E enjte, 28.03.2024, 06:04 PM (GMT)

Mendime

Gëzim Hoxha: Pse nuk legalizohet hashashi?

E enjte, 18.08.2016, 06:43 PM


Pse nuk legalizohet hashashi?

Nga Gëzim Hoxha

Pse nuk legalizohet hashashi? Kjo pyetje më lindi ashtu kot kur pashë në TWITER një lajm të MTV ku thuhej se vajzën e presidentit Obama e kishin kapur duke pirë hashash. Spikerja e lajmeve e mbylli duke thënë: “Leave her alone”. Thashë me vete një cigare është. Edhe vajza e presidentit njeri është, pastaj i ati nuk do kandidojë më. Ajo ka gjetur momentin e duhur për të pirë hashash.

Bima që ne e quajmë hashash shkencëtarët e njohin si kanabis sativa, por ajo ka emra të ndryshëm në kultura të ndryshme. Në Turqi atë e njohin si Nargjile, Indianët i thonë Hemp, Rusët e quajnë Nasha, amerikanët e quajnë Mall e ndonjëherë Bar, diku tjetër gjetkë quhej Karas etj. Por ajo që dihet me siguri është origjina e tij.

Kanabis e ka origjinën nga Azia Qendrore dhe pikësrisht në malet Altai dhe Tian Shan, - kështu thuhet në librin me titull Canabis and canabinoids botuar nga Franjo Grotenhermen dhe Ethan Russo më 2002. Fillimisht ai u kultivua në Kinë e më pas në Indi. Vende të ndryshme e kanë përdorur atë për qëllime të ndryshme. Evropianët dhe shoqëritë orientale të Lindjes e përdorën atë për fibrat e forta dhe për farërat ushqyese. Ndërsa vendet Aziatiake dhe Afrikanët e përdornin atë më tepër për vetitë psikoaktive se sa për fibrat dhe vetitë ushqyese të farërave.

Kanbis është përdorur në mjeksi për më shumë se 4000 vjet, - thuhet në një libër tjetër të shkruar për kanabisin. Ai titllohet Canabis from Priah to Prescription dhe është shkruar nga Ethan Ruso më 2003. Aldrich (1977) pohon se në Indi merrej kanabis që nga shekulli i VII-të me qëllim që të rritej kënaqsia e përftuar nga akti seksual dhe ndriçimi mendor, - thuhet në një tjetër libër me titull “Women and Canabis shkruar nga Ethan Russo, Melanie Dreher dhe Mary Linn Mathre botuar më 2002.  ”. Po fakt është se ai të përçon ndjenjën e lirisë dhe bën të mudur kalimin nga një gjendje në një tjetër transhendentale.

Është i njohur dhe i dokumentuar në shumë vende të botës efekti kurues i kanabisit. Shumë libra janë shkruar dhe shumë studime janë ndërmarrë për të vërtetuar këtë gjë. Preparatet mjeksore për përdorim vaginal dhe anal me bazë kanabisin janë dokumentuar që në Egjiptin e lashtë apo edhe në epokën Viktoriane. Ai u prezantua në mjeksinë perëndimore aty nga mesi i shekullit 19-të dhe u bë popullor këta 100 vitet e fundit. Kanabisi ka trajtuar efektivisht sëmundje të tilla  si: dismenorea, migrena, fibromialgjia si dhe një shumëllojshëri çrregullimesh autoimune si: artritet reumatizmale dhe varietetet e sklerozave etj.

Easter Fride jep një ilustrim shumë interesant në lidhje me ushqyeshmërisë neonatale. Pa stimulin e një substance të quajtur endokanaboid bebet mund të vdisnin urie që në ditën e parë të jetës.  Prezenca e saj në qumshtin e gjirit nënvizon rëndësinë e këtij sistemi stimulues për vazhdimin e jetës dhe të homeostazave. Peter Fried thotë se trajtimi i nënave me preparate që kanë bazë kanabisin mund të ndihmojnë në njohjen e saj nga fëmija që kur lind. Gjithashtu një skuadër kërkimi në Itali studio rolin që luanin endokanaboidet në procesin e pjellorisë.

Christison jep disa konkluzione për efektet okstosike të tretësirës së kanabisit. Ai thotë se ajo shkurton intervalin e dhimbjes. Më tej ai vijon duke thënë se nuk ka shenja eksitimi apo  intoksitimi dhe për më tepër ajo nuk të vë në gjumë. Po të krahasosh efektin e ergotit një ilaç qetësues me atë të hempit psh që është një drogë e nxjerrë nga kërpi do të duhej të thoshim se efekti i tij nuk duket për një kohë të gjatë, ndërsa i hempit duket brenda 1 apo 2 minutave. Veprimi i ergotit është afat gjatë ndërsa ai i hempit kufizohet në kohë. Për më tepër veprimi i hempit është energjik dhe më i fortë, - i mbyll konkluzionet e tij  Christison.

Grigor (1852) ka vëzhguar lehtësimin e lindjes nga përdorimi i një tretire kanabisi. 5 minuta nga gëlltitja e saj përftohej një tkurrje e mitrës e cila ndihmonte në lindje. Ai thekson se nuk u vu re asnjë efekt anestezie dhe as pasoja të pakëndshme më pas. Kjo e reduktoi kohën e lindjes në më pak se gjysëm ore.

Wilis (1859) thekson eksperiencën e tij gjatë përdorimit të hempit indian në disa paciente lidhur me disa sëmudje të mitrës si psh hemoragji gjatë ciklit, dismenorea neurologjike, në menupauzat, në hemoragjitë e përsëritura, në të gjitha irritimet nervore, për punën e lodhshme. McMeens (1860) rapoortoi se kishte vënë re se një tretsirë e përbërë prej qumshtit, sheqerit dhe 20 mg kanabisi e marrë 3 – 4 herë në ditë për 5 deri në 7 ditë mund të trajtojë gonorean.

Wright (1862) vuri re lehtsimin e të vjellave në shtatzani nga përdorimi i hashashit. Kanabisi nuk i paralizon nervar por i forcon ato. Hewit (1872) vërtetoi se kanabis është një trajtim hemstatik për hemoragjinë, dismenorea dhe kancerin e mitrës. Scuder (1875) raportoi se kishte përdorur kanabisin për lehtsimin e dhimbjeve të veshkave, fshikëzës së urinës dhe mitrës.

Në një rishikim të literaturës Franceze, Michelle (1882) thotë se sëmundjet e organeve gjenitale dhe urinare, të mitrës dhe sidomos shqetsimet e ciklit te gratë mund të trajtohen lehtsisht nga hashashi apo hempi Indian.

Sipas Felter dhe Loyed (1900) kanabis lehtson dhimbjet kronike reumazmale, të nervit shiatik, meningjitet kurrizore, dismenorea, endometritet, subinvolucionet, të amenoresë ghithashtu shmang kërcënimet për abort.

Në mjksinë popullore Gjermaane Rätsch, (1998) pohon se në shekullin e XIX –të grave në lindje u hidhnin një preparat me bazë kanabisi në formë lëngu në gjoks për të lehtëstuar dhimbjet e tij. Kjo zonë fërkohej edhe me vaj kërpi.

Kanabisi ose nasha këshillohej të përdorej për qëllime mjeksore edhe në Bashkimin Sovjetik pavarësisht ndalimit të tij nga autoritetet më 1930. Benet (1975) pohon se nuseve të reja u rekomandohej të përdornin një przierje të dhjamit të qingjit me hashashin për të lehtsuar dhimbjet gjatë aktit të zhvigjërimit që ndodhte në natën e parë të martesës. Në të njëjtën kuturë një krem i përgatitur nga kanabis dhe duhani përdorej për tkurrjen e vaginës ose për të shmangur mykun.

Mënyrat e marrjes së kanabisit janë të ndryshme. Ato varjiojnë nga tymosja e thithja, përtypja, apo me anën e një spërkatësi e deri tek lyerja në formën e një kremi, apo gëlltitja e pilulave dhe marrja me teknikën e avullimit përmes aparaturave të posaçme, ajo mund të merret edhe me anë të vendosjes së kapsulave në vaginë apo në në zorrën e trashë. Ato ndryshojnë për nga efektet që dëshirohen të arrihen apo  nga koha e përftimit të rezultatit. Duhet thënë se përtypja dhe tymosja e tij janë tejet të rrezikshme. Në terma afatgjatë ai shkakton bronkite e më pas kancere të mushkrisë apo të  gojës.

Megjithëse janë të dokumentuara përdorimi i kanabisit në mjeksi, ai u politizua dhe kjo çoi në ndalimin e tij në vendet e industrializuara. Në fillim ai u ndalua në SHBA më 1941 dhe më pas edhe në në  Britaninë e Madhe më 1971. Arsyet e këtij ndalimi janë komplekse, ato variojnë nga reziku i perceptuar për abuzim e deri tek çështje të frikshme që lidhen me kontrollin e furnizimit nga India, por edhe ardhja e produkteve unike farmaceutike  për çdo sëmundje. Por më kryesorja mbetej fakti se ai mund të jetë quajtur nga elitat e asaj kohe si jo produktiv për ekonominë.

Kjo ka arsyet e veta. Ndër më krysoren  mund të përmendim ciklin e shkurtër të jetës së tij. Për 6 muaj kjo bimë mund të rritet deri në 15 m.  Procesi i pllenimit kërkon vetëm 8 javë, veç të tjerash ai mund të rritet kudo në dhoma, vazo lulesh bodrume sera etj. Hapsira që kërkon kjo shkurre është minimle.

Por jo vetëm kaq ai mund të kthehet shumë mirë në lënd djegëse, farërat e tij mund të përdoren edhe si ushqim. Thuhet se ai është një bimë që e pastron më tepër ajrin duke prodhuar më shumë oksigjen nga çdo bimë tjetër. Gjendrat e rrëshirës të pasura me kanaboidet dhe terpenoidet mund të shërbejnë si mbrojtje ambientale prej insekteve sulmeve fungale. Pra me  pak fjalë mund të thuhet se ai mund të jetë perceptuar edhe si një nga armiqtë më të mëdhenj të kapitalizmit që ishte në lulëzim e sipër aty nga fillimi i shekullit të kaluar.

Një barrierë e frikshme për legalizimin e canabisit në SHBA mbetet përcaktimi dhe perceptimi i tij si drogë e rrezikshme dhe që krijon varësi nga Akti i Kontrollit të Substancave më 1972 pa i njohur vetitë kuruese të tij. Duhet theksuar se ky përcaktim ishte sa politik aq edhe përkohshëm sepse pritej ripërcaktimi nga Komisioni Shafer apo siç njihej ndryshe dhe Komisioni i Abuzimit më 1972. Presidenti Nikson kundërshtoi të merrte parasysh rekomandimet e tij për përdorimin mjeksor dhe dekriminalizimin e  tij pa e lexuar fare raportin final. Shumë drogëra të  tilla përfshirë kanabis sativën kanë pasur tregues të përdorimit mjeksor në të kaluarën. Drogëra të tjera si heroina e kanë ruajtur statusin  farmaceutik në Britaninë e Madhe.

Por edhe e keqja e shkatuar nga kababisi që mund të perceptohet si varësi prej një droge është e kotë, pasi duhani krijon një të tillë edhe më të madhe. Ka persona që e kanë pirë duhanin një jetë të tërë, e megjithatë duhani nuk nxirret jashtë ligjit. Në ligj i tërë e ndalon pirjen e tij në ambiente publike dhe asnjëherë nuk është zbatuar këtu në  Shqipëri. Në një studim antropologjik dhe sociologjik të saj  Melanie Dreher nga Xhamajka thotë se edhe vetë etiketimi i hashashit si drogë mund të ndihmojë në trajtimin dhe parandalimin e varësisë nga drogërat e tjera si psh kokaina. Në vargjet e tij të këngës me titull “Champagne and refer” këngtari i bluzit Muddy Waters thotë se: “do të bëhem dru, do të bëhem dru por përsëri ju do të më njihni, do të bëhem dru që në mëngjes, do të jetë turp, por do ta bëj sipas mënyrës time (nënkupton hashashin), dhe nuk do të përzihem me kokainën.”

Aty nga vitet 2000 ka pasur një interes në rritje për legalizimin e hashashit në disa shtete të SHBA –së dhe në Evropë. Ai është legalizuar në kaliforni dhe në disa shtete të tjera në SHBA, por edhe në Hollandë. Mund të përmendet sidomos për Kaliforninë, se ajo përjetoi një bum ekonomik, pasi me miliona $ u futën në ekonomi dhe iu hoq një llokmë e majme krimit të organizuar. Hollanda e ka kthyer hashashin në një avantazh konkurrues për sa i përket turizmit. Turistë nga e gjithë bota e vizitojnë atë jo vetëm për lulet e bukura dhe peisazhet e këndshme por edhe për të pirë një cigare hashashi të lirë dhe të papërndjekur nga askush. Në Itali është hartuar një prjekt ligj dhe së shpejti pritet të miratohet.

Tek ne vetëm brenda ditëve të fundit janë shkulur dhe asgjësuar nga policia rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva në Vlorë, 500 rrënjë të tjera në Tiranë plot 2011 në fshatra të tjerë kudo në Shqipëri. Vetëm për operacionin që u zhvillua vitin e kaluar në Lazarat u angazhuan rreth 800 forca policore të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.

E përse vetëm për ti bërë qjfin Evropës? Më pas pamë lulëzimin e kushedi sa Lazaratëve të tjerë në mbarë Shqipërinë. Dhe jo më kot kjo bimë u kthye në shpresën e kushedi sa e sa familjeve të cilat nuk kishin me se të mbanin frymën gjallë. Të shkretët polic janë kthyer në kositës hashashi.

Një pyetje kisha, në fakt jo një por disa. A mund të përdoreshin gjetkë gjithë këto energji? A është llogaritur ndonjëherë kostoja e këtyre operacioneve? Ç’mund të bëhej tjetër me këto para? Tek sa kanabis është thjesht  një bimë si gjithë të tjerat pse dilet ndesh natyrës? Sa para mund të hynin në ekonomi nga legalizimi i tij? A do të  reduktohej krimi nëse legalizohej hashashi?



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora