Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjendja shëndetësore e Kadaresë është shumë e mirë

| E diele, 21.08.2016, 09:55 AM |


Flet Profesor Flamur Tartari: Gjendja shëndetësore e Ismail Kadaresë është shumë e mirë

-Kadareja kishte shumë besim tek mjekët shqiptarë dhe këmbënguli të operohej këtu

-Ne gjatë gjithë ditëve shmangëm vizitat e shumta sipas traditave shqiptare

-Helena Kadare ishte çdo moment pranë dhe tregoi një sjellje shembullore dhe një korrektesë ndaj personelit mjekësor

-Helena tregoi cilësitë më të mira të gruas shqiptare dhe kishte të njëjtin mendim për operim në Shqipëri

- Ismali u fut në sallë me shumë besim dhe shprehu siguri.

Nga Albert Z. ZHOLI

Këto ditë mbarë opinioni shqiptar dhe më gjerë u njoh me sëmundjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Komentet ishin nga më të ndryshmet dhe nga më befasueset. Por si qëndron e vërteta e sëmundjes së Kadaresë? Si është aktualisht gjendja e tij shëndetësore. Kush e operoi dhe si u zhvillua operacioni? Për të qenë në dijeni për shëndetin e shkrimtarit të Madh Ismail Kadare gazeta Telegraf mori takim me Prof. Flamur Tartari Kryetar i Shoqatës të “Urologëve të Shqipërisë” dhe punonjës në spitalin Amerikan Nr.2. Në kohën që po zhvillonim intervistën, vetë Kadare e mori në celular Prof. Tartarin, duke e falënderuar për kujdesin dhe profesionalizmin që tregoi stafi i spitalit amerikan, në operacion dhe se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Prof. si u njohët me problemin shëndetësor të Kadaresë?

Ismail Kadare është një shkrimtar me përmasa botërore por asnjëherë ai Shqipërinë nuk e harron dhe fati I tij ishte që ai u sëmur nga prostatë duke qenë me pushime në Shqipëri. Gjatë vizitave të kryera nga mjekët tanë në Spitalin Amerikan meqenëse ishte urgjencë mbas ekzaminimeve të ndryshme u konstatua se ai kishte një problem të gjëndrës së prostatës, (zmadhim të saj)  e cila duhej operuar. Gjatë bisedave me të më bëri përshtypje vendosmëria e tij dhe besimi qe kishte tek mjekët shqiptarë për tu operuar në Shqipëri.

Ku dhe si u krye operacioni?

Cështë e vërteta në vendin tonë ka mjekë shumë të mirë dhe këtë e them me shumë bindje nga eksperienca e ime 50-vjeçare si mjek kirurg dhe pse me mjete jo bashkëkohore përsëri mjekët tanë kanë treguar profesionalizëm në të gjitha shërbimet shëndetësore ndaj popullit. Por, për mua, spitali më I mirë sot në Shqipëri është Spitali Amerikan i cili I plotëson të gjitha kushtet bashkëkohore me aparatura dhe shërbim cilësor bashkëkohor. Unë kam fatin dhe ndihem I vlerësuar që megjithëse jam në pension punoj në këtë spital që ofron shërbim tepër cilësor dhe korrekt. Një rol të madh në rezultatet e këtij spitali luan Drejtori i këtij Spitali Dr. Klodjan Allajbeu, stafi tepër Professional dhe mënyra e organizmit të punës. Duke parë sa më lart operacioni I shkrimtarit ët madh Kadare u krye në këtë spital ku ai kishte besim të madh se do të kryej I njëjtë sikundër mund të bëhej në Francë. Madje në bisedë miqësore Kadare u shpreh se mjekët këtu janë tepër dashamirës dhe qëndrojnë në gatishmëri të përhershme dhe të qëndrojnë në kohë në çdo minutë. Sipas tij kjo është dhe një cilësi e  mjekëve shqiptarë që janë të afrueshëm. Operacioni u krye me një profesionalizëm të plotë nga miku I shqiptarëve Prof. Firouz Daneshgari i cili punon në klinikën “Cleveland Ohijo” të USA, që është një ndër klinikat me famë botërore. Ky mjek ka qenë nxënës i mikut tim dhe i shqiptarëve , Prof. Andrea Novick (amerikan, Drejtor I Klinikës, I cili fatkeqësisht nuk jeton më) i cili ka meritën e madhe për përgatitjen e shumë personaliteteve mjekësore të degëve të ndryshme të Urologjisë. Por një gjë dua të theksoj se ky Prof. u ndihmua shumë nga mjeku I jonë i talentuar Urologu i përgatitur në Ankara, z. Arjan Hodo. Gjatë operacionit I cili zgjati rreth dy orë, diskutuam në mënyrë shumë shkencore sëmundjen e Kadaresë. Operacioni shkoi shumë mirë, sipas parashikimeve tona dhe është për tu vënë ën dukje se aparati që operoi në mënyrë Endoskopike (heqjen e prostatës) është bipolar dhe I vetmi në Shqipëri (me sa di unë).

Çfarë mendimi keni për Prof. Firouz Daneshgari?

Unë si Kryetar i Shoqatës së bashku me doktor Arjanin (anëtar i Shoqatës) menduam që çdo vit, kjo klinikë ku punon Profesori amerikan të vijë në Shqipëri së bashku me disa të tjerë të vijnë çdo vit në Shqipëri dhe të organizojnë Simpoziume Shkencore dhe të kryej disa operacione në spitalin amerikan, për të ndihmuar popullin shqiptar (dhe shkëmbim eksperience)

Kur doli nga spitali Kadare?

Kadareja doli dje nga spitali mbasi i bëmë të gjitha ekzaminimet dhe provat qe i bëjmë pacientëve që i operojmë nga prostate, të cilat rezultuan shumë normale. Ky ishte një sukses I madh për shëndetin e Kadaresë por edhe i stafit të Spitalit Amerikan nr2.

A keni kontaktuar orët e fundit me Kadarenë?

Ne po i mbajmë kontaktet të vazhdueshme dhe po vërtetojmë se çdo gjë është në kontroll dhe tashmë Kadare është ën gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Prof. ju thatë që treguam shumë kujdes për Kadarenë, po për pacientët e tjerë?

Mjekët tanë dhe unë personalisht i konsiderojmë dhe i trajtojmë të gjithë të sëmurët njëlloj, kjo është në betimin e Hipokratit për çdo mjek, por krahas mjekimit ne për Kadarenë për të shmangur çdo komplikacion, nuk lejuam asnjë vizitë Brenda dhomës duke përjashtuar traditën shqiptare të hyrje daljeve pa fund. Qetësia në shumë ishte dhe vetë kërkesë e Kadaresë.

Kush ishte pranë tij kur po futej ën sallë?

Interesimi ishte shumë i madh por në sallë e shoqëroi vetëm Helena.

A kishte frikë Ismali para futjes ën sallë?

Aspak. Kishte shumë besim dhe shprehu siguri.

Kush I ka qëndruar më afër në këto momente Kadaresë?

Më pranë dhe që I ka qëndruar duke I dhënë kurajë ka qen bashkëshortja e tij Helena Kadare. Ajo ka qëndruar shumë korrekte dhe me një sjellje dhe shërbim shembullor. Helena tregoi cilësitë më të mira të gruas shqiptare dhe kishte të njëjtin mendim për operim në Shqipëri. Mendoj që një rol të madh që të operohej në Shqipëri krahas znj. Helena, ka luajtur dhe vëllai I tij Prof. Shahin Kadare, mjek I shquar i Histopatologjisë shqiptare.

Prof, ju asistuat në sallë gjatë operacionit, cili është mendimi juaj Profesional për mjekët që kryen operimin?

I përgëzoj nga ana ime mjekun amerikan dhe dr. Arjanin që bënë një punë të shkëlqyer nga ana profesionale shkencore, bashkëkohore.