E marte, 19.03.2024, 03:02 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Shenjtërimi i Nënë Terezes shqiptare (1)

E merkure, 17.08.2016, 09:00 PM


SHENJTERIMI I NËNË TEREZES SHQIPTARE: 4 SHTATOR 2016. (1)

Më 15 mars 2016, Papa Francesko firmosi dekretin e kanonizimit shenjtore të Lumes Nënë Tereza shqiptare. Ceremonia e shentërimit do te zhvillohet më 4 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe është një ndër ngjarjet kryesore të Vitit Jubilar të Mëshirës.

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

MEDITIM PËR NËNË TEREZËN SHQIPTARE.

N?n? Tereza, kjo grua e madhe e shtatvog?l, e veshur me sarin e bardh?, me kordona blu n? buz?t an?sore, me shamin? n? kok? ashtu si e vinte n?nlokja Drane; me kryqin t? fiksuar n?n supin e majt? mbi zem?r, n? k?mb? mbathur sandalet; gjithnj? n? shtegtim me hap t? shpejt? dhe t? sigurt? n?p?r rrug?t e bot?s dhe kur ngjiste shkall?t e pallateve mbret?rore, kur shkonte n? zyrat e pushtetar?ve; me t? njejtin rit?m l?vizte n? sht?pit? motrave t? misionit dhe kur hynte n? sht?pit? e popullit t? thjesht?, n? barakat e slum-eve t? Hindis? dhe t? bot?s, p?r herë dhe kudo ishte aktive, dinamike, e fuqishme, e thjesht? deri n? madh?shti, ishte Nënë Tereza Shenjtorja e Dashuris?. Nën hapat e leht? e te sigurt? t? N?n? Terez?s, gjithçka merrte jetë dhe Ajo bëhej me flatra qiellore.

Kushdo qe e ka takuar Nënë Terez?n, është ndodhur p?rballë pamjes e saj hyjnore, me syt? e saj t? zi plot drit?, nga buronte nj? vështrim i but?, i ?mb?l, i qeshur, dep?rtues, plot mir?si, por dhe serioz e guximtar, i mbushur me preokupim dhe rrall? her? me zem?rim, q? i kthente n? forc? dhe n? aksion, p?r t? zgjidhur problemet shumta t? pjes?s s? mbrapsht? t? bot?s.

Ky portret i mir?njohur dhe i dashur nga t? gjith?, plot?sohet me nj? veçori tjet?r t? N?n? Terez?s, me p?rsh?ndetjen e saj tipike, me dy p?ll?mb?t t? bashkuara para gjoksit t? vog?l, q? i puthiste leht? – leht?, si t? merrte ndër duar, p?r t? vendosur brenda zemr?s t? saj t? madhe, t? mbushur me dashuri nëne.

Kush e ka takuar Nënë Terezën, nga njer?zit e zakonsh?m e deri te burrat e shteteve, Pap?t dhe kardinal?t, artistët e shquar, shkrimtar?t, shkenc?tar?t, miliona varfanjakë, lypsat, gazetar?t, mbret?r e mbretëresha, princa e princesha, presidenta, kryeministra e ministra, diktatorët, burra e gra, n?pun?sit e zyrave, kudo në rrugë dhe n? sht?pit? e misionit, të gjithë pa p?rjashtim, për ta përqafuar, ishin t? detyruar të përkuleshin para shtatit të saj të paktë dhe kjo s'ishte thjesht? përkulje fizike, por metaforë e adhurimit dhe e magjepsjes, që u impononte madh?shtia e saj.

N?n? Terez?s ?sht? ikona e kohëve moderne, shenjtorja e të varfërve, shenjëtoria e dashurisë.

P?r veprat shpirt?rore dhe humanitare me dashuri n? sh?rbim t? njer?zimit, Nënë Tereza ka nderohet nga t? gjith? popujt e bot?s, q? e quajnë: "N?na e dashuris?”, “N?na e bot?s”, “Ungjilli i gjallë","Ungjilli i pest?”, “Pena e Zotit", “Lajmetare e dashurisë të Jezu Krishtit”, “N?na e t? varf?rve”, "Sh?ruese e plagëve të botës", “Shenjtoria e dashuris?”, “Shenjtoria e t? varf?rve”, “Investuesia e dashurisë”, “Engjëlli i dashurisë”, “Engj?lli i jet?s”, “Engj?lli i mir?sis?”, “Mesazhere e dashurisë dhe e lumturisë në botë”, “Emisaria e Zotit në tokë", Ungjilloria transparente” etj.

Pesha e viteve, i kishte l?n? gjurm?t e veta, nd?rsa mundimet q? kishte bartur n? jet?, ia kishin k?rrusur paksa trupin e saj shtatvogël, por nuk e thyen shpirtin dhe forc?n e k?saj gruaje të madhe. N?n? Tereza i sh?rbeu njer?zve me vetmohim duke e shnd?rruar dashurin? n? besim, në mision dhe n? profesion, përherë n? ndihm? t? viktimave t? varf?ris? dhe njerëzve në vuajtje.

T? gjith? ruajm? n? kujtes? fotografit? e panumërta të Nënë Terezës shqiptare, me  fytyrën e bukur dhe fisnike, t? skalitur me rrudha, t? ndriçuar me buz?qeshjen e ?mb?l e hyjnore, me vështrimin e ngrohtë, të qeshur e plot dashuri për një botë të mjerë. Kështu mbetet Nënë Tereza, shumë më përtej kufijve të kishës katolike dhe ftoht?sis? zyrtare t? pushteteve.

Nuk ishte rast?si, q? nga gjiri i popullit t? vuajtur shqiptar, Zoti zgjodhi Nënë Terezën, që e p?rdyt?soi me Jezu Krishtin, k?sisoj ajo u ngjit n? lart?sit? e shenjt?ris? universale, u b? simbol i past?rtisë, i besimit me devotshm?ri, i p?rkushtimit me dashuri n? misionin si mot?r katolike, si misionare e bamir?sisë dhe e dashurisë; i sh?rbeu të gjithë njer?zve pa dallime fetare, sociale dhe ekonomike, n? veçanti ndihmoi t? varf?rit, t? s?mur?t, t? braktisurit, jetim?t dhe me k?to vepra u b? modeli i p?rsosur i humanizmit dhe i dashurisë për njeriun.

P?r kontributet shpirt?rore dhe humanitare, murgesha misionare Nënë Tereza – Nëna e Dashuris?, ?sht? vler?suar nd?r grat? m? t? shquara t? shekullit XX dhe p?r kontributin e saj, shum? shtete dhe institucione e kan? dekoruar me mbi 35 urdh?ra, me medalje dhe me shum? çmime prestigjioze, nd?rsa n? vitin 1979 i akorduan çmimin Nobel p?r paq?n, p?r veprat e shquara n? aktivitetet e saj humanitare dhe n? inspirimin shpirt?ror.

At? dit?, kur iu dha çmimi Nobel, Nënë Tereza b?ri dhe deklarat?n e fuqishme: “Me origjin? dhe me gjak, jam shqiptare.”, nj? th?nie lapidare, q? p?rcjell kumtin e krenaris? të shqiptares, por dhe nderin p?r t? gjith? shqiptar?t, q? i g?zohen dhe e admirojnë bashkatdhetaren e madhe me fam? bot?rore.  Nëna Tereze e pranoi çmimin Nobel në emër të të varfërve, për t? ndihmuar të varfërit ndër të varfërit, t? cil?ve iu dedikua me vetmohim, duke vënë në qendër dy shtyllat themelore: ZOTIN dhe NJERIUN - ZOT.

Ashtu si populli e “kanonizoi” Papën e mirë Gjoni XXIII, shumë më përpara se të hynte zyrtarisht në katalogun e fatlumëve dhe lumturimi “i posaçëm” dhe i shpejt i Nënë Terezës shqiptare me 19 tetor 2003, nuk shkaktoi kurrfarë dyshimi, as protesta të rrëmbyera, p?rkundrazi, nxiti d?shirën e p?rgjith?shme t? shpallej menj?her? shenjtore, andaj populli, ashtu si dikur e quajti N?na e Dashuris?, pa hezitim e “kanonizoi” shenjtore dhe popujt e botës e quajtën e Shenjta N?n? Tereza.

Gjithkush ?sht? i bindur se Papa Gjon Pali II, në emër të Kishës, i detyrohej me mirënjohje p?r vepr?n madh?shtore dhe t? rrall?, q? Nene Tereza kreu duke ndihmuar t? varfërit dhe të semurët, t? cil?ve u sh?rbeu në emër të dashurise për njerëzimin. P?r meritat e shquara n? sh?rbim t? varf?rve, t? njer?zve q? vuanin dhe p?r kontributin n? mbrojtjen e jet?s, n? vitin 1987, N?n? Tereza, zgjidhet unanimisht Presidente Nderi e L?vizjes Nd?rkomb?tare: “P?r jet?n n? t? gjith? bot?n”.

Ashtu si shenjtor?t e tjer? dhe e Lumja N?n? Tereza është kudo e pranishme dhe frym?zuese, pasi Ajo ka l?n? testamentin e besimit katolik t? past?r e t? ndjer? shpirt?risht, optimizmin, guximin, shpres?n gjithmon? fitimtare, thjesht?sin? e admirueshme, dashurin? hyjnore p?r njeriun, forc?n vepruese, dh?mbshurin? dhe p?rkushtimin p?r t? ndihmuar t? varf?rit, lypsat, jetim?t, t? s?mur?t, sakat?t, t? gjith? ata q? shoq?ria i braktis dhe i konsideron t? “paprekshmit”.

P?rgjigjia e saj hyjnore ndaj thirrjes s? Jezu Krishtit:“Eja, b?hu drita ime”, e b?n? mot?r katolike t? devotshme, misionare t? bamir?sis?, n?n?n e t? varf?rve, d?shmitaren e dashuris? t? Zotit, p?r t? gjith? njer?zit pa dallime fetare, etnike, kulture dhe niveli social-ekonomik.

Besimi n? fen? katolike i dha forca t? veproi me dashuri n? sh?rbim t? viktimave t? varf?ris? dhe keshtu krijoi moralin, humanizmin dhe dashurine terezian, q? edhe n? dit?t e sotme, jan? modele sociale p?rgjith?suese p?r t? gjith? popujt e bot?s.

Duke vler?suar vepr?n e N?n? Terez?s, Papa Pali VI ka th?n?: “Ju prezantoj N?n? Terez?n d?shmin? autentike t? Ungjillit p?r t? gjith?, lajmëtaren e dashuris? t? Jezu Krishtit”.

Papa Gjon Pali II, dit?n q? e shpalli t? lumturueme N?n? Terez?n tha: “Me d?shmin? e jet?s dhe t? veprës s? saj, N?n? Tereza na kujton t? gjith?ve, se misioni ungjillor i Kish?s, kalon n?p?rmjet dashuris?, e ushqyer n? lutjet dhe n? d?gjimin e fjal?s s? Zotit”.

N?n? Tereza ?sht? Ungjilli i pest?. Ndon?se dihen cil?t jane kat?r Ungjijt  e tjer?, shum? t? krishter? dhe jo t? krishter? nuk e din? cil?t jan? ungjillor?t, por njohin N?n? Terezën dhe e pranojnë unanimisht si Ungjillin e pest?, Ungjillin e gjall?, misionaren e bamirësis?, mish?rimin e dashuris? n? veprim, shenjtoren e dashuris?.

Dhe n? çastet e v?shtira t? p?rjetimit t? “nat?s s? shpirtit”, N?n? Tereza nuk u fsheh n? fen? e saj, nuk dyshoi, nuk u thye, nuk u dor?zua, nuk e braktisi fen? katolike, p?rkundrazi e k?rkoi Zotin me insitim, pasi besimin n? Zot nuk e donte si dhurat?, ashtu si e pranojnë besimtar?t dhe mistik?t e tjer?, por e k?rkoi me të gjitha forcat e besimit, me mençurin? e saj, kësisoj e gjeti, e përvehtësoi dhe e zbatoi në fè dhe ne jeteë si mot?r katolike, si misionare e dashurise, duke rrezatuar drit? mbi t? gjitha err?sirat.

N?n? Tereza nepermjet misisonit të bamirësisë (Mission of Charity), ka dh?n? nj? kontribut t? shquar n? nd?rkomb?tarizimin e humanizmit, duke krijuat kultur?n e sh?rbimit p?r njer?zit n? nevoj?, pavar?sisht nga p?rkat?sia fetare dhe kesisoj u b? protagoniste e ekumenizmit t? koh?ve postmoderne.

Me misionin ungjillor, N?n? Tereza u b? "Samaritania e mir?" p?r çdo person q? ka takuar, p?r çdo të varfër, të s?murë, të braktisur, për çdo njeri n? kriz?, n? vuajtje dhe n? d?shprim.

N?n? Tereza mbetet N?na e p?rjet?shme, Apostola e Dashuris?, Shenjtoria e Dashurisë.

MOTËR KATOLIKE E PËRKUSHTUAR

D?shira e Gonxhe Bojaxhiut, p?r t’iu përkushtuar veprës s? Jezu Krishtit, e ka zanafillën në zemër të vendlindjes arbërore, e cila në vitet e f?mijërisë dhe të rinisë se saj, ishte e copëtuar dhe n? mjerim. Jetesa mes të varfërve të Shkupit, ndikoi n? shpirtin e brishtë të Gonxhes, duke ideuar ndjenjat e miqësisë, të ndihm?s dhe të respektit për të nëpërkëmburit nga fati i mbrapsht, nga shtypja dhe padrejtësitë shoqerore, andaj i u përkushtua atyre me dh?mbshuri dhe dashuri e k?sisoj i parandolli vehtes misionin e kryqit.

Në rrugën e shenjtërimit që ajo zgjodhi, nuk e çoi ndonjë kompleks, apo sugjerim, përkundrazi inspirimi për të hyrë në sh?rbim të kishës si motër katolike, i lindi natyrshëm në shpirtin e saj të ndjeshëm e për këtë p?rkushtim të veçant? tregon: “Isha e ulur në gjunjë para Zonjës të Letnicës, në Santuarin pranë Shkupit, kur d?gjova thirrjen hyjnore. E kujtoj shumë mirë atë mbrëmje të festës së Zonj?s e ngjitur në qiell. Po lutesha e këndoja e mbushur me gëzim t? brendshëm, kur e dëgjova z?rin e Zotit, që më ftoi t’i përkushtohem Atij, të konsakrohem në shërbim të njerëzve”.

Gonxhja vendosi t’u shërbente njerëzve në emër të Zotit dhe jo të mbyllej si murgeshë në një kuvend, për t’i kaluar ditët me lutje dhe meditime, andaj me Jezu Krishtin në zemër, iu p?rkushtua atij në shërbim të njerëzve. Duke parë këtë p?rkushtim, Zoti e ndjeu nevojën e përsëdytjes së Krishtit mbi tokë, andaj zgjodhi Gonxhe Bojaxhiun për barazi dhe si d?shmi të një jete si motër misionare në shërbim të njerëzve. Pra, gjith?çka lindi dhe rrodhi natyrshëm, me besim te Zoti, me p?rkushtim shpirtëror të brendshëm, me thjesht?sin? e saj rinore dhe n? m?nyr? të ndërgjegjshme.

N? gusht t? vitit 1928, Gonxhe Bojaxhiu vendosi“... para Zonj?s Son?, vendosa të shkoj n? mision e do t’i p?rkushtohem t?r?sisht Zotit dhe shp?timit t? shpirt?rave”.

K?sisoj Gonxhia e nisi jet?n e misionares, e lajm?tares s? ungjillit, e motr?s t? dashuris?.

M? 26 shtator 1928, Gonxhja nisi udh?timin e misionares dhe nga kjo dit? vazhdoi pelegrine t?r? jet?n. Fillimisht n? Urdh?rin e Motrave t? Loreto-s n? Dublin të Irland?s, ku qëndroi pak koh? p?r t? marr? m?simet e anglishtes dhe ku mori velin e motr?s n? rishtari.

N? zbatim t? rregullave t? Urdh?rit t? Motrave t? Loreto-s, Gonxheia zgjodhi em?rin Maria Tereza e Jesu Krishtit F?mij?, ashtu si Sh?n Tereza e Lisieux. Nga ajo dit?, t? gjith? e th?rrisnin Mot?r Tereza. P?r k?t? zgjedhje ajo tregon: Mora em?rin e Terez?s, por jo t? Terez?s s? madhe t? Avila, zgjodha em?rin e t? vogl?s, t? Terez?s s? Lisieux”.

Duke marr? em?rin e Terez?s s? vogel, Gonxhja b?ri nj? zgjedhje t? veçant?, q? i lindi si thirrje e brend?shme, si e tregon ajo vet?: “Tereza e Liseiux b?ri gj?ra t? vogla me dashuri t? madhe; gj?ra t? zakonshme me dashuri t? jasht?zakon?shme; ja pse u b? e Shenjt? dhe un? besoj, se ne mund ta p?rdorim k?t? shembull n? jet?t tona, duke b?r? gj?ra t? vogla me dashuri t? madhe”.

Preferoi em?rin Tereza, sepse ndjehej si rimishërim i t? dyjave, me t? par?n ngjante nga shtati i pak?t dhe inspirimin p?r t? b?r?  gj?ra t? vogla, me dashuri t? madhe, nd?rsa me shenj?toren e Avilas e lidh?te dashuria pakufi ndaj Krijuesit, deri në vetëflijimin absolut.

Besimi n? fen? katolike dhe sh?rbimi me dashuri p?r viktimat e varf?ris?, p?r njer?zit në vuajtje, q? kishin nevoj? për ndihm?, p?r p?rkrahje, p?r nj? fjal? t? mir?, e kan? zanafill?n n? edukimin q? mori nga prind?rit, n? shkoll?n, n? famullin? e Shkupit dhe nga shoq?ria shqiptare e koh?s.

P?r vitet e f?mij?ris? N?n? Tereza tregon: “Dhe pse ndiqja shkoll?n laike, para s? gjithash familja ime dhe famullia Zemra e Krishtit, m? kanë dhan? edukim t? mir? e t? sh?ndosh?”.

Ne Shkup, t? vobektit dhe nevojtar?t, e kishin ndjer? nga af?r dashurinë, dh?mbshurin? dhe dor?n e ngroht? t? Gonxhes së vogël, q? u rrinte pran? dhe i ndihmonte, andaj e quanin“Engj?lli i ngush?llimit”.

Nuk duhet t? harrojm? se n? at? periudh?, femra shqiptare ishte e shtypur dhe pa t? drejta shoq?rore, nd?rsa Gonxhja e vog?l, i sfidoi paragjykimet e kohes, Ajo spikaste mbi kufizimet, q? diktonte kultura dhe mentaliteti patriarkal i koh?s.

K?to jan? tiparet e kultur?s humanitare, fetare dhe t? fisnik?ris? t? familjes Bojaxhiu, t? shkoll?s shqipe, të shoq?ris? shqiptare dhe t? famullis? t? Shkupit, ku u rrit dhe u edukua Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Nga n?nlokja Drane dhe nga babai Nikolla, Gonxhja mori vlerat më të mira, që çdo fëmij? dëshiron t’i trashëgoi nga prind?rit e vet.

Gonxhja ishte 18 vjeçe kur hyri n? jet?n e murgesh?s katolike dhe t? misionares e n? k?t? shteg?tim t? gjat?, mbajti n? thellësi të q?nies s? saj forc?n dhe dashurin? e n?n?s Drane, q? e edukoi me virtyte t? larta, ruajti krenarin? dhe shpirtin e aksionit t? baba Nikoll?s, kishte mb?shtetjen e p?rher?shme t? v?llait Laz?r dhe t? motr?s Age, por ndjente dhe jehon?n e Rozafës, flijimin e n?n?s Rozafa, gruas mitike të murosur në përjetësi, q? e frym?zoi me sakrific?n sublime p?r t? b?r? mir?si; n? shpirtin e saj ndjente madh?shtin? e mbret?resh?s Teuta dhe te princeshes Donika, mençurin? dhe fisnik?rin? e Dora D’Istrias, forc?n e fjal?s edukuese t? Parashqevi Qirjazit, trim?rin? e Nores të Kelemendit dhe të Shote Galic?s, ashtu si tërë jetën e shoqëruan dhe uratat e qindramij?ra n?nave, grave dhe vajzave shqiptare.

Kjo bot? shqiptare, q? gjallonte n? shpirtin e Gonxhes, u lidh dhe me nj?  tjet?r bot? t? dashuris?,  t? cilën e gjeti n? fen? katolike, madje i bashkoi n? nj? t? vetme e k?sisoj, e plot?soj universin e p?rkushtimit n?  katoliciz?m, n? bamir?si, n? dashurin? p?r njeriun dhe p?r jet?n.

K?to misione, N?n? Tereza i ka shprehur me veprat e shumta  fetare dhe humanitare, por dhe n? shkrimet e n? letrat e shumta, n? uratat, n? esse-t? dhe poezit? e saj t? bukura plot ndjenja, me k?shillat profetike, me vepr?n apostolike, me predikimet, me sentencat ungjillore, n? takimet e n? bisedat me njer?zit e thjesht? dhe n? marr?dh?niet me qytetar?t dhe zyrtar?t. Ta njohësh mirëfilli punën e saj të bërë në Kalkutë të Hindisë dhe në qindra vende t? tjera të botës, t? njoh?sh besimin e palëkundur të saj për Jezu Krishin dhe Sh?n Marien, do të thotë ta njohësh N?n? Terez?n, t? njohish shpirtin e saj, mundësitë e pakufishme p?r të bërë mirësi në jetë dhe te kuptoh si flijohet për tjetrin, çka nënkupton të bëhesh shpirtërisht më i pasur,  më i mirë, më i dobishëm për njerëzit dhe për botën që i përket.

RISHTARJA DHE MOTRA TEREZA

Pasi q?ndroi pak muaj n? Dublin, n? dhjetor t? vitit 1928, rishtarja Tereza udh?toi p?r në Hindi dhe m? 6 janar 1929 mb?rriti n? Kalkuta. Ishte nj? udh?tim i gjat? e i lodh?sh?m dhe k?sisoj vazhdoi pelegrine t?r? jet?n, me impenjimin sh?mbullor n? misionin e saj fetar dhe humanitar, deri sa e “pushtoi” tërë botën, si misionare e dashuris?.

N? janarit t? vitit 1929, e d?rguan n? kuvendin e Darjeeling, rr?z? maleve Himalaja, p?r t? plotesuar noviciatin (rishtari) dhe p?r t’u kompletuar n? formimin si murgesh?, ku dhe e em?ruan m?suese n? shkoll?n e kuvendit, por zhvillonte dhe aktivitete si operatore sh?ndet?sore, çka e ndihmoi t? vihej n? kontakt me t? sëmurët dhe t? njihej me realitetin ku jetonin banor?t.

M? 24 maj 1931, pasi mori p?rkushtimin e p?rkohsh?m t? murgesh?s, e rikthyen p?rs?ri n? Kalkuta, n? kolegjin katolik t? Saint Mary’s High School, n? periferi t? Entally, ku jetoi e punoi për 17 vjet. N? kolegj, Motra Tereza jepte m?sime n? l?nd?t e historis? dhe t? gjeografis?.

Rregullat e rendit “Motrat e Loreto-s”, nuk i lejonin murgeshat t? dilnin jasht mureve t? kuvendit, por Motra Tereza duke p?rfituar nga veprimtarit? vullnetare t? nx?n?sve te saj, dilte dhe i shoq?ronte n?p?r Kalkuta, k?sisoj njohu kushtet e r?nda ku jetonte populli n? lagjet e varf?ra e aty preku mjerimin. K?to realitete, i p?rjetoi me dhimbje dhe  kjo vuajtje nxiti thirrjen e brend?shme p?r t’i ndihmuar k?ta banor?.

M? 24 maj 1937, n? fest?n e Zonj?s Ndihm?tare, n? prani t? kryeipeshk?vit Imzot Pèreir, t? motr?s superiore t? kuvendit, t? rishtareve t? tjera dhe t? motrave t? Bengala, mori p?rkushtimin e p?rhersh?m t? murgesh?s dhe u quajt N?n? Tereza, em?r q? e mbajti me nder gjat? gjith? jet?s.

Papa Gjon Pali II, p?r k?t? zgjedhje ka th?n?: “Ta quajmë N?n? një fetare është e zakonëshme për të gjithë ne, por ky emër, për Nënë Terezën ka shprehje intensiteti special. Një nënë shquhet për aftësinë të dhuroi. Duke e vrojtuar Nënë Terezën në tiparet e saj, në të gjitha sjelljet e në mënyrën e të jetuarit, na ndihmon të kuptojmë çfarë p?rfaqësonte ajo përtej përmasave fizike dhe çdo të thotë të jeshë Nënë”.

Pasi mori p?rkushtimin motr?s s? p?rhersheme, u rikthye n? Kalkuta, ku e ngarkuan me p?rgjegj?si drejtuese n? Kuvendin e Motrave t? Loreto-s, nd?rsa n? vitin 1944 e em?ruan drejtore e kolegjit katolik t? Sh?n Maris? n? Entally.

N? vitin 1945, populli hindian u ngrit n? luft? p?r pavar?si nga Anglia. N? dit?t kur Kalkuta u p?rfshi nga luftimet, N?n? Tereza i aktivizoi motrat dhe shum? nx?n?se të kolegjit, t? mjekonin t? plagosurit, të ndihmonin jetim?t, fëmij?t e braktisur dhe n? shp?rndarjen e ushqimeve banor?ve t? izoluar n? mjerimin e slum-e të Kalkut?s. N? fund t? vitit 1945, kuvendi i Entally u sekuestrua nga ushtria, q? e  shnd?rruan n? spital, ku N?n? Tereza dhe motrat misionare sh?rbyen si infermjere për mjekimin e të plagosurve dhe të sëmurëve.

N? gusht t? vitit 1946, Kalkuta u shnd?rrua n? aren? luftimesh.  Nd?rsa ecte n? rrug?t e Kalkut?s shihte shkat?rrimet dhe masakrat, që e trondit?n dhe ndikuan, q? krahas dhimbjes munduese, n? shpirtin e saj t? ndjesh?m t? lindi nj? reflektim i brendsh?m dhe revolta shpirt?ror ndaj padrejt?sive, q? e udh?hoq?n drejt marrjes t? nj? vendimi t? r?nd?sish?m n? jet?n e saj.

THEMELUESJA E URDHËRIT MISIONARET E DASHURISË.

Missionarie Della Carità

Congregatio Sororum Missionarium Caritatis.

Missionaries of Charity or Sisters of Mother Teresa.

M? 10 shtator 1946, N?n? Tereza mori trenin p?r n? Darjeeling, ku shkoi n? kuvend, t? kalonte 10 dit? me ushtrime shpirt?rore. Gjatë meditimeve kalonte n? kujtes? ngjarjet e Kalkut?s, luft?n, shkat?rrimet, djegiet, t? vrar?t, t? plagosurit, varf?rin?, vuajtjet e njer?zve t? thjesht? dhe keshtu n? nd?rgjegjien e saj shp?rtheu “thirrja e thirrjeve shpirt?rore”. P?r k?t? reflektim, N?n? Tereza tregon: “At? nat? hapa syt? dhe pash? vuajtjen e njer?zve dhe ndjeva munges?n e p?rkushtimit tim. D?gjova Zotin, q? k?rkoi nga un? t? braktisja jet?n e qet?, at? brenda mureve të kongre-gacionit fetar dhe t? dilja n? rrug?, p?r t’u sh?rbyer t? varf?rve, të pamundurve, t? s?mur?ve, t? plagosurve. Ky ishte urdh?r, nuk ishte sugjerim, as k?shill?, as propozim”.

Motra Tereza, pas këtij reflektimi dhe e udh?hequr nga thirrja e Krishtit n? kryq: “Kam etje”, vendosi t? largohet nga Kongregacioni i motrave t? Loreto-s dhe t’i dedikohej me dashuri bamir?sis?, mb?shtetjes, ndihm?s materiale dhe shpirt?rore p?r t? varf?rit, q? shoq?ria e koh?s dhe kastat hindiane i kishin braktisur dhe i konsideronin t? paprekshmit. P?r k?t? vendim, i k?rkoi ipeshk?vit t? kalkut?s dhe Selis? s? Shenjt?, ta lejonin t? dilte nga kuvendi dhe të sh?rbente si mot?r aktive pran? njer?zve q? vuanin, t’u sh?rbente t? varf?rve nd?r m? t? varf?rit, ashtu si e kishte ndjer? thirrjen e Jezusit.

Ipeshk?vi i Kalkut?s dhe bashk?motrat e kongregacionit, u p?rpoq?n ta bindnin t? nd?rronte mendimin. Format e presionit ishin t? ndryshme, madje p?r nj? periudh? t? shkurt?r kohe, Motr?n Tereza e transferuan n? qytetin e Asansol.

Ndonj? gazetar sensacionesh dhe nj? sociolog atesit shqiptar, ka shkruar se N?n? Tereza e braktisi kuvendin e Motrave t? Loretos, sepse nuk donte t’iu sh?rbente vajzave t? familjeve t? pasura. U befasova, q? ky sociolog shqiptar, i cili hiqet si studiues i jet?s s? N?n? Terez?s, na e servir k?t? g?njesht?r, si zbulimin e tij t? madh.

N?n? Tereza nuk e braktisi kuvendin dhe nuk ka th?n?, se nuk donte t’i m?sonte nx?n?set e saj, sepse ishin nga familjet e elit?s, p?rkundrazi i donte shum?, i nderonte, i respektonte, i quante “nx?n?set e mia t? dashura” dhe i trajtonte nj?lloj si motrat e kuvendit, pasi si mot?r katolike, ajo i konsideronte t? gjith? njer?zit t? barabart? para Zotit. Ndarjen me nx?n?set e saj, e p?rjetoj me dhimbje, por misioni q? do nd?rmerrte, ishte m? i madh dhe m? i r?nd?sishem, se sa detyra e nj? m?suese n? kolegj. Duhet t’i kujtoi ketij pseudosociologu, se shumë nga nxënëset e saj ne kolegj, madje dhe bija të elitës, u bënë misionare dhe punuan së bashku me Nënë Terezën.

Kjo zgjedhje e guximeshme e N?n? Terezës nuk ishte rastësi, ishte inspirim i brendsh?m, ishte lidhje mistike mbinatyror? me Jezu Krishtin, që e kishte ftuar disa herë t? b?hej dishepulla dhe aposulla e tij, n? sh?rbim të nj?r?zve q? vuanin.

N? letr?n dërguar Kardinalit - Prefekti i Kongregacionit, N?n? Tereza i shkruan: “K?rkoj t? m? jipet leja tu sh?rbej hindian?ve t? varf?r, duke jetuar si ata. Me sinqeritetin m? t? madh, ju them se nuk kam asnj? merit? t? veçant? t? qëndroj n? Kuvendin, ku n? vitin 1928 mora p?rkushtimin e motr?s. P?r mua mbetet mister, pse Zoti m? b?ri k?t? thirrje. Gjat? viteve q? kalova n? institut, isha shum? e lumtur e plot alegri dhe p?r mua ?sht? e dhimb?shme t? ndahem me motrat e Loretos dhe me nx?n?set e mia t? dashura, por un? duhet t? kryej k?t? veprim n? em?r t? Zotit, i cili m? ka k?rkuar ta b?j k?t? ndryshim radikal t? jet?s sime. Dua t? zbatoj porosin? e Zotit, duhet ta b?j me çdo kusht dhe t? shkoj e t? mbledh rreth meje ata q? do tu sherbejne t? varf?rve ... andaj po k?rkoj ndihm?n tuaj, q? t? arrij t’i p?rgjigjem thirrjes t? Zotit”.

N?n? Tereza nuk e braktisi fen? katolike, por ndryshoi vet?m m?nyr?n p?rkushtimit katolik dhe perjetimin e fese se krishtere, krijoi kishën pa mure, e zbriti sh?rbimin fetar mes njer?zve, zgjodhi t? q?ndronte pran? tyre, duke i sh?rbyer t? varf?rve, t? s?mur?ve, t? braktisurve, leproz?ve, jetim?ve, atyre q? ishin pa mb?shtetje dhe pa p?rkrahje.

Me k?t? zgjedhje, Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fes? katolike, krijoi kishën e “hapur”  pranë njerëzve, duke treguar forc?n e besimit katolik n? sh?rbim t? njer?zimit.

Me këtë vendim, N?n? Tereza doli nga guacka e rehatis?, e qet?sis?, e komoditetit n? kuvend dhe zbriti n? rrug?t e hapura t? Kalkutes dhe m? pas duke e shtrirë misionin në 136 shtete t? bot?s, i ndihmoi njer?zit me vepra t? vog?la e t? zakon?shme dhe me dashuri t? madhe.

Për këtë zgjedhje, shpesh shtrohet pyetja: Eksklaustrimi apo shekullarizimi i Nënë Terezës?

Nga letrerkembimi i Nënë Terezës me konfesorët, me ipeshkëvin e Kalkutës Imzot Pèreira dhe me eproret e kongregacionit “Motrat e Loreto-s”, rezulton se ata e këshillonin për eksklaustrim, pra dalje të përkohshme nga kuvendi, por me kusht të mbetej e lidhur me Rregullin e saj.

Këtë sugjerim, Nënë Tereza e shihte si kufizim te vepres se saj, si pengese për të kryer misionin, andaj vendosi ta linte bashkësinë e Motrave të Loreto-s, për të themeluar Rregullin e ri, ashtu si ia kishte këshilluar Jezu Krishti gjatë vegimeve mistike në kuvendin e Darjeeling.

N? baz? t? teologjis? moderne, N?n? Tereza preferoi shekullarizimin, kësisioj u largua nga kuvendi dhe e zbriti besimin fetar në popull, duke modifikuar skemat, rregullat, zakonet tradicionale, pozicionet dogmatike dhe ato apriore të besimit fetar katolik.

Kur u largua nga Kuvendi “Motrat e Loreto-s” dhe zbriti në mjerimin e Kalkutës, Nëna Tereza shkruante: “O Zoti im, me zgjedhjen time të lirë, nga dashuria për Ty, dua të mbetem dhe ta bëj vullnetin Tënd të shenjtë për Ty. Nuk i lejova vetes as një pikë loti... Kjo është nata e errët e lindjes së Rregullit. O Zoti im, më jep tani guxim, në këtë çast t’i mbetem besnike ftesës tënde”.

Në vitin 1948, Vatikani i dha lejen Nënë Terezës, t? jetonte në periferi të Kalkutës, ashtu si kërkoi, të jetonte pranë e me njerëzit e varfër, ku ndoqi rregullisht jetën fetare si motër katolike.

Më 15 gusht 1948, në fest?n e “Zonja e Ngjitur ne Qiell” (Assunta), Nënë Tereza e hoqi vellon e zez? te Motrave te Loretos, veshi sarin e bardhë hindian dhe filloi jetën si motër e lirë dhe aktive. Në vazhdim, brenda pak vite, themeloi Missionarie della Carità, pra urdhërin e ri katolik.

Ne shtator 1948, Nënë Tereza shkoi n? kuvendin e Patna, pranë misionit të motrave mjeke, per te ndjekur kursin 4 mujor për operatore sanitare dhe infermjere, duke rritur aftësitë në shërbim t? njerëzve, q? jetonin në slum-et (barakopolet, lagjet me baraka, bidonvilat) e shumta të Kalkutës dhe të qyteteve të tjera hindiane, ashtu si sherbeu te varferev dhe në 126 v?nde të tjera të botës.

Ne janar 1949, filloi misionin e Motrës Misionare të lirë, aktive në shërbim t? varfërve.

Banonte në një barak? në Creek Lane në Motijhil. Jetoi vetëm deri me 19 mars 1949 dhe aty priti grupin e parë te motrave, që u bashkuan me Nënë Terezën.

Në ato ditë kur filloj misionin, në kuletë kishte vetëm 5 rupie, por n? zemër kishte një pasuri të madhe, besimin katolik dhe dashurinë për njerëzit e varfër, të cilëve u shërbeu me devocion hyjnor. Këtë vep?r modeste në ndihmë të të varferve, që e filloi vetëm me 5 rupie, por që e shndërroj në institucion humanitar gjithëbotëror, qeveria Hindiane, e ka nderuar me emetimin e monedhës 5 rupie me portretin e Nënë Terezës.

Në t? vetmen dhomë t? k?saj sht?pie të vogël t? nd?rtuar me kartona, Ajo u mësonte f?mij?ve shkrim e këndim, rregullat bazë te higjien?s, normat e sjelljes me kulturë dhe njëkohësisht u shpërndante ushqime familjeve të vobekta. Nënë Tereza e fillonte ditën me Jezusin në Eukaristi, me rruzaren në dor?, me shpirtëmadh?sin? e saj, për t’i u ndodhur pranë dhe për t’i u sh?rbyer atyre, që askush nuk i donte, nuk i afronte, nuk i kuronte, të gjithë atyre, që i kishte braktisur familja, shoqëria dhe shteti.

Në shkurt të viti 1949, Nënë Tereza u sistemua në një shtepi, ku një nga dhomat e përdori për tu asistuar të sëmureve në gjendje të rëndë. Këtë pervojë të re, e tregon në një letër të vitit 1949.

Për çdo të djelë, un? vizitoj të varfërit e Kalkutës. Nuk mund t’i ndihmoj, sepse nuk kam asgjë prej gjëje, por shkoj t’i baj të lumtur. Herën e fundit, nja 20 fëmijë po prisnin me padurim “Ma”-n? e tyre. Kur më panë, brofën të më takojn? me ngazëllim e duke kërcyer me një këmbë. Në atë bllok ndërtesash, jetojnë 12 familje e sejcila ka një dhomë të vetme, dy metra me një metër e gjysmë të gjerë. Dyert janë të ngushta sa mezi kaloj, kurse tavanet i kishin të ulët sa nuk mund të qëndroja drejt në këmbë. Këta njerëz paguanin 4 rupi për këtë strehë e po të mos paguanin rregu-llisht, i hidhnin në rrugë. Tani nuk befasohem pse nxënësit e mi e duan shkollën aq shumë dhe pse shumë prej tyre janë sh?ndet lig dhe të s?mur?. Një grua e varfër nuk e çeli gojën për t’u ankuar për mjerimin e saj. Isha e pikëlluar por dhe e kënaqur kur pashë se u gëzua me vizitën time. “Oh Ma’, të lutemi eja prapë. Buzëqeshja jote ka sjellë dritën e diellit në shtëpinë time”. Duke u kthyer po mendoja: O Zoti im, sa e lehtë është t’i bësh të lumtur këta njerez. Më jep fuqinë të jem gjithmonë drita e jetës së tyre, derisa t’i udhëheq deri tek Ti”.

Gazetari Vinçenso Sanssoneti tregon një ngjarje të vitit 1949, kur N?n? Tereza po kalonte nëp?r një rrugë të Kalkutës, pa një burrë të rreckosur, të palarë, i shtrirë në tokë në gjendje të mjeruar dhe Ajo iu tha vajzave që e shoqëronin: “Nuk mund ta lemë këtë bir të perëndisë, të vdesi si kafshë në mes të rrugës. Në fytyrën plot dhimbje të tij, shoh fytyrën e Jezu Krishtit, që vuan”. Kësisoj vazhdoi të ndihmoi njerëzit, që jetonin në mjerim të tejskajshme n? lagjet e varf?ra t? Kalkut?s.

Në fillim të vitit 1950 Nënë Tereza i paraqiti Ipeshkëvit Imzot Pèreir, kërkesën për themelimin urdhërit të ri, t? cilin e quajti Missionarie della Carità (Misionaret e Dashurisë), si ia kishte sugjeruar Jezu Krishti n? vegimet n? kuvendin e Darjeeling.

Leja nga Roma erdhi më 7 tetor 1950,  ditën e festës Zonja e Rruzares. At? dit?, kryeipeshkevi i Kalkutës Imzot Pèreir, shpalli themelimin e komunitetit te motrave katolike “Missionarie della Carità – Misionaret e Dashurise”.

M? 22 gusht 1952, inauguroi Shtëpinë e Kalighat, për të semurët në gj?ndje terminale, ku motrat misionare mjekonin dhe asistonin këta fatkeq?, që spitalet civile i refuzonin t’i shtronin.

Studiuesi Renzo Allegri, shkruan se Nënë Tereza, me Misionin e Dashurisë, krahas krijimit t? nj? rendi t? ri misionar dhe nj? kulture sh?rbimi p?r t? varf?rit, kërkonte të shmangëte dhe gabimet e të kaluarës të disa prej urdhërave t? krishter?, që kishin lindur për të ndihmuar të varf?rit, por me pas ishin shndërruar në shërbim të t? pasurve. Nën? Tereza iu ka dhuruar të varfërve bukë, shtrat, veshmbathje, ilaçe, mbi të gjitha dashurinë, dinjitetin, ngrohtësinë, afërsinë.

Një dit? ajo pa një njeri të shtrirë në rrugë, i uritur, i pistë, i rreckosur, plot miza dhe krimba. Njer?zit i kalonin pranë dhe e v?shtronin me përçmim, ndërsa Nën? Tereza e mori nga rruga, e lau, e veshi e ushqeu dhe e vendosi në shtrat në shtëpinë e Kalighat. Ky njeri i braktisur nga të gjithë u befasua nga përkujdesia dhe nga kjo dashuri, që nuk e kishte ndjerë kurrë në jetën e tij të varfër, andaj i tha Nënë Terezës: “Nënë, kam jetuar në rrugët si kafshë, por tani do të vdes si engjëll!”. Dhe me buzëqeshje i tha: “Nënë, tani po shkoj i lumtur në shtëpin? e Zotit!”.

E filloi misionin duke ndihmuar njerëzit e braktisur në rrugët e varfërisë të Kalkutës dhe kësisoj vazhdoi të ndihmoi me qindramijëra t? tjer?, duke kryer vepra të vogla me dashuri të madhe, duke kryer mrekulli të shumta, nga ato që dinte të kryente vetëm Nënë Tereza.

Komuna e Kalkutës e vlerësoj këtë nisëm sociale dhe p?r ta mb?shtetur i dhuroi nd?rtesën e nj? hoteli të vogël të braktisur në periferi të Kalighatit e nj?kohesisht i dha nj? buxhet modest, q? Ajo e përdori për krijimin e kushteve minimale të shërbimit ndaj të sëmurevë terminal?.

Ne kete qender asistence, motrat misionare perkujdeseshin per të sëmurët rëndë dhe për fëmijët dhe të moshuarit e braktisur nga familjet, nga shoqëria dhe nga shteti.

Ata mjerane ishin të feve të ndryshne, si hindù, mysliman?, budista, katolik? etj, por të gjithë qëndronin së bashku.

Q?ndra e Kalighatit ishte strukturë asistence e një urdh?ri të krishterë, por sejcili prej të sëmurëve, ishte i lirë të praktikonte ritet e fesë se vet, pra myslimani lexonte Kuranin dhe falej pesë herë në ditë, hindusëve u jipej uji i lumit Gang, katolik?t kryenin ritet sipas Ungjillit etj. Në këtë mjedis social punuan misionaret e dashuris? dhe përherë duke respektuar besimet fetare të sejcilit prej tyre, pa as më të voglën tentativë proselitizmi, sepse për Nënë Terezën, te gjith? njer?zit jan? t? barabartë para Zotit.

Nënë Tereza, deri n? mosh?n 18 vjeç jetoi në Shkup, ku shqiptar? dhe pse me besime fetare të ndryshme, bashkëjetonin në harmoni, me respekt e nderim reciprok mes tyre.

Harmonia dhe toleranca fetare janë padronet e kulturës shqiptare dhe këtë edukatë dhe kulturë, që kishte marrë nga familja, nga kisha, nga shkolla dhe nga shoqëria shqiptare e asaj kohe, Nënë Tereza e bëri parim bazë të misionit dhe e zbatoi në shoqërinë hindiane dhe me popujt e të gjitha vendeve dhe ato me popullatë myslimane, ku ishin hapur shtëpitë e dashurisë.

Nënë Tereza dhe motrat misionare, u shërbenin të gjithëve pa b?r? dallime fetare, pa bërë diferencime sociale dhe në këtë menyrë, Ajo solli një risi humanizmi në misionet e kishës katolike.

Aktiviteti i misionit të Nënë Terezës zgjerohej nga dita në ditë dhe rezultatet bëheshin të njohura publikisht. Personat e trajtuar në qendrat e asistencës flisnin me entusiazëm për shërbimet e motrave misionare dhe kjo atmosferë sensibilizuese ndikoi, që masat e gjëra popullore, të kishin besim dhe nderim për vepn?n e Nënë Terezës, madje ndihmonin në mbarvajtjen e këtyre qendrave.

Ipeshkëvi i Kalkutës dhe Vatikani e vrojtonin nga afër aktivitetin e misionit dhe vazhdimisht shprehnin vlerësime. Rezultatet e arritura, krijuan bindje për dobishmëritë shpirt?rore dhe shoqërore të veprës të Nënë Terezës si misionare e dashuris?.

Populli hindian e vleresonte kontributin e shquar ndaj banorëve të Kalkut?s dhe n? nderim të vepres se saj, te gjithë e quanin Nënë Tereza e Kalkutës, kësisoj e njohu bota, me k?t? “titull nderi” e quajti edhe mass media, duke e sh?nd?rruar n? mbiem?r “zyrtar”.

Kur ne vitin 1979, Nënë Tereza deklaroj se ishte me origjinë dhe me gjak shqiptarë, gazetat e revistat shkruanin Nëna Shqiptare e Kalkutës, Motra Shqiptare e Kalkutës, pra u shprehn me dyzim përkatësie, që bënte t? ndiheshin krenarë si banor?t e Kalkutës dhe populli hindian, por nj?koh?sisht dhe të gjithë shqiptarët nëpë botë.

Në shkurt të vitit 1965, duke vlerësuar arritjet e rendit të themeluar nga Nënë Tereza, me dekret të veçantë “Decretum laudis”, Papa Paolo VI e aprovoi Urdh?rin “Missionarie della Carità” dhe e shpalli Kongregacion Pontifik, me selinë në Kalkuta.

Em?rtimi pontifik, do t? thot?, q? kisha katolike t? krijoi ura lidh?se me besimtar?t dhe me shume popuj dhe pik?risht misioni i N?n? Terez?s e meritonte m? shum? se çdo urdh?r tjetër, pasi duke e zbritur kish?n ne popull, krijoj lidhje t? fuqishme mes kish?s dhe popullit, mes Misionit t? Dashuris? dhe popujve të gjitha besimeve fetare.

Në vitin 1965, me Nënë Terez?n, punonin 300 motra misionare, të cilat krahas shërbimeve në qendrat e asistencës, zbritsnin në rrugët e Kalkutës për të ndihmuar të varfërit, të braktisurit, jetimët, të sëmurët. Shpirt?madh?sin?, dashurin? dhe p?rkushtimin p?r t? ndihmuar t? varf?rit, njer?zit q? vuanin, Ajo ua transmetoi dhe motrave misionare, t? cilat i porosiste vazhdimisht: ”Lumturia ?sht? rrug? e gjat? dhe jo nj? destinacion. Puno p?rher? sikur t? mos kesh nevoj? p?r parà, duaj sikur t? mos jesh l?nduar kurr? dhe vall?zo sikur nuk t? sheh askush. Kujto mir?, se l?kura ngadal? do t? mbushet me rrudha, flok?t do t? zbardhen dhe do t? rrjedhin vitet, por r?nd?si ka t? mos dyshoni, pasi feja, bindjet dhe forca e juaj nuk ka mosh?. Shpirti i juaj ?sht? si nj? pup?l, q? fshin? merimangat. Pas çdo pik?arritje, ?sht? nj? fillim i ri. Pas çdo rezultati, t? pret nj? sfid? tjet?r. P?r sa jeton, tregoje gjall?rin? tënde. Vazhdo t? rendish vet?m p?rpara dhe kur t? tjer?t t? thon? t?rhiqu”.

NËNË TEREZA DHE MOTRAT MISIONARE TË DASHURISË:

Me themelimin e Urdhërit Misionaret e Dashuris?, N?n? Tereza i hoqi velin dhe veladonin e Motrave t? Loreto-s dhe veshi sarin e bardh?, hoqi k?pucët dhe mbathi sandalet.

Sari i bardh? i grave hindiane vishet për të shprehur zin? për vdekjen e burrit. Sipas kulturës vendase, burri ishte shtylla mbështetëse e familjes dhe ndarja nga jeta e burrit krijonte pikëllim dhe vuajtje. Ngjyra e bardhë e sarit të Nënë Terezës, shpreh pjesmarrjen në vuajtjen e njerëzve, është bashkëndarje e dhimbjes me të vuajturit.

Në buzët anësore të sarit të bardhë, Nënë Tereza shtoi katër shirita blu, që shprehin katër përkushtimet e motrave misionare: varfëria, pastërtia (kastità), bindja dhe jeta e varfër ndërmjet të varfërve. Zgjodhi ngjyrën blu për shiritat, në nderim të Virgj?reshës Marie, që i udhëhoqi me shembullin e saj.

Katër shiritat anësore, janë te formuara me tre ravijëzime, që shprehin Trinitetin e Shenjtë.

Nën supin e majtë, mbi zemër, Nënë Tereza vendosi një kryq me Jezu Krishtin e kryqëzuar, pra e përdori ndryshe nga të gjitha motrat e rendeve të tjera të krishtera, të cilat e mbajnë kryqin në qafë me varëse.  Sari i bardhë dhe kryqi nën supin e majtë, është veshja tipike për të gjitha motrat, që pranohen në rendin e Misionareve t? Dashurisë.

Nënë Tereza e nisi misionin e saj, së bashku me një grup të vogël motrash, që u perkushtuan me vetmohim të varfërve, të sëmurëve, jetimëve, sakatëve, të pastrehëve, të braktisurve, nj? veçori sh?rbimi, që e dallonte misionin e Nënë Terezës nga rendet e tjera të krishtera.

Varfëria nuk mposhtet me l?mosha e me fjalë, por me ndihma konkrete, me mbështetje ekonomike e shpirtërore. N? takimet me bamirësit dhe me pushtetarët, Ajo i këshillonte: “Mos u kufizoni t’i dhuroni njerëzve një peshk sa për të shuar urinë, por jepini mjetet të peshkojnë vetë”.

Shumica e popullit hindian jetonte në varfëri dhe mjerim t? skajsh?m dhe për këtë popull që e adapatoi, Nënë Tereza shkruan: “Hindia digjet si një ferr, por shpirtat e popullit hindian janë të bukur dhe të çmuar, sepse janë të ujitur me gjakun e Krishtit”.

Për rendin që themeloj, zgjodhi emërin Missionarie della Carità (angl: Missionaries of Charity), ashtu si ia kishte sugjeruar Jezu Krishti në vegimet e herëshme, kur i tha: “Eja bëhu drita ime”.

Fjala carità (karità) në gjuhën shqipe përkthehet me sinonimet: bamirësi, dashuri, dhëmshuri, përdëllim. Shumica e përdorin thjesht bamirësi, si e ndeshim shpesh dhe n? emërtimin Misionaret e Bamirësisë.

Mendoj se kësisoj si është përkthyer, nuk shpreh thelbin e misionit t? Nënë Terezës, pasi në plan të parë të veprimtarive të motrave misionare, nuk është vetëm bamirësia, mëshira, lemosha, altruizmi, filantropizmi, por është dashuria për jetën, sh?rbimi me dashuri njeriut t? vuajtur.

Natyrisht, ndihmat për të varfërit, janë bamirësi, por Nënë Tereza dhe motrat misionare e kryejnë ndryshe nga gjithë të tjerët. Bamirësi është të dhurosh parà, ushqime, veshje për të varfërit, por këto janë ndihma individuale, të çastit dhe për pak njerëz, ndërsa misionaret e Nënë Terezës u dhurojnë nevojtarëve shumë më tepër, i trajtojnë me dashuri, i japin kurajo, iu shërbejnë me kujdes shembullor, i ushqejne, i lajnë, i përkëdhelin, i mjekojnë, u japin mbështje shpirtërore, u kthejnë buzëqeshjen, u sh?rbejnë t? gjith?ve me dashuri.

Nënë Tereza tregon: “E kuptova se dashuria i përfshinte te gjitha vokacionet, ishte gjithçka, që përqafonte të gjitha kohët e të gjitha vendet. Më së fundi e gjeta vokacionin tim, është dashuria”.

Vështruar në këtë aspekt, Don Lush Gjergji, me të drejtë ka përdorur emërtimin Misionaret e Dashurisë dhe është nderim e respekt për veprën e saj, t? quhet kesisoj dhe jo t? p?rdoret nj? fjal? e përkthyer thjeshtë “bamirësi”.

shkurt të vitit 1953, motrat misionare u vendosën në selinë e re në shtepinë N° 54 A Lower Circular RoadMissionaries of Charity, ku ndodhet edhe n? dit?t e sotme, e njohur Shtëpia e Nënë Terezës, pra nuk quhet kuvend (manastir), si ato të urdhërave të tjerë të krishterë.

Nënë Tereza organizoi një urdhër katolik me rregulla të forta, që imponojn? shërbim me devocion ndaj t? gjithë nevojtarëve pa dallime fetare e social-ekonomike.

Funksionimi dhe stili i jetës i motrave në shtëpitë e misionit, jan? t? frymëzuara nga jeta e Shën Françeskut, jetes? me thjeshtësi, nj?lloj si t? varfërit dhe me k?rkesën rigoroze, që të gjitha motrat misionare të ruajne besnikërisht idealet e rendit Misonaret e Dashurisë t? N?n? Terez?s.

Në dhjetë vitet e para të misionit, Nënë Tereza veproi vetëm në Kalkuta, duke iu sherbyer miliona banor?ve t? k?tij megaqyteti. Në vitin 1959, e zgjeroi aktivitetin, hapi Misionin e Dashurisë dhe në rajonin e Ranchi, të shtetit hindian të Jharkhand e me pas u shtri dhe në rajone të tjera.

Në shkurt të vitit 1965, Papa Pali VI, duke vlerësuar arritjet e rendit Missionarie della Carità, i njohu të drejtat të shtrijë aktivitetet misionare dhe jasht? Hindisë.

26 korrik të vitit 1965, shkoi në Venezuela, ku hapi Sht?pinë e Misionit të Dashurisë në Kokorote (Cocorote), kryeqyteti i shtetit Yaracuy, i pari kongregacion jashtë kufijëve të Hindisë.

Më 8 dhjetor 1967, hapi Misionin në Kolombo të Sri Lanka, më pas në Itali, Belgjike, France, Tanzani, Sudan, Egjipt, në shumë vende të Afrikës, të Azisë, të Amerikës, Europës dhe në Australi.

Në vitet 1980 - 1991, Nene Tereza hapi Misionet e Dashuris? dhe në vendet ishkomuniste si BRSS, Polonia, Kuba, Kina, Kosova, Maqedonia dhe së fundi në Shqipëri

Ndërkombëtarizimi i Misionit të Dashurisë, është vepër dhe meritë e Nënë Terezës, e njohur dhe e nderuar në të gjitha vendet e botës.

Nënë Tereza iu përkushtua me dashuri njerëzve jo brenda mureve të kishave, manastireve dhe tempujve, por veproi jasht? tyre, në rruget e qyteteve dhe fshatrave, ne hapsirën e gjërë të slum-eve të shumtë, aty ku jetonte masa e madhe e njerëzve të varfër, ato që vuanin dhe që kishin nevojë për ndihmë, por edhe për qetësi shpirtërore. Duke vepruar në këtë mënyrë, Nënë Tereza e zbriti kishën n? popull, krijoi kish?n e hapur për shoqërinë e me këtë vepër novatore, bëri një revolucion në kishën e shekullit XX.

Nënë Tereza nuk i priste njerëzit n? kisha, por shkonte i takonte në barakat ku banonin, i takonte n? rrug? dhe i ndihmonte me thjeshtësinë dhe shpirt?madhësinë e saj, pra vepronte e frymëzuar nga shembulli i Jezu Krishtit.

Këto mrekulli të përditëshme të Nënë Terez?s, populli i vlerësoi, andaj e konsakroi shënjëtore qysh në gjallje. Për vite me radhë, shumë klerikë të kishës katolike, motra misionare, teologë, shkencëtarë, sociologë, mjekë, gazetarë, bashkëpuntorë, dëshmitarë të shumtë nga bota,i mbushën dosjet me prova të shumta të mrekullive të Nënë Terezës.

Shumë njerëz d?shmonin dhe shtypi shkruante si i “ringjallte gjysëm të vdekurit”, që dergjeshin të braktisur rrugëve të pista të Kalkutës dhe si Ajo u bë mishërim i mëshirës, rrëfenin si u rikthente buzëqeshjen atyre, që varfëria ua kish mohuar gëzimin dhe shëndetin.

Për kohë të gjatë, Nënë Tereza dhe motrat misionare mbetën larg vëmendjes së medias botërore dhe mos prezantimi i aktiviteve te misionit, ndikoj që opinioni botëror ta njohi pak me vonesë.

Në vitin 1967, Malcolm Muggeridge gazetari i kanalit televiziv BBC, b?ri intervistën e par? me Nënë Terezën e pas kësaj, media ndërkombëtare dhe sidomos ajo perëndimore, filloi t'i kushtonte vëmendje aktiviteteve humanitare të misionit.

Kanalet televizive, gazetat, revistat, filmat dokumentar?, i bën? jehonë aktiviteteve që kryheshin në shtëpit? e dashurisë, ekspozonin përkujdesjen e rrallë ndaj të braktisurve dhe të sëmurëve.

Dokumentarë prezantonin skena tepër prekëse për publikun dhe kësisoj njerëzit kuptuan, se me veprat që kryente Nënë Tereza, më shumë se një grua e famëshme, ishte një motër e shenjtë.

Në fund t? vitit 1976 u publikuan rezultatet e aktivitetit të kongregacionit të Nënë Terezës.

Në radhët e misionit sh?rbenin 1400 motra misionare, funksiononin 100 Sht?pi të Dashurisë (66 në Hindi dhe 34 në vende të tjera të botës), ishin hapur 729 azile, leprozare, qendra asistence dhe shkolla për f?mijët e familjeve t? varf?ra.

Ne 25 vjet aktivitet, Misionet e Dashurisë të Nënë Terezës, asistuan rreth 7 miljon banorë.

Personaliteti i fortë dhe autoriteti i padiskutueshëm i Nënë Terez?s, u shpreh në vitin 1984, kur ndërhyri dhe nd?rpreu luftimet në Liban. Konflikti vazhdonte me vite, por as diplomacia botërore,  as misioni multinacional i paq?s i OKB, me forcat ushtarake të USA, Francës, Italisë dhe Anglisë, nuk e ndaluan konfliktin e armatosur, në këtë vend të martirizuar nga luftimet e përgjakëshme.

N?n? Tereza u d?rgoi letra presidentit Regan, presidentit te Libanit dhe Jaser Arafatit, duke iu imponuar nd?rprerjen e luftimeve dhe shpalljen e arm?pushimit humanitar, p?r t? ndihmuar popullat?n dhe p?r t? mjekuar t? plagosurit e shumt?, n? dergjeshin rrug?ve dhe n? sht?pit? e shkat?rruara nga bombardimet. Kjo ishte nj? ngjarje pa preçedenta. P?r her? t? par? n? historin? e njer?zimit, nj? mot?r katolike me gjak shqiptar, u b? protagoniste e paqes, duke detyruar arm?-pushimin p?r motive humanitare. N?n? Tereza dhe motrat misionare, s? bashku me operator?t e Kryqit t? Kuq Nd?rkombëtar?, zbrit?n n? sheshet dhe n? rrug?t ku ishin kryer luftime dhe bombardime, asistuan banor?t e terrorizuar, mjekuan t? plagosurit dhe ndihmuan popullin e cfilitur nga lufta.

N? vitet 80’, Papa Gjon Pali II e takoi disa her? N?n? Terez?n. Me mb?shtetjen e Papes, Nënë Tereza hapi tre sht?pi t? misionit n? Rom?, nd?rsa n? Qytetin e Vatikanit, hapi mens?n, q? ia dedikoi Sh?n Marta, pra i dha em?rin e sh?nj?tores, që është padronia e mik?pritjes.

Misionaret e Dashuris? (latinisht: Congregatio Sororum Missionarium Caritatis), jan? institute fetare fem?rore t? drejt?s Pontifike dhe t? gjith? motrat misionare të kongregacionit, pas em?rit shkruajn? inicialet MC (Missionarie della Carità), pra shkruhet: N?n? Tereza MC.

N? rendin Misionaret e Dashuris?, p?rfshihen t? gjitha kongregacionet, familjet fetare katolike dhe shoqatat e themeluara nga N?n? Tereza, pra nuk ?sht? nj? mision i vet?m si flitet zakonisht, por jan? shumë institute, q? kan? t? p?rbashk?ta t? nj?jtat parime, t? nj?jtat rregulla, t? nj?jtat funksione dhe t? nj?jtat qellime: t? ndodhen pran? t? varf?rve nd?r m? t? varf?rit, t? ndihmojn? t? s?mur?t, t’u gj?nden pran? t? braktisurve dhe jetim?ve, t’u p?rkushtohen atyre n? sh?rbim dhe ndihm? me dashuri t? pakusht?zuar.

Misionaret e dashuris? t? N?n? Terez?s, jan? organizuar n? kat?r kongregacione katolike:

1. Misionaret e Dashuris? (Congregatio Sororum Missionarium Caritatis), Kongregacioni Fem?ror

Nd?rkomb?tar, me deg?n aktive e themeluar n? vitin 1950 dhe me deg?n kontemplative, e

themeluar  n? vitin 1976.

2. V?llez?rit misionar? t? dashuris?, me deg?n e jet?s aktive, e themeluar n? vitin 1963.

3. V?llez?rit misionar? t? dashuris?, me deg?n e jet?s contemplative, i themeluar n? vitin 1979.

4- Et?rit misionar t? bamir?sis?, i themeluar n? vitin 1984.

Kongregacionin, N?n? Tereza e pasuroi n? vazhdim me themelimin dhe t? dy l?vizjeve:

- Bashk?punetor?t e N?n? Terez?s.

- Bashk?puntor?t p?r t? S?mur?t dhe t? Vuajturit.

Me k?to dy l?vizje, Ajo afroi n? misionet e saj dhe klerik?t e urdh?rave t? tjer? të krishterë, laik?t dhe personat e besimeve t? tjera fetare nga t? gjitha kombet, me t? cil?t bashk?ndau shpirtin e lutjes, thjesht?sin?, sakrificat dhe apostolatin e saj, p?r t? kryer vepra me dashuri, në ndihmë të njerëzve në nevojë, duke theksuar p?rher?: "Veprat me dashuri, jan? vepra p?r paqe dhe frut i sh?rbimit ?sht? paqa. Puna e jon? konsiston t? inkurajojn? t? krishter?t dhe jo t? krishter?t, t? b?jn? s? bashku vepra me dashuri”.

Me k?t? shpirt dashurie dhe sh?rbimi p?r njer?zit n? vuajtje, N?n? Tereza themeloi dhe dy misione t? tjera:

- Laik?t misionarë t? dashuris? (laik?t beqar? dhe t? martuar).

- L?vizja Trupi i Krishtit i prift?rinj?ve (Corpus Christi), i themeluar ne vitin 1991, që perfshin?

prifterinjt? shekullor?.

Aaktualisht, Sht?pit? e Dashuris? t? Nene terezes jane hapur n? 136 vende t? bot?s, ku sh?rbehet me p?rkushtim dhe dashuri. "Dashuria nuk ka mesazh tjet?r, - ka thene N?n? Tereza, - pasi në vet?vete ?sht? mesazhi par?sor. Ne e jetojm? n? m?nyr? konkrete dashurin? p?r Jezu Krishtin, e p?rjetojm? n? çdo aksion tonin dhe çdo dit?. N? se b?jm? ndonj? predikim, ai bazohet n? vepra, me fakte dhe jo n? fjal?t. Kjo ?sht? d?shmia e jon? ungjillore".

Gazetari spanjoll Josè González-Balado konstaton, se p?r sht?pit? e misionareve n?p?r bot?, qe kishte hapur Nene Tereza, p?rdoren em?rtime t? ndryshme, me origjin? nga liturgjia, ose nga mençuria popullore, qe ia dedikonin posaçerisht vepres te Nene Terezes.

N? morin? e em?rtimeve po radhis disa m? kryesor?t: Sht?pia e Yllit t? M?ngjezit, Sht?pia Dhurata e Paq?s, Sht?pia e Paq?s, Sht?pia e Mbret?resh?s s? Paq?s, Sht?pia e G?zimit, Sht?pia e Zemr?s s? Pap?rlyer të Maries, Sht?pia Dhurat? e Maries, Sht?pia e N?n?s s? Dashuris? etj.

N?n? Tereza, e filloi dhe e vazhdoi aktivitetin si misionare aktive dhe n? k?t? veprimtari, nuk u kufizua vet?m me predikimet p?r t? shpallur idet? dhe m?simet e Jesu Krishtit, por Ajo donte t'i shihte ato t? realizuara, andaj u b? misionare e aksionit, misionare e dashuris?, misionare e ndryshimeve t? guxim?shme, duke i sh?rbyer kish?s dhe njer?zve aty ku jetonin

Nga dita e themelimit deri n? dit?t e sotme, Misioni i Dashuris? i N?n? Terez?s u rrit, u zgjerua, u fuqizua, u p?rhap n? t? pes? kontinentet e sot ?sht? i pranish?m n? 136 vende t? bot?s, me rreth 5000 motra misionare, q? u sh?rbejn? me vetmohim pjes?s m? t? dob?t t? shoq?ris?, t? varf?rve, t? s?mur?ve me SIDA, leproz?ve, t? s?mur?ve me tuberkuloz, me malarie, me kolera, invalid?ve, toksikodipendenteve, jetim?ve, t? gjymtuarve, t? uriturve, t? braktisurve, pleq?ve t? mbetur vet?m dhe t? paaft? nga ana sh?ndetesore e mendore.

Papa Gjon Pali II ka th?n?: "N?n? Tereza e Kalkut?s, bija e popullit shqiptar, i ka dh?n? nderin dhe shk?lqimin kombit t? saj, ashtu dhe Kish?s Katolike".

Dit?n e shpalljes e Lumturueme t? N?n? Terez?s, Papa Gjon Pali II  tha: ”Ta lavd?rojm? k?t? grua t? vog?l t? dashuruar me Zotin, k?t? lajm?tare t? p?rulur t? Ungjillit dhe bamir?se e palodhur e njer?zimit. Ta nderojm? k?t? personalitet t? shquar t? epok?s ton?. Ta pranojm? mesazhin e saj dhe t? ndjekim shembullin e saj”.

Në vitin 1985, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të OKB, Nënë Tereza u ftua të fliste para Asamblesë së Përgjithëshme. Sekretari i Përgjithëshëm i OKB Perez de Cuellar, e prezantoi Nënë Terezën me këto fjalë: ”K?tu është salla e fjalimeve. Në këtë tribunë kane folur burrat më të fuqishëm të botës, nd?rsa tani kemi privilegjin të kemi mes nesh dhe t? d?gjojm? gruan më të fuqishme të botës. Nuk besoj se është e nevojshme t’ua pre-zantoj, sepse e njihni t? gjith? dhe Ajo s’ka nevoj? p?r fjal?, por për veprat  tona. Mendoj, se gjëja më e mirë që mund të bëjë unë, është ta ftoj t? na nderoi me mesazhin e saj dhe t’u them, se ajo është më e madhe se unë, Ajo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. Ajo është OKB-ja. Ajo është paqa në botë.”

Populli yn?, krenohet me shqiptaren e shquar, e cila gjithmon? dhe me krenari deklaronte p?rkat?sin? shqiptare. Dit?n kur e nderuan me çmimin Nobel, duke i u pergjigjur  pyetjes q? i b?ri nj? prift n? sall? p?r origjin?n e saj, N?n? Tereza deklaroi me krenari: “Me origjin? dhe me gjak jam shqiptare, me shtet?si hinduse, jam mot?r katolike e p?rmes thirrjes time i p?rkas gjith? bot?s, por zemra ime i p?rket vet?m Zotit”.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë, ishte ambasadorja gjith?bot?rore e popullit ton?, madje ka b?r? shum? p?r rritjen e prestigjit t? vendit ton? n? aren?n nd?rkomb?tare dhe pse politika shqiptare nuk ia dha meritat q? i takonin.

Presidenti i USA Bill Klinton, n? qershor t? vitit 2002 u shpreh: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo, q? më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani unë ndihem shum? krenar, që plot?sova nj? detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave t? liris? në Kosovë”.

Misionet e N?n? Terezës p?rfshijn? aktivitete t? shumta t? karakterit fetar, humanitar, shpirtëror, bamir?s, kulturor dhe t? gjitha n? veçanti dhe s? bashku, jan? shprehje e dashuris? pa kufi p?r njer?zit n? vuajtje, jan? sh?rbime p?r t? shp?tuar dhe sh?ruar jet?n, jan? misione hyjnore, misione të shenjta, q? i realizoi me madhështinë e saj dhe n? p?rmasa gjith? bot?rore.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora