mundohej që me fjalë të zgjedhura të ia mbushte mendjen të zotit të shtëpisë. që ai të bindej dhe ta jepte fjalën për fejesën e së mbesës. I zoti i shtëpisë, burrë zakoni që si të thuash i kishte hije edhe vendi ku rrinte, me një shikim të përqëndruar po e shikonte fytyrën e shkuesit e cila herë mirrte pamje të gëzuar, kur mendonte se tashme e kishte bindur të zotin e shtëpisë në ato që thonte, e herë pamje të ngrysur, kur një mendje i thonte s i zoti i shtëpisë ende nuk po i besonte në ato që thonte! Ashtu në bisedë e sipër, i zoti i shtëpisë do të ia bënte një pyetje shkuesit, pyetje ajo që tek shkuesi do të nxiste një qeshje të çiltër, duke menduar se pas asaj pyetje dhe pas përgjegjes që do të jepte, të zotit të shtëpisë nuk do t`i mbetej tjetër vetëm të ngrihej dhe ta uronte si fitues, që do të thotë shkuesi do të merrte fjalën e fejesës!

-Ta bëra një pyetje, e ti nuk m`u përgjigje!-do t`i drejtohej i zoti i shtëpisë, shkuesit, pa dashur që ta zinte ngusht nëse do ta pyeste se përse qeshej.

-Ti, më pyete se a ka miku tokë, që do të thotë babai I djalit për të cilin po ta kërkoj dorën e mbesës!-do të fliste shkuesi.

-Po de, për atë të pyeta. Desha të di se miku, që do të thotë babai i djalit për të cilin ti po e kërkon mbesën time, a ka ndonjë dynym tokë?!-di të ia kthente i zoti i shtëpisë, shkuesit, pa ia ndarë shikimni nga fytyra.

-Dhëndrri, për të cilin po ta kërkoj mbesën tënde ka një punë shtetërore dhe cfarë i duhet toka!-do të përgjigjej shkuesi i bindur në vetëvete se tash kishte dalur i fituar.

-Unë të pyeta dhe dasha të di se a ka miku tokë të vetën bujqësore të cilën e punon, e nuk të pyeta për punë shteti!-do të ia kthente i zoti i shtëpisë, me një pamje të ngrysur në fytyrë.

-Të tregova se dhëndrri ka një punë shteti, sepse miku jeton në qytet dhe tokë të vetën bujqësore nuk ka!-do të përgjigjej shkuesi.

-Paskemi folur kot deri më tash!-ia kishte kthyer I zoti I shtëpisë dhe kishte vazhduar:-Puna e shtetit sot është, nesër nuk është!Toka, toka është ajo që trashëgohet den baba den dhe e cila na ka mbajtur gjallë ne shqiptarëve nëpër shkekuj!Më vjen keq, por unë nuk kam mbesë për mikun që nuk e ka asnjë dynym tokë!-kishte përfunduar i zoti i shtëpisë. me atë qëndrimin e tij burrëror që i jepte hije vendit ku rrinte…

Më vonë pata dëgjuar se po ai i zoti i shtëpisë e kishte fejuar të mbesën e tij, me jë të ri tjetër, që përveq që kishte punë shteti, kishte edhe tokë të mjaftueshme për të mbetur gjallë, nëse do të mbetej pa punë shteti…Dhe vetëm pak vite më vonë kishte ndodhur ajo që kishte thënë ai shkuesit të cilit nuk ia kishte dhënë dorën e së mbesës:Shteti( i dreqit-nuk desha të ia përmend as emrin) i kishte pushuar nga puna të gjithë punëtorët…

Toka, vetëm toka është ajo që të lindë e të mban në jetë!-kishte thënë dikur plaku i menqur. E ne,  do të shtonim:Shqiptarë, kudo ku jeni, kthejuni tokës se pa të nuk ka jetë!. . . Toka!. . .



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora