E shtune, 20.04.2024, 12:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Loreta Kosho: Në moshën 17 vjeçare kam qenë në Greqi me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve

E marte, 19.08.2008, 05:00 PM


Jam fis i Tefta Tashko Koços

Nga Albert Zholi

Hyrje

Ka studiuar për kanto, por zemrën e ka tek kënga popullore. Rritur në një familje që e ka pasur për zemër këngën, fis me këngëtaren e madhe Tefta Tashko Kocco, Loreta e ka provuar suksesin e skenës qysh në moshën e adoleshëncës. Kolonja i hapi rrugën e skenës, Berati e konsolidoi si këngëtare, ndërsa Tirana i dha famën. Dhe pse recitalin më të sukseshëm e ka  kënduar vetëm  këngë  klasike, ëndrra e saj është të bëjë një recital të tillë dhe një album me këngë popullore. Gëzimi i saj i madh është se dashurinë për këngën ja ka transmetuar vajzës së vetme. E qeshur, brengat e këngëtares në periudhën e tranzicionit, mundohet ti fshehë  duke sisetmuar këngët me menidmin se dita e artitë të vëertetë do të vijë. E zhgënjyer nga politika, ajo ngushëllimin e vërtetë e gjen te kënga sa tek ajo popullore edhe tek ajo klasike.

Shpeshherë thuhet se këngëtaret e kanë trashëgimi nga të parët këngën. Po për Loretën është e vërtetë kjo thënie?

Unë  jam nga Kolonja , nga  një vend me tradita  të muzikës dhe shumë  gjëra  të bukura të kulturës.Vij nga një familje me tradita muzikore. Kam patur një baba që këndonte shumë bukur (serenata  korçare), ai ka qenë kushëri i parë me  Tefta Tashko Koçon. Gjyshen e kam  patur  korçare.Babai im ka qenë  shumë lidhur  me Korçën dhe serenatat  e Korçës.Nëna  ka qenë një  soprano me një vesh absolut. Ata  këndonin në Kolonjë me grupin popullor dhe në festat që bëheshin  në Korçë për traditat e folklorit.

Pikërisht, kur  keni filluar të këndoni?

Unë kam kënduar që pesë vjeçe këngë popullore  të zonës  së  Kolonjës.Pastaj kam punuar shumë me Bajram Lapin me  grupin  popullor të Kolonjës. Në  moshë  shumë të re,  kur isha në shkollën tetëvjeçare  më kanë  thërritur  në radiotelevizion  dhe dhe kam kënduar një këngë që i kushtohej Pal Mëlyshit. Njëkohësisht, kam kënduar një trio “ku bashkohet Drini dhe Valbona” me motrën time  ku dhe ajo kishte një zë  shumë të bukur.

Në ç’moshë ishe atëherë?

Unë isha në moshën 15 vjeçe, ka qenë viti 1975.Në atë vit u dukën vlerat  e mia të vokalit.

Me grupin e Kolonjës a ke marrë pjesë në Festivalet e Gjirokastrës?

Po. Në këtë festival për herë të parë kam marrë pjesë në vitin 1978, ku  kam kënduar  një valle popullore të kënduar “Fiata  moj Mushata”. Kjo valle është edhe sot dhe jepet shpesh në radio.Në këtë  festival me këtë këngë kam  fituar medalje. Pas çmimit më ka marrë në intervistë  gazetari i njohur i TVSH Agron Cobani. Pas këtij momenti më ka ftuar Ansambli i Këngëve dhe i Valleve Popullore, ku e  kam kënduar disa herë  këtë valle të kënduar. Në  moshën  17 vjeçare kam qenë në Greqi me  Ansamblin e  Këngëve dhe të Valleve, po me këtë valle të kënduar.
Fiata moj mushata
Vajzë e bukur
Pra, i këndohet  vajzës së bukur ose ndryshe, Fiata.Këtë valle ma  ka mësuar gjyshja ime dhe unë pata sukses.

Po në Greqi kur e keni dhënë  koncertin e  parë?

Në  vitin 1978-të, mbas Festivalit të këngës së Gjirokastrës. Kemi bërë  dy javë prova në Sarandë me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve dhe direkt kemi ikur në Janinë. Kemi dhënë koncertin e parë në zonën e çamërisë në Filat, Gumenicë, deri në Athinë.Kemi pasur shumë sukses. Midis të tjerave këndova edhe një këngë popullore  tradicionale greke  që ma  mësuan  në Sarandë.Për  vetë natyrën time të të kënduarit që i përshtatej  kësajë kënge, kënga u mirëprit. Unë nuk dinja greqisht por  ma mësuan.

Rruga e këngës sigurisht ka dhe studime. Përse ka studiuar Loreta?

Unë isha gjimnaziste në Ersekë, por dëshira e prindërve të mi ishte që unë të isha këngëtare klasike, sepse babai  im e donte shumë muzikën.Sakrifikova  shumë në ato vite sepse nuk  kisha bërë shkollë të mesme  muzike. Kur kam ardhur  nga Erseka në Tiranë, ku  babai më rrinte gjithmonë  nga mbrapa.Në Tiranë ndihmë të madhe më dha profesori që më jepte kanto Ramiz Kovaçi. Ai më drejtoi ku duhej në këtë rrugë. Bëhet fjalë në  vitet 1980. Unë studiova  për kanto në Akademi.Pastaj u dashurova me një djalë nga Berati dhe ika në Berat.Mbas Intstitutit të Lartë të Arteve u emërova  direkt  në Berat.

Po gjatë kësajë kohe ku keni kënduar?

Kam kënduar në Festivalin e Këngës Popullore  qytetare  të Tiranës, në Ansamblin e Valleve, kam kënduar në Opera, kam kënduar me Afërdita  Zonjën.

Vetë ju, ku ndjeheni më mirë si  soprano, apo si këngëtare popullore?

Edhe si këngëtare  popullore, por edhe si soprano lirike, koloraturë.Këndoja shumë muzikë klasike por edhe  këngë popullore qytetare.

Po në Berat çfarë keni kënduar më shumë?

Më afër  kam qenë me muzikën popullore qytetare. Berati kshite tradita të  jashtëzakonëshme. Ai ishte një qytet mbushur me aktivitete dhe që këngën popullore e pëlqente shumë. Në Berat më mbanin  si një  këngëtare  lirike. Aty fillova punë si mësuese muzike ku punova  rreth 12 vjet. Por njëkohësisht kam dhënë edhe recitalet e mia në Berat. Kanë qenë këngë popullore  por  edhe muzikë  klasike me pjesë të Verdit, Puçinit. Këngën popullore nuk e kam ndarë asnjëherë, dhe sidomos  këngën popullore të Tefta Tashko Koços.”Fryn veriu në mal të thatë”, “Dola në penxhere”, “Në  atë fushë të mejdanit”, janë  shumë këngë  që nuk më  kujtohen të gjithë  titujt. Më ka mbetur peng të realizoj  një recital vetëm me këngët  e Tefta  Tashko Koços sepse janë shumë të përshtatura për vokalin tim dhe i kam  shumë  për zemër.

Kur  ke ardhur  në Tiranë?

Unë kam ardhur  në vitin 1996. Kam filluar në Ansamblin e Këngëve  dhe të Valleve dhe isha me kontrat. Në  Teatrin e Operas  dhe të Baletit kam nga viti 2000 dhe  deri tani.

Koncertet tuaja jashtë atdheut ?

Thuajse në gjithë Evropën. Kryesisht kam dalë me  Ansamblin e  Këngëve dhe të valleve. Veçoj koncertet në Barcelonë, Austri, Mal të Zi. Kam shkuar  me grupin e Beratit.

Ju keni bërë një recital kohët e fundit, përse ishte ky recital?

Recitali ishte dëshira  ime, ëndrra ime.  E shikoj  që arti është në rënie. Para një viti, në Teatrin e  Operas realizova një recital me muzikë  klasike  dhe popullore, ku mora dhe një shokun tim. Këndova  vetëm një këngë popullore  dhe të  gjithë recitalin kam kënduar vetëm  këngë  klasike.

A keni bërë ndonjë album?

Jo nuk kam bërë  ndonjë album.Dua të bëj një album, por është e vështirë edhe nga ana ekonomike.E kisha ëndërr të kisha një album.

Çfarë pengu keni për në skenë?

Peng në skenë kam që nuk e kam realizuar që të isha unë soliste e parë e Teatrit dhe të Operas dhe të Baletit ndoshta edhe të Ansamblit të këngëve dhe të valleve.
 
Në këtë rrugëtim, sigurisht keni marrë dhe ccmime?

Dy çmime. I kam marrë në një festival të këngës popullore. Ka qenë i  njëjti  festival ku kam marrë çmim e dytë  dhe të tretë.

Sa këngë përmban repertori juaj?

Unë nuk jam e  mbështetur vetëm  në një trevë të muzikës popullore.Unë i këndoj të gjitha trevat. Kam kënduar këngë  shkodrane  me Bujar Qamilin në Berat, me  Ardit Gjebrenë që më mori në një koncertin e tijë recital.Këndoj këngën popullore  beratase që më përshtatet  shumë. Kam kënduar me grupin popullor  pleqtë e Beratit.Këndoj shumë serenatën korçare. Këndoj këngën tiranase, të Elbasanit.

Kush ka qenë dita më e bukur në skenë?

Dita ime më e bukur në skenë ka  qenë  festivali i vitit 1975, ku kam kënduar në Festivalin e Këngës  Popullore  në Tiranë, ku kam  fituar  çmimin e  dytë dhe të tretë. Kam qenë më vogla e festivalit, 16 vjeçe. Prezantuese ishte Silvana  Braçe.

Flitet shumë për disa këngëtare rë reja  që janë vetëm të bukura dhe nuk përcjellin art, kush është mendimi juaj për këtë?

Është e vërtetë. Unë kam qenë vetë pedagoge kanto për 12  vjet dhe kam punuar  shumë. Kam nxjerrë tre studente në Akademinë e Arteve ku dy prej tyre kanë bërë emër. Njëra është sot në Austri, tjetra është në Lion në Francë në  Teatrin e  Operas (kjo është një vajzë   nga Kuçova).Unë shikoj tek pedagogët sot, se fusin kontigjent pa qenë artistë . Sepse duhet të mbajnë vendin e punës dhe të plotësojnë orët që të paguhen. Çdo vlerë është kthyer në aspektin materiel. Pra del e këndon kushdo që thith spektatorë. Të rinjtë sot duan këngëtare të bukura. Vetëm të lëvizin në skenë. 

Kush është problemi më i madh sot i muzikës shqiptare?

Muzika shqiptare është bastarduar shumë.Për mua disa prej këngëtareve të mësipërme  nuk janë këngëtare, ato mund të bëjnë shoë për bukurinë dhe shumë të tjera, por vetëm këngëtare nuk janë..

Kush është idhulli juaj i muzikës  shqiptare?

Tefta Tashko Koço.

Po nga të huajt keni ndonjë këngëtar për zemër?

Mua më pëlqen shumë muzika greke.

Diku kam lexuar se keni qenë përfshirë në lëvizjen demokratike të vitit 1990?

Unë jam  demokrate.Por çfarë dua  unë  për  një demokraci të  vërtetë, nuk  kam për  ta gjetur  kurrë.Jam shumë e zhgënjyer. Të mos kuptosh që demokrate do të thotë se jam me PD.

Politika shqiptare i ka ndihmuar artistët dhe këngëtarët. A u ka krijuar kushtet dhe hapësirat e nevojshme?

Jo, apsolutisht. I ka rënduar shumë. Unë nuk shikoj  një ministër  kulture që të shikojë një shfaqje. Nuk e kam dëgjuar, apo nuk flet një herë se çfarë do arti dhe artistët  por  vetëm  biznesin, të vijnë turistë dhe  asgjë tjetër.

Po vajzës tuaj a ja ke përcjellë  këngën?

Ia kam përcjellë. Ajo ka kënduar shumë bukur edhe në “Ethet e së premtes”. Ajo studioi 8 vjet piano në liceun artistik. Ishte një pianiste e mirë, por  kur unë u shgënjeva, vajzës i dhamë drejtim tjetër. Ajo mësonte shumë prandaj për të gjetur rrugën e drejtë të artit e ccova për studime jashtë..Tani këtu  nuk mund të çash në art.

Artisti duhet të ketë edhe një performancë, ju kë  keni përparësi më shumë zërin  apo paraqitjen?

Të dyja bashkë

Sa  kohë i kushtoni lukut  në ditë?

I kushtoj shumë.Gjithë ditën ëndërroj për lukun tim për veshjen time.
Modën e ndiqni?

Unë kam patur  një gjysh në Amerikë. Kam qenë nga një familje tregtarësh  dhe jemi rritur me veshjet  e bukura.

Në këto momete  çfarë do të dëshiroje të bëje një album si soprano apo si këngëtare popullore?

Doja  të bëja  një album të këngës  popullore me këngë të Tefta Tashko Koços. E kam  ëndërr  dhe do ta  realizoj. Do të bëj një recital me këngë popullore të Tefta Tashko Koços.

Ç’është dashuria për Loretën?

Jeta pa dashuri nuk ka kuptim.Ku ka dashuri ka art, bukuri, vlerë.Dashuria është gjithshka.

Ke ndonjë ushqim të preferuar?

Unë pëlqej  shumë biftekët.

Mendoni se shumë  vlera njerëzore sot janë zbehur?

Shumë. Ndoshta  njerëzit janë shpërbërë nga  paraja e madhe por edhe nga fukarallëku  që filloi shumë shpejt.

Në  sistemin  komunist, a veçon ndonjë moment që e kujtoni me keqardhje dhe sot?

Ne  kemi vuajtur shumë nga ai sistem. Babain e kanë luftuar shumë. Ne kishim ca të afërm në Amerikë që na dërgonin plaçka.Unë edhe kur  vishja një pallto të ardhur nga Amerika  babanë tim e thërritnin në Komitet të Partisë. Edhe atë vetë kur  veshi një  xhup të tillë e  thërritën dhe nuk e veshi më deri sa  vdiq. Sot e mban vëllai im. E kam peng kur e shikoj.

Pushimet ku i kaloni?

Unë kam dëshirë terrenin malor. Por shkoj edhe në det.

Jeni e dhënë mbas guzhinës?

Shumë. Gatuaj vetë. Gatuaj  të gjitha gjërat.

A e shikon që politika shqiptare i ka lënë femrat mbas dore në vendimarrje ?

Është e vërtetë. Për mendimin tim  këtu nuk ka politikë. Këtu politika është tregëti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora