Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Pse Amerika Latine nuk e ditka që Nëna Terezë është shqiptare?

| E hene, 15.08.2016, 06:03 PM |


Pse Amerika Latine nuk e ditka që Nëna Terezë është shqiptare?

Nga Fahri Xharra

“Katedralja Katolike Metropolitane e Rios është simboli i këtij qyteti. I ngritur në stilin modern të arkitektëve të saj të njohur, ajo dominon qendrën e qytetit ku po mbahen lojërat olimpike. Por përveç ekipit tonë olimpik, pikërisht në këtë katedrale, ka tashmë një shenjë të fortë shqiptare. Një statujë gati dy metra e Nënë Terezës është vendosur në oborrin e saj, shumë pranë statujës së Papa Gjon Palit dhe me shikimin nga një tjetër simbol i Rios, statujës madhështore e “Krishtit të Ngjallur”. “

Lajm dhe gëzim  i madh për shqiptarët !

Por” “Prania e këtij busti këtu na sjell gëzim dhe për këtë ju jemi mirënjohëse. Ne zhvilluam edhe një ekspozitë me këtë rast për t’u treguar vendasve që ajo është nga Shqipëria. Shpallja shenjt e saj është një gëzim gjithashtu për të gjithë ne, por mbi të gjitha për ju shqiptarët”, thotë një nga ndjekëset e Nënë Terezës. “

Por  edhe kjo   “Vendosja e statujës ndodh vetëm tre javë nga shenjtërimi që Vatikani i bëri humanistes shqiptare dhe pak ditë më vonë shenjtërimit, në dhjetë shtator një meshë e madhe me mijëra të ftuar do të shënojë ceremoninë zyrtare të vendosjes së statujës së Nënë Terezës në Rio de Zhaneiro./tch “

Ku ishin të dy shtetet shqiptare më herët që t`ia bëjnë të ditur jo vetëm Rios  dhe Brazilit por edhe  tërë Amerikës Latine se Nëna e Lumnueme   dhe së  shpejti Nëna Tereze është shqiptare. ?

Në atë vend ku është Papa Vojtila dhe dy papë të tjerë përballë statujës së Krishtit, do të vendoset tashmë edhe busti i Nënë Terezës. Kështu, 200 milionë katolikë do të marrin vesh se Nënë Tereza është me origjinë shqiptare, dhe këta janë shqiptarët”, tha Kadri Morina.  Ideja për ta çuar këtë shtatore në Rio është një dëshirë e biznesmenit Kadri Morina , dhe shtetet tona nuk kanë kohë .

Ore , 200  milion latino amerikan u njoftuan (?) së pari pas sa e sa vjetësh të Nobelit , vdekjes dhe lumturimit të Nënes Tereze ! 200 milion të Amerike Latine, po bota tjetër ?

Një nga pikat më tërheqëse të Rio de Zhaneiros është statuja gjigante e Krishtit prej 30 metrash lartësi, e cila mbledh çdo vit vizitorë të shumtë në qytetin brazilian, tashmë do të ketë përballë një statujë të shenjtores shqiptare Nënë Tereza ; dhe do të njoftohet që Nëna  Terezë ishte shqiptare .

O tempora o mores ! - kishin për të thënë  romakët.

Si mundi Maqedonia : Shumë shpejt në Maqedoni do të dalë në qarkullim monedha me portretin e Nënë Terezës. Banka popullore e Maqedonisë e emeton këtë monedhë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në shtator të këtij viti.  Mediat maqedonase bëjnë me dije se në fytyrën e monedhës në pjesën qendrore është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi “2016”. Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaqur shkrimet në gjuhën maqedonase: “Republika e Maqedonisë” dhe “100 denarë”.

Me çka krenohemi ne shqiptarët ?

Gjakovë, 13.08.16