Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aldion Jenishaj: Fundjavë e paharrueshme në Përmet

| E enjte, 18.08.2016, 07:54 PM |


Fundjavë e paharrueshme në Përmet

Nga Aldion Jenishaj

Shumë i zënë për të pushuar? Por ke shumë nevojë për pak pushim? Nga entuziazmi për të lënë qytetin për pak kohë deri te adrenalina për të parë destinacionet më të mira të vendit tonë, po ju paraqes një ide për një fundjavë dhe aventura duke eksploruar një nga pikat më interesante që ne kemi. Nëpërmjet kësaj guide do kuptoni se si të anashkaloni ato pengesa që ju ndalojnë të shijoni një fundjavë pushim aq shumë të dëshiruar. Mos paketoni shumë gjera sepse nuk do t’ju duhen. Sigurohuni që keni bateri mjaftueshëm për kamerat tuaja sepse mementet e vecanta gjatë këtij udhëtimi do ti ndani me miqtë tuaj.

Ndonjëherë duhet të largohesh për të kuptuar vlerën e gjërave që kishe; qofshin këto njerëz, vende apo kujtime. E adhuroj shume qytetin ku kam lindur. E kam fjalën për Përmetin. Atje kam kujtimet e preferuara të fëmijërisë time, famijlen dhe miqtë e mi. Sa herë shkoj në Përmet, më shtohet dëshira për ta vizituar sërisht.

Interesi im në të udhetuarit është i hershëm por këtë verë bëhen 10 vite që kur kam filluar të njihem me Shqipërinë tonë të bukur dhe vendet e panjohura por me një potencial shumë të madh turistik.

Me një reliev që të ofron të gjitha llojet e turzmit ne pak kilometra dhe në pak orë udhëtimi, Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet më interesante në të gjithë botën. Një nga arsyet mendoj se është ndërgjegjesimi dhe vlerësimi gjithmonë e në rritje i vetë shqiptarëve për ato c’ka ofrohen këtu.

Aventura jonë fillon nga qyteti i Tiranës, aty ku grupi i cili do me shoqërojë jeton prej vitesh. Pas një jave pune të ngarkuar, të premten mbasdite takohemi në  kafenë tonë të preferuar ku diskutojmë për itinerarin e fundjavës dhe detajet.

Të shtunën herët në mëngjes nisemi nga Tirana. Pas një udhëtimi 2 orë e 30 minuta i afrohemi Malit të Trebeshinës dhe luginës së Vjosës, aty kuptohet se aventura sapo ka filluar. Rruga gjarperuese dhe nderthurjet e peisazhit me relievin e zones perreth saj jane shume mbreselenes. Ndalesen e pare e bejme tek lokali ne gryken e Kelcyres i cili ndodhet buze Vjoses. Mes lokalit buron nje lume i cili ka nje zhurme gurgulluese dhe nje freski e cila te mbush plot energji. Perballe kemi pamjen e nje pylli me pisha. Ketu kemi rastin qe pervec ndjesise se mire te ketij udhetimi, te shijojme dhe dicka nga zona. Porosisim dicka te lehte dhe 100% bio per mengjes, ndersa ujin dhe freskine i ke falas nga natyra bujare e kesaj zone. Ne perfundim te mengjesit kamarjeri na sherben Liko Arre, ose sic e quajne Permetaret Liko me Kacka, eshte nje tradite e hershme e tyre. Mesojme se aty afer eshte nje vend i shenjte per besimtaret Bektashinj. Pasi bejme nje ndalese te shkurter ne Ali Postivan, fshatin qe mban te njejtin emer me teqene, mesojme se ne 8 Gusht te cdo viti, besimtare nga e gjithe Shqiperia mblidhen ketu dhe festojne. Largohemi me nje ndjesi shume pozitive drejt Parkut Kombetar “Bredhi i Hotoves”. Rruga per te parku ishte e shkurter por e veshtire, megjithate natyra e bukur me bredha dhe kafshet e egra qe pame pergjate rruges e bene shume intereant rrugetimin tone. Me në fund mbërijmë në park. Parku shtrihet ne lartesine 800m-1000m mbi nivelin e detit. Kishim planifikuar që  në park të qëndronim jo më shumë se një orë, por ishte e pamunmdur të largoheshe aq shpejt nga ajo natyrë ë bekuar sic e ka cilësuar edhe vetë shkrimtari i njohur me vendlindje vetëm pak kilometra me tutje, Naim Frashëri. Si fillim dolëm një shëtitje në pyll ku vec kafshëve vëreje një shumllojshmëri bimësh dhe disa grupe me turistë të huaj të cilët na përshëndesnin. Pasi u rehatuam nën hijen e një bredhi të madh, hapem zgarën dhe filluam të përgatisim ushqimin që kishim marë me vete. Ishte natyra dhe uji i freskët i burrimit me të cilin nuk kishe të ngopur. Pas një qëndrimi rreth  2 ore e 30 minutash vazhduam drejt destinacionit të rradhës. Shumë pranë rrugës për në përmet ishte fshati i Kosinës një kishë qindra vjecare e rruajtur me shumë kujdes dhe fanatizëm nga banorët e zonës. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në një qytet me tradita dhe kulture mikëpritëse dhe feja bashkejetonte më së miri. Nisemi drejt qytetit në një rruge e cila zgjat vetëm pak minuta. Sapo hyjmë në Përmet vërejmë një tabelë ku citohej “Përvec Detit, kemi cdo gjë tjetër”. Ishte një fjali e cila mu ngulit në mëndje. Në qytet të bënin përshtypje disa gjëra. Së pari Përmeti ishte një qytet shumë i pastër. Së dyti rruget, trotuaret dhe ballkonet ishin të mbushura me trëndafila, kjo është edhe arsyeja se përse Përmeti njihet ndryshe si “Qyteti i Trëndafilave”. Së treti njerëzit ishin të qetë dhe të lumtur. Së katërti në brëndësi të qytetit ndodhej një gurr shumë i madh i cili për Përmetarët ishte si dicka e Shenjtë. Aty takova shumë njerëz të njohur dhe rastësisht një ish koleg pune nga Tirana i cili gjithashtu kishte ardhur për të kaluar një fundjavë në Përmet. Vendosëm të akomodohemi në një nga pak hotelet e këtij qyteti me pamje nga Lumi. Shkuam jashtë qytetit ne restoranit e Nemërckës për të darkuar. Kërkuam mendimin e lokalit për të na sugjeruar dicka për darke. Ndër të tjerash na sugjeruan një comlek me lepur të eger dhe verë shtëpie. Dhe që mos ta zgjas shumë, cdo gjë ishte perfekte në shije dhe thjeshtësinë e vetë. Sigurisht që pas darkës shijuam një tjetër Liko, por këtë rradhë Liko me Trëndafili. Pas darkës përfundon dita e parë.

Dita e dytë fillon herët në mëngjes me një ngjitje në një pjesë shumë interesante të malit nemërcke pranë fshatit të Stërmbecit. Ngjitja e malit zhvillohet pranë një gryke me një pamje shumë interesante, gjatë ngjitjes hasim disa burrime me ujë të ftohtë. Pasi arrijmë në destinacion bëjmë disa fotografi me sfond magjepsës. Ulemi pranë hijes së një peme dhe clodhemi pak. Pasi jemi clodhur kthehemi për tu nisur drejt llixhave të Bënjës ku kemi mundësi të freskohemi në disa prej vaskave kurative për probleme të ndryshme shëndetsore, ndërsa disa prej vaskave të tjera janë me ujë të ngrohtë. Pak minuta larg llixhave jane Kanionet e Lengarices, ky është destinacioni i rradhës. Udhëtimi në kanion është një nga gjërat më mbresëlënëse të guidës. Pasi përfundojmë me kanionet ulemi në një restorant aty pranë për të drekuar. Për drekë porosisim peshk lumi të freskët, byrek shtëpie, sallatë fshati por tamam nga ajo e fshatit etj, si edhe nga nje gote verë të bardhe. Në përfundim në drekës marim me vete nga një Frape të ftohtë dhe nisemi dretj qytetit. Tanimë e ka rradhën Lumi i vjosës. Një lloj kënaqsie e vecantë të lahesh në atë lumë. Lumi është i mbushur me banorë të zonës. Disa cuna hidhen nga ura e qytetit ne lumë. Aty pranë shoh një peshkatar të cilit  gjahu atë ditë  i kishte ecur mbarë. Dites po i afrohet fundit ndaj dhe ne shkojmë në qytet për një kafe të fundit.

Pas një fundjave të paharrueshme largohemi nga Përmeti dhe kuptojmë se sa e vërtetë ishte shprehja “Përvec detit, kemi cdo gjë tjetër”.