E premte, 19.04.2024, 11:56 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Adem, e ke njohur skuqjen e fytyrës!

E merkure, 17.08.2016, 07:41 PM


ADEM, E KE NJOHUR NDONJËHERË TË SKUQURIT E FYTYRËS!!!

Nga Afrim Caka

Besoj se jo! Sa mund të skuqetë lëkura e buallit apo e krokodillit?

Ky epitaf varri është një nga figurat më të debatuar, kundërshtuar, më i përfoluri, kritikuar por edhe më i njohuri ndër shqiptar për të keq. Është një paralajmërim për brezat e e rinj që një i çmendur i tillë të mos përseritën më kurr... për votuesit e tij, çfarë duhet të themi? Të gjitha këto i bënin përshtypje votuesit dhe i ngjallnin bindjen se, pavarësisht se ishte një krimb i vogël, njëherësh ishte edhe qelizë e atij dragoi të madh Hashim Brojes.

Një forcë e re ishte shfaqur në mes këtij populli Drenicak të ndrojtur e të topitur nga truri. Kjo forcë e errsirës ishte e destinuar të pengonte përparimin e shtetit, kombit dhe ta ndalte Karrocen e Fatit sapo dukej që e kishte arritur qëllimin. “Qeni i partis” përcaktoi politikën e këtij shteti!!! Rrallë mund të gjesh gjë kaq të trishtuar sa ky proces i errët ndaj të cilit jemi dëshmitar dhe që përseritet vazhdimisht. Ky krimb me rrjetë marimange dalin përpara zgjedhësve, u flasin, duke bërë bilancin e punës së madhe dhe venë në dukje pengesat dashakeqe të opozitarëve.

Pikërisht kjo lloj sjelljeje është ajo që quhet “disintegrimi patriotik” e një drenicaku.

Sot pushtetarët pasurohen, pasurohen gjithnjë e më shpejtë. Solidariteti ynë është gjithnjë më i rrallë. Jemi dëshmitar të një eurozioni të shpejtuar moral e kombëtar. Megjithëse jemi të sunduar prej një qeverie hajdutësh, maskarenjshë, zullumçarësh e të korruptuar e tradhëtar. Edhe burracakëria që sot çon te mungesa e përgjegjësis te të njëjta rrënjë e ka burimin. Edhe këtu, fajin e ka sistemi i edukimit të votuesve. Kjo rënie shfaqet në të gjitha fushat e jetës publike si dhe në institucionet qeverisëse të regjimit. Apo nuk është kështu, o maskara i mjerë e gënjeshtarë? Kjo lloj paturpësie tipike e PDK,ës ishte mëse e nevojshme me qëllim që të mos “pranohej” humbja e Mitrovicës, Debëlldesë dhe humbja e territoreve me Malin e Zi etj.

Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga pozita e shefit të aferave. Pak i habitshwm ky motiv. Unë nuk i besoj kësaj ikje. Njw njeri duhet tw dwnohet me burg dhe vazhdonte tw tallet. Me kw, me drejtwsin? Pikrisht. Domethënë, dënimi i tij nuk do të ishte diçka teorike, ta zëmë morale, shpirtërore, por dënim i vërtetë nga drejtësia, me burg. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundem të takohemi para se t’ikje? Megjithëse keni qëndruar shumë gjatë në këtë postë, do ta ndiejmë mungesën tende në pushtet, ashtu si edhe për shokët tuaj më të afërt të këtyre aferave. Sigurisht, do të kujtosh jo vetëm kohën që jetove si pash Drenice dhe bashkpunove gjatë këtyre viteve me shumë “hajdutë e maskarenj”, por sigurisht do t’ju merr malli dhe për demarkacionin, aferat tjera edhe për fushat e malet e gjebërta!

Në këto biseda e përgjime, bosatë e PDK,ës vazhdonin të vraponin mbas pasqyrimeve e bisedave e ndarje posteve si të ishin në mes odash e baresh, shenjat e rrugeqëve, përherë e më shumë deputetë e ministra që përgjoheshin për fjalorin i tyre banal kërcënues. Në mes kësaj tollovie goditjesh të jashtme dhe luftrash për ti punësuar “hajdutët e rinj, urdhrash, shpronësime, sekuestrimesh dhe manipulimesh”, si do ta ndiente veten vallë ky helaq pas dorëheqjes? Kjo poshtërsi do të na sjellë fatkeqësi; fatkeqësi kombëtare, fatkeqësi për të gjithë shqiptarët që nuk patëm guxim që ti ndalim, dhe fatkeqësi të gjithë atyre që morën pjesë në këto krime.

A nuk e kupton ti Grabovcë që je bërë turpi i ketij populli? Tani ky Perandor i së keqës dukej se po i numëronte ditët e tij. Adem, ti u prinë një ushtrie të vdekurish! Siç duket, ka kohë kjo “bandë pushtetarësh” ka aq shumë zullumçarë të zi? Kjo është nje vdekje graduale që fillon nga djepi e mbaron me varr, është vdekje shtatëmbëdhjetëvjeçare graduale... Dhe meqë miljona shqiptar rreth jush vdesin me këtë vdekje të ngadalshme graduale, ju Grabovci filloni t’i emitoni edhe mafitë italiane. Edhe djali juaj çdo gjë mëson nga ju!

Hani e pini e vidhni. Veç dallaveresh me të huaj në dëmë të këtij vendi që ju rriti, që ju ngrit, që ju ngopi. Por, jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarve, koha e është e maskarenjëve, por Dardania është e shqiptarëve… Që të zinit një kolltuk e poste aq ulët u përkulët, përpara armikut si kopila u ngulët. Nga goja e juaj do të ndillni vëllavrasjen…! Shumë shpejt e kuptuam ndezjen e shpirtërave, po bënit ndezjen shpirtërore të serbisë. As orgjitë e hershme, ashtu siç i kemi dëgjuar brez pas brezi, as netët e disa rrugeçëve të qeverisë. Ku, siç e morëm vesh më pas, mallkime, kërcënime, e prapë bori e tam-tame, të gjitha këto ngriheshin që lartë mbi opozitarë. Më fort se vdekja ishte mjalta në krahasim me atë terr qevritar e pabesim që vërsulej mbi partit opozitare. Në mesnatë zhumuri pushoi për t’ia lënë vendin një heshtje mortore, për t’ia lënë vendin një vdekje para kohe.

Në vend të gjumit, Grabovcit i erdhi njëfar nënprodhimi antikombëtar i tij, pamja e përgjumur e rrugicës përbri zyres së PDK,ës, kur fil pas parullës “ç’thotë Grabovci bën Murat Meha, çdo Grabovci bën populli”.

"Unë nuk e di i cilës ushtrie je ti", sepse asnjëherë nuk i kam njohur rrobat e ushtrisë suaj por vetëm zërat tuaj, por e di që je i huaj dhe një prej atyre që na kanë dhunuar shtatëmbëdhjetë vite pa u ndalur. Nga shenja që mban, duket që ke një mjeshtër të mallkuar Hashim Brojen, njeriun e të gjtiha të ligave edhe ti je njëri prej atyre që keni bërë zullume të mëdha në këtë shtetë.

E fshehta vononte. Apo ndoshta dukej ashtu, ngaqë, si çdo tradhti e madhe ishte e pavrejtëshme për syrin tonë të verbuar. Një mbulim tejet i rëndomtë e mbështellte thelbin e saj. Një rrugëtim befasues në Dardani, mu në mes të këtyre shtatëmbëdhjetë viteve të pas luftës. Tek ky udhëtim rrufe, që i ngjante rendjes drejt kundërkombit, do të jetë kërkuar qysh në atë kohë misteri i orjentimit të ri. Atij që, qenë prologu, do të ishte njëherësh epilogu i skandaleve të përgjimeve të pafundëme. Për tu kthyer në një lavjerës antishqiptarë.

Grabovci e këthej politikën e tij në arrestime ndaj opozitës. Kjo tablo e zymtë, e cila mund të të shtjellohet e përshkruhet edhe më gjerë se kaq, e bën domosdoshmëri denoncimin e veprimtarisë së shefit të grupit të PDK, ës, këtij personazhi zymtan, që u është përveshur bisedave telefonike, për ta akuzuar kontribuesin e shndërrimit të tij prej një bosi mafijoz të egër në demokrat pas luftës së fundit në Dardani, dhe, njëherësh, për të rinjollosur kontestuesit e vjetër të partisë së tij, duke vijuar t’i thurë lavde vetes së tij dhe bashkëbiseduesve të “diktaturës së pushtimit”, madje duke i bërë apologjinë për të mbuluar ofendimet ndaj opozites dhe deputetëve tjerë.

Një parti politike e tërë mbështetët “fitoren” e vet zgjedhore me të shfaquren e vetes, herë fshehurazi e herë më britma e ulërima. Është fjala për nja dy parti që, mbrenda një harku kohor jo të shkurtër, në vend të rinovimit zgjodhi sërish për konkurimin politik armën e vet famëmadhe, demagogjin: kaloi nga “mëmëdheu i ministrit” te “mëmëdheu i kryetarit” duke e kthyer e parlamentin në administratën e tyre dhe sheshet në rrahje e burgosje. “Të gjithë deputetët e PDK-së e të LDK-së në shërbime, një pjesë e ndjeshme e tyre të Shërbimit Inforativ të Fshehtë”, ndërkohë që fshihe pas një kostumi ideologjik të dyshimtë, mbulojmë me të rekrutime të mirfillta antishqiptare.

Mësymja e dhunëshme për “pushtet”, e këso pushtetësh lypset të na bëjë ne shqiptarëve t’i vëmë gishtin kokës, duke qenë se diktatura Hashimjane në të cilën po kalojmë, veçanarisht, u ngjanë atyre sëmundjeve të kombëshme që kthehen sërishmi për ta marrë pacientin përfare. Pafytërsia në shkallën sipëriore të zotëriut të zi Adem Grabovci bënë jo vetëm që ky të mos afrojë shenja pendese a ndjese, duke mos e njohur as pendesën, as ndjesën për tradhtinë e bërë, por të mos ngurrojë të sulmoj gjithë egërsë atë opozitë, atë lule të brishtëz demokracie që rrodhi pas çlirimit nga robërimi i gjatë i këtij populli…

Atdheu rënkon në gjysmë roberi, ati i duhen djem trima e të shkolluar (me një fjalë njerëz të pendës dhe të mendjës pjellore). Po të kishim pasur shkollë kombëtare më herët, edhe lirinë do ta kishim fituar më herët. Formula për shkollën kombëtare dhe lirinë e atdheut në brendinë e saj paska pasur vuajtje e flijime të mëdha.

Hapni sytë. Ndoshta, pos ndjenjës së kësaj krenarie të ligjshme, e kishim edhe ndjenjën e frikës se shtetin e Dardanisë mund ta vrasin edhe rrufetë, që vinin nga Serbia, Maqedonia, Greqia dhe kishat sllavo-greke, etj) e nganjëherë edhe nga anët e tjera të horizontit. Prandaj, hartën tragjike të atdheut e vizatoi dora kësaj “bande” që e burgosi gjysmën e Shqipërisë Etnike. Duhet grisur këtë hartë, duhet shkatrruar ky Shtrat i Prokrustit të PDK,ës, në të cilën është vënë me dhunë atdheu. Po shqiptarët e Maqedonisë, Malit të zi e të Preshevës ku do të mbesin?

Pasi dora e të ligut ty me shok të ngre për hunde. U bëtë robër njeriut të huaj që nuk ka gjuhën e as gjakun tuaj! S’do t’ju mbetet gjë në dorë veç vula e zezë e turpit të gjatë në ballë i thatë armikut e të ligut, urdhëroni!

Kur i shkruaj këto rreshta, nuk mendoj kurrë që paqja e stabiliteti dhe mirkuptimi i sotëm, i arritur me aq mundim, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve, qofshinë ata politikanë apo fetarë islamë… Problemet në Dardani janë shumë delikate. Ne jemi bindur tanimë, se epërsia e pushtetarëve dhe i hoxhallarëve është robërimi i të tjerëve, ky është qellimi në të cilën është drejtuar veprimtaria e uzurpuesve fetar e qeveritar. Sot po flasim për dekriminalizimin, i gjithë vëndi është përfshirë brenda kësaj beteje politiko-mediatike, që as e krijoi vetë e as i takon ta vuajë. Unë sot deklaroj se ky popull, kjo drejtësi që e krijuanë vetë po tregohet e pafuqishme përballë mënyrave kriminale e korruptive, me të cilat po dominohet ky parlament. Pas kaq kohësh e ndjej veten më shumë se mirë të deklaroj se beteja për mosdorzimin e politikës përballë krimit politik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora