E enjte, 18.04.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Gjakovë, e mbushur me lavdi

E diele, 21.08.2016, 09:33 AM


GJAKOVË, E LAGUR ME GJAK, E MBUSHUR ME LAVDI

Nga Afrim Caka

Gjakovë! Një copës e zemres së Dardanisë së madhe.

Gjakovë! Flamur i shqiptarizmës, djepi i patriotizmit!

Nostallgji të vjetra dhe të reja. Është fat, të jesh banor i këtij qyteti të lashtë 600 vjeçar, me plotë histori, kulturë, por edhe me plot trima e trimëresha që e hëngren barutin me dhëmbë, që kullat i kthyen në kështjellë.

Falenderoj gjithë ata që do ta lëxojnë shkrimin tim! Ndaj, duke e ngacmuar sadopak kujtesën e lexuesve, duke i bërë apel nostalgjikëve të artit e të kulturës së disa brezave, shpreh bindjen se ata pajtohen me mendimin se Gjakova ka bërë, po edhe ka hyrë në histori dhe vazhdon të bëj histori, duke e ngritur edhe më lart altarin e kulturës…

Këto janë kujtimet e mia, siç kanë ndodhur dhe siç i kujtoi unë. Ky qytet është si një hambar i pasur me luftëtar dhe me intelektual. Në nyjen e këtij qyteti gjejme një varg virtytesh të larta morale si: besa, urtësia, ndershmëria, krenaria, te thjeshtësia popullore, vështrimin barot ndaj spiunëve e tradhtarëve të vendit, e mbi të gjitha puna pasionante ndaj atdheut.

Ndaj ndiej si një detyrim moral si qytetar i këtij qyteti, po aq jam edhe i previlegjuar që mora guximin të shkruaj për të… dhe tentojë të sintetizojë biografinë e gjallë kulturore të këtij qyteti të vogël, por i madh në emër. Gjakova legjendare, kjo kryeqendër e vjetër e trimërisë dhe e kulturës, me Sylejman Agë Vokshin hijerëndë, së bashku me trimat Ahmet Korenicën, Mic Sokolin e Ali Ibër Nezën etj. Në muret e këtij qyteti u përplasën dhe u zbrapsën shumë pushtues osmanë, serbë e malazez, italianë e gjermanë, spiunë e tradhtarë gjakhumbur etj.

Vdekje tradhtarëve e spiunve!

Në këtë shkrim citohen shumë emra të besës, të pushkës dhe të mendjes pjellore etj. Këto shkronja të vuera më ndihmojnë që pluhuri i harresës tek nostalgjikët e odave e të kafiterive të mos i zërë cipë, përkundrazi fikson një pjeses të kujtesës së historisë së kulturës sonë gjakovare. Në këtë rast, dua sinqerisht të shprehem se nuk kam asnjë lloj paragjykimi a reserve për qytetet tjera, siç është Peja e Prizreni, Kaçaniku etj., aq më shumë për shkak të jetës sime të gjatë e të pasur, por edhe kujtesës sime tashmë jo të lodhur.

Gjakovë! Ndjenjë krenarie të ngjallet sapo zë në gojë këtë qytet. Sa djem e vajza trimëresha ke përkundur e ke mbuluar me kurora heroizmi! Gjuha e ëmbël të ka ushqyer e flamuri i kuq, me shkabën dy krenare, te ka flladitur. Gjithmonë me kokën lart, me zemren barot, e tillë trimëresha që kurrë nuk u përkule në dallgë e fortuna. Me trimat e “çartun”, me vikamat e Dah Polloshkës, komandanti legjendar Sylejman Agë Vokshit, ministër i mbrojtjes, Ahmet Ibrahim Koronicës, Mic Ramë Sokolit, të Ali Iber Nezës, Murteza Xërxës, dragoin e Dragobisë, anteun legjendar Bajram Shaqir Currin, baba Qazim Bakallin, trimin e besës dhe të fjalës Beshir Vokshin, Nimon Ferizin, Zekirja Rexhën, Ibrahim Fehmiun, Halim Spahiun, Selman Rizën, Sokol Rexhep Dobroshin, kolonel Qazim Mehmet Komonin, Fadil Halim Hoxhën komandantë, me trimëreshen Ganimete Terbeshin, me dëshmorin simbol Emin Rexhep Duraku, me njeriun e dijes e të pushkës Hajdar Dushi, Mazllum Shyqeri Këpuskën, Haki Tahën, Mazllum Lakucin, Remzi  Pulën, Abedin Terbeshin, Mustafa Bakinë, Hysni e Musa Zajmin, me nënën e madhe Bije Vokshi, me zemrat barot të patriotëve Bajram Daklani e Seit Mula, truall krenar i dhjetëra e qindra të tjerëve, që me veprat e tyre sublime i dhanë dritë e lavdi jo vetëm Gjakovës, por krej Dardanisë e mbarë Shqiperisë Etnike, janë kthyer në vatër legjendash e frymëzimi për të gjithë rinjtë gjakovarë e më gjerë.

Një urim më del nga zemra:

“O Gjakovë e mirë, e bukur e trime, të bekoftë Zoti për jetë e mot Ty dhe bijtë e tu!”.

Por Gjakova shquhet edhe si djepi që ka nxjerrë nga gjiri i saj, burra të mençur e me kulturë, artistë të përmasave të mëdha e që i përkasin lerave të kulturës sonë kombëtare. Ajo nxori nga gjiri i saj një Bekim Ibrahim Fehmi të madh, që në kinematografi gdhendi aq mrekullisht figuren e Odiseur të antikitetit (Pellasgo Ilir). Ajo nxori nga gjiri i saj një Hadi Shehun e madh, që në kinematografi gdhendi aq mrekullisht figuren e Sylejman agë Vokshit.

Gjakova është djepi i historianëve, piktorëve e skulptorëve me emër. Margaritarët gjakovarë, akademikët Muslim Mulliqi, Jusuf Buxhovi, Esat Stavialeci, Ali Hadri, Fehmi Agani, Besim Bokshi, Pajazit Nushi, Gazmend Zajmi, Masar Caka, Esat Valla, Halil Muhaxheri, Ibrahim Ponosheci etj., Abdurrahman Buza (Artist i Popullit), Hysen devolli (Artist i Merituar). Por ç’ti bësh të mëdhenjve të artit, për fat të mirë, përbëjnë një deshtament, midis të cilëve ka më të vërtetë kolosë, që edhe “Bota e kulturës” na i ka zili. Këta intelektual e artistë të thjeshtë, por me ballin lart, janë të mbuluar me vellon e fisnikërisë. Këta për ne si popull, janë pasuria e më e madhe e kombit, janë shpirti, zemra, oksigjeni dhe vetë ekzistenca.

Por për një emër nuk mund të harrohet kurrsesi. Është njëri nga pinjollët e ortekut të familjes së madhe, në numer e në emër, të bajrakut, të vatrës së patriotëve Mula. Fjala është për më të riun Avniun…

Ç’mund të themi për një dukuri të till e të rrallë, për një sopran famoz, i përgjithshëm në skenë i madhi Avni Osman Mula kompozitor dhe kantautori i parë nga Gjakova, që ende na hipnotizon me këngët e tij, kompozitori i mirënjohur akademiku Rauf Dhomi, krijues i operës së parë Dardane, po ashtu edhe kompozitori i rrymave modern orjentale, Zekirja Ballata, poetët, krijuesit e “gjallë” thellësisht atdhetarët e intelektualët i madh Kadrush Zeqir Radogoshi e Ali Podrimja, etj. Po ashtu nga Gjakova është sfinski i fjalës artistike, “Sokrati i ditëve tona”, Mitrush Kabashi (Artist i Popullit). Unë dua me i vue emrin e një atdhetari e patrioti të madh, birit të Gjakovës e të Dardanisë, trimit mbi trimat Dush Malush Kusarit i pari që ngriti flamurin (Kuq e Zi) në Gjakovë e Dardani, Teki Dervishi, Mentor Kaçi dhe qindra të burgosur tjerë...

“Oj nëna e Dushit, po lene djalin të veproi i lirë, se ai e ka me të leme, e jo me të bleme”.

Sa i dobët dhe i varfur qenkërkam për të cituar emra të tjerë që Gjakova i ka më “okë”!

O Zoti madh! Si është e mundur që maskarenjtë, injorantët e hajdutët të cilët dihen me emër e mbiemër, Gjakovën e shndërruan në “kufomë e moçal”.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora