Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xharra: Spiunët e Turqisë janë edhe argatët e Serbisë

| E marte, 09.08.2016, 07:19 PM |


Spiunët e Turqisë janë edhe argatët e Serbisë

Nga Fahri Xharra

“Pse nuk jam krenar për Majlinda Kelmendin, madje e përçmoj atë” ?- shkruan dikushi . Ai ka arsye , i ka arsyet  e veta. Për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit  nuk janë gëzuar shumë  nga ata që  i pengon Kosova , shteti dytë shqiptar në Botë .

Të jesh krenar për Majlinda Kelmendin si shqiptar?  -pyet ai dikushi ( askushi) . Po unë po , edhe ne po ,edhe të gjithë ata që e duan shtetin e dytë shqiptar ,. Serbët janë tmerrohen , turqit as që e përmendin . Alienët shqiptar , jo pse nuk kanë njohuri se si ndërtohen shtetet e reja ,por i pengon edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. E bëjnë të mundurën dhe te pamundurën që bota të pendohet pse bota të krijojë një shtet të dytë  shqiptar. Nuk e duan Kosovën në OKB ( urdhër nga tutorët)

Në vitin 81 , të shekullit të kaluar , serbët e “ bindnin” botës se nuk guxojnë  të jenë dy shtete shqiptarësh; kurse në dekadën e dytë të këtij shekulli të ri  , tani pra  spiunet  e Turqisë dhe argatët e Serbisë nuk e duan Kosovën shtet . Shenja e madhe e shtetësisë së Kosovës ishte ngritja e flamurit të Kosovës , diku largë në Rio , aty ku së shpejti do të ngritet edhe  përmendorja  madhështore e Nenës Tereze dhe CNN- lamëroi  : (CNN)When Majlinda Kelmendi carries her country's flag at the 2016 Olympics, her powerful fighter's shoulders will also bear the weight of expectation of a nation finally gaining recognition after being ripped apart by war.”

“Jo vetëm për sport   , por edhe për shtet  ( "Not just for sport but as a country, because now athletes and young kids can dream to be in the Olympics and represent Kosovo. CNN)

Hë , ku jemi ? ju që iu jepni të drejtën të gjitha pakicave tjera të ngrisin flamujt e shteteve nga kanë ardhur , e askush nga ato pakica nuk e përfillë Kosovën ;ne nuk e duam , edhe ata nuk e duan.

Po, bukur e shkroi Gani Myftaraj :” Është qasje e gabuar, ndonjëherë e paragjykuar nga disa portale sikur Turqia me jeniçerët e vet bëjnë përpjekje të krijojnë Shqipërinë etnike! Programi i osmanistëve të rinj me mykun e krimet e vjetra, nuk do të prishin kufij, sepse s’kanë fuqi as guxim, por do të përpiqen që në emër të fesë myslimane të shtrijnë ndikim në territoret shqiptare, që i okupuan dikur, për të bërë tregti me shtetet sllave në kurriz të shqiptarëve. Lëvizjet e tilla synojnë shkombëtarizimin e shqiptarëve të kësaj hapësire etnike. Së pari shqiptarët në Luginën e Preshevës mund të mbetën edhe më tutje nën okupimin e Serbisë, por nuk do të kërkojnë të drejta kombëtare as liri të shprehjes, do të kërkojnë frymën anadollake të islamizmit me një mori xhamish. Jeniçerët, të cilët do të flasin në emër të shqiptarëve të shkombëtarizuar, do të kërkojnë ta ngufasin shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar me mejtepe guleniste e erdoganiste, ndërsa Serbia do t’ua plotësoj këto kërkesa. Është në interesin e Serbisë që popullatën shqiptare ta paraqes islamike, ndërsa popullata islamike nuk është autoktone, prandaj mund ta dëbojnë kurdo, ashtu sikurse bënë gjatë historisë. “

Mbetën gojëhapur spiunët e ekstremit islamik turk , që një femër shqiptare e shtetit të dytë shqiptar  në Europë u bë Yll i përmasave botërore .  Bota pyet ; po kush ishin ata që na paraqitnin femrën shqiptare si  robi   i djallëzisë turko -serbe, po kush ishin ata që ia “ndalonin  “ femrës shqiptare të mbanë bananen në dorë , por edhe trangullin ? Bota po e kupton se maskarenjtë e tradhtisë së bashkimit kombëtar , janë mu ata që kufinjt e shtetit të dytë shqiptar i “ mbrojnë “ me flamurin e shtetit të parë shqiptar .Mos pjekuri politike apo qëllim i keq politik ?

Për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit nuk janë gëzuar shumë nga  ata që nuk duan ta bëjnë dallimin mes Shqipërisë si shtet  dhe Kosovës si  shtet. Për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit nuk janë gëzuar shumë nga  ata që Kosova si shtet nuk iu plotësoi dëshirën  atyre që  me urdhër e shpiken kombin kosovar dhe gjuhën kosovare .

Nuk e ka bërë Kosova të njohur Majlindën.  Është Majlinda që po bën të njohur Kosovën! Majlinda po e bën Kosovën të njohur në botë më shumë se sa kanë bërë vetë qeveritë e Kosovës  dh e ato të Shqipërisë prej vitit 1999 e deri më sot.

Majlinda iu çjerri  maskën spiunëve të Turqisë dhe të Serbisë .

09.08.16 Gjakovë