E enjte, 25.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: Një ide ”e vjedhur” në një festë

E shtune, 06.08.2016, 02:54 PM


Si u kthye një ide ”e vjedhur” në një festë.

Nga Gëzim Hoxha

-Ta vodhën idenë. – më tha vëllai im teksa e takova rastësisht mbrëmë në Festën e Miqësisë.

-Nuk thua shyqyr që e vodhën dhe po bëhet diçka. – ia ktheva unë. – Nuk e sheh se sa bukur është, çfarë atmosfere është krijuar.

-Jashtë e drejta e copyright –it vlen me miliona dollarë,- më tha një shok I tim vëllai,- pse nuk e shite idenë?

-E di,  po Shqipëri hesapi, pastaj unë nuk dua asgjë shyqyr që po bëhet diçka e bukur, kjo vlen më shumë se gjithçka për mua. – I thashë unë atij.

Ideja për organizimin e një feste ka qenë e kahershme tek unë. Shihja Elbasanin që kishte Ditën e Verës, Korça Karnavalet e famshme dhe Festën e Birrës, Tiranën Natën e Bardhë, Vlora Ditën e Flamurit, Lushnja Festën e Kongresit, Shkodra Karnavalet e saj, Laçi Ditën e Shnanoit, vetëm Fieri nuk kishte asnjë festë. Diçka për të ardhur keq sepse potenciali ekonomik nuk i mungon këtij qyteti.

Jeta e tij ishte kthyer në rutinë. Kjo u bë shkak për zbrazjen e qytetit nga fierakët e “VJETËR” dhe mbushjen e tij me të ardhur nga Mallakastra dhe nga ish komunat përreth. Mua më ishte krijuar ideja se edhe një thes me para po të kishe në Fier nuk mund t’i harxhoje dot. Imazhi artificial për Fierin si “QYTET I ARTIT” i krijuar me mund nga ish kryetari i mëparshëm i bashkisë nuk mjaftonte.

Për hir të vërtetës diçka ndryshoi me ardhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Ndeshjet e kombtares u bënë festa duke e kthyer shëtitoren në stadium. Po edhe këto mini festa nuk mundën ta shuanin urinë e madhe të fierakëve për të festuar.

Në një miting elektoral para se të mbaheshin zgjedhjet e 21 Qeshorit unë i drejtova një pyetje kandidatit për kryetar bashkie Z Armando Subashi. Të gjitha qytetet kryesore të vendit e kanë një festë vetëm Fieri nuk e ka një të tillë, a keni menduar të organizoni një të tillë? Ai mu përgjigj se e kemi menduar këtë gjë, por duhet gjetur diçka që të ketë kuptim për  Fierin.

Çfarë mund të kishte kuptim për Fierin? – pyeta veten atë natë duke shëtitur rrugëve pa rrugë të qytetit tim. Duke e njohur aq sa e njoh historinë e qytetit tim karakteirstika dalluese e tij është MIQËSIA. Duke u nisur dhe nga emri mendohet se ai e ka prejardhjen nga latinishtja ku fiera do të thotë panair, dhe pse?, sepse këtu organizoheshin panaire të ndryshme dhe njerëzit këtu ishin të hapur për të pranuar të tjerët në kuptimin e mirëfilltë të fjalës pra ishin shumë miqësor…

Thuhet se dhe Abdyl Frashëri është mirëpritur gjatë rrugës së tij për të organizuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ka bujt në shtëpinë e një beu e cila sot është kthyer në një lokal të madh (Bar Pizzeri Piazza). Të tjerë vizitorë të huaj e kanë përshkruar Fierin si një  vend të qetë dhe njerëzit e tij si  paqësor të qetë dhe mikëpritës. Njëra prej tyre ishte dhe Edit Durham ku në kujtimet e saj për udhëtimet e kryera në trevat e ndryshme shqiptare, ajo shkruan pothuajse të njëjtat gjëra për Fierin.

Pas lultës së dytë botërore dalin përsëri në pah vlerat mikëpritëse të fierakëve. Kështu në Fier gjetën një strehë me qindra kosovar të përndjekur nga serbët dhe po ashtu dhe kushedisa çam të dëbuar nga trojet e tyre në Çamëri nga regjimi i atëhershëm Grek. Me kalimin e viteve të dy këto komunitete u integruan dhe sot janë një vlerë e shtuar për Fierin. Por Fieri e tregoi përsëri veten edhe në vitin 1999 ku strehoi për muaj me rradhë me mijëra kosovar të dëbuar nga genocidi serb I atyre viteve. Këtu ata gjetën dhe bënë miq të rinj dhe të vjetër.

Arrita në një pikë sa ndjeva nevojë ta hidhja në letër këtë ide. Dhe u shkruajt një projekt – ide për organizimin e një feste me emër FESTA E MIQËSISË. Kësaj projekt ideje i mungonte vetëm parashikimi i kostove për organizimin e kësaj feste si dhe parashikimi i të ardhurave direkte dhe indirekte që do t’i vinin bashkisë nga organizimi i saj.

Ishte fund gushti atherë. Në mes të shtatorit  pritej të organizohej festa e çlirimit. Thashë me vete e ku ka më mirë një date dhe dy festa. Ia nisa me anë të Face Book-ut projekt - idenë time z Armando dhe nuk mora asnjë përgjigje. Sidoqoftë festa e çlirimit u festua ndryshe vitin e kaluar.

Para dy a tre ditësh gruaja sheh në faqe zyrtare në Face Book njooftimin se Bashkia e Fierit do organizonte FESTËN E MIQËSISË. Të dy u habitëm. Unë sa po bëhesha gati t’ia dërgoja me postë projekt - idenë edhe një herë kryetarit të bashkisë, kur ajo u bë realitet. Më herët unë pyeta gruan në do ishte më mirë t’ia jepja të shoqes një kopje të projekt idesë, por ajo më sugjeroi të mos e bëja.

Dhe ndodhi që në njoftimin e bashkisë thuhej se do të organizohej nga 4 gusht deri në 7 gusht, ora 20.00 deri në mesnatë, në sheshin “Nënë Tereza” FESTA E MIQËSISË. Të ftuar do të ishin zërat më të bukur të muzikës shqiptare: Endri dhe Stefi, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Anxhela Peristeri dhe Devis Xherahu.

Mbrëmë ishte data 4 dhe thashë hajde të shoh se ç’bëhet. Shkova dhe u kënaqa. Sheshi ishte mbushur plot e përplot. Ngado shihje njerëz që kërcenin, këndonin, pinin e hanin, shkurt pashë njerëz që kënaqeshin. Edhe pse bashkia nuk iu përmbajt projektit tim ku parashikoheshin 9 aktivitete të ndryshme që do ta kallnin Fierin krejt, edhe vetëm koncerti i organizuar, mjaftoi  të kënaqte gjthë ata njertëz.

Vajza të reja që kërcenin, burra e gra të ngritur në këmbë që këndonin, valle të hedhura rëndë – rëndë,  një nënë e re me një foshnjë në krah që kërcente nuk donte të shkonte në  shtëpi pa mbaruar festa edhe pse fëmijën e kishte zënë gjumi, një burrë që kërcente  me djalin e vet në krah, kjo ishte pak a shumë atmosfera ekzaltuese e kësaj feste.

Bashkia i paska rënë shkurt thashë me vete. Po dhe nuk kanë faj sepse Fieri është shndërruar në një kantier. Kanale që hapen e mbyllen si të ish hobi më i madh a loja më e bukur për dikë, rrugë që sistemohen, fasada pallatesh që suvatohen dhe lyhen, kjo është panorama mbizotëruese në qytet. Këto punë duheshin bërë me kohë. 26 vjet që nuk bëhet asgjë, pothuaj asgjë. Nuk kanë faj. - thashë me vete.

E kush tha se fierakët nuk dinë të festojnë. Fierakët e kanë mendjen vetëm për punë, - më tha një ditë një shoku im pastor, - ata nuk kujdedesen fare për shpirtin. Po kush i mblodhi e nuk festuan. Sheshet mbushen plot me detyrim nga frika për mitingje e jo më për festa.

Tani shpresoj që kjo festë të kthehet në traditë dhe të respektohet edhe nga pasuesit e kryetarit të tanishëm të bashkisë. Ku i dihet një ditë të bukur në të ardhmen kjo festë do të përfshihet në turet e ndonjë agjensie turistike. Po edhe nëse jo, ia vlen organizohet sërish sepse njerëzit janë ngopur me politikë tashmë dhe në të njëjtën kohë çdo festë shërben për arratisjen e tyre nga ky realitet mbytës dhe hallet e përditshme që të marrin shpirtin. Për ta mbyllur dua t’iu bëj një thirrje të gjithëve: “ Eja në Fiet të bësh miq”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora