E shtune, 20.04.2024, 02:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Sulmi terrorist në Mynhen

E merkure, 03.08.2016, 06:12 PM


SULM TERRORIST NË MYNHEN

 

Viti 2016 –

S’ do t’ harrohet kurrë për jetë !

Ditë e zezë 22 Korriku –

Terror t’ zi bëri armiku !

 

Ditë e Premte , n’ orët e vona ,

Lajm i zi erdh n’ vatrat tona –

Në Mynhen të Gjermanisë ,

Pushka e krimit ka kërdisë !

 

Lajm i zi tronditi botën ,

Gjermaninë dhe mbarë Evropën !

Lot e vaj kapluan Kosovën ,

Prindërit , miqtë edhe nënë loken !...

 

Në Mynhen , një psikopat –

Përmbi njerëz banë atentat !

Njerëz t’ pafajshëm , njerëz të ngratë –

I plagosi njëzet e shtatë !...

 

Terroristi i pa mend –

9 persona i vrau në vend !

9 personave ua mori jetën –

Ma në fund e vrau vetveten !

 

Terroristi që bëri zijan –

Ish gjermano – iranian !

Ish Ali David Sonboly –

18 vjeç krimin e solli !

 

Të plagosur dhe të vrarë –

Ka edhe mërgimtarë shqiptarë !

N’ këtë masakër të pa parë –

Tre shqiptarë mbetën të vrarë !

 

Armeja Segashi, 14 vjeçe –

Ra viktimë e dorës s’ keqe !

Vajza nga Dumnica e Llapit –

Ra viktimë e shpirt kasapit !

 

N’ këtë terror , nga dora e keqe –

Ra Sabina Sulaj, 14 vjeçe !

Diamant Zabërgjës nga Vushtrria –

21 vjeç iu shua rinia !

Nga Konçuli i Bujanocit,

I plagosur me plumba kocit –

Mbet i shtrirë Benet Adili ,

Zemërgurë ai zog bilbili !

 

Është plagosë Lumnije Azemi –

Prej nga është nuk dimë ta themi !

Por, me shpirt shprehim urim –

Sa ma shpejt të ketë shërim !

 

Për viktima t’ kësaj tragjedie –

Mbarë Kosova shpalli Ditë Zie !

T’ gjithë familjeve u shprehu ngushëllimet ,

Bashkë me ta i ndau pikëllimet !

 

Gjilan, më 22.07.2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora