E enjte, 25.04.2024, 05:27 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemaledin Salihu: Presheva nuk e përkrahu Erdoganin

E shtune, 30.07.2016, 05:38 PM


PRESHEVA NUK E PËRKRAHU TUBIMIN NË MBËSHTETJE TË  ERDOGANIT DHE TURQISË, POR U DISTANCUA NGA ORGANIZATORËT ANONIMË TË TIJ

Shkruan Xhemaledin SALIHU

Para disa ditëve në mjetet e informimit, TV Presheva, në disa portale, në faqet e mjeteve sociale, e tjerë u botua ftesa për tubim popullor në Preshevë, para Shtëpisë së Kulturës, në orën 17.30. Kjo ftesë nuk kishte titullar të organizimit të tubimit, edhepse Ftesën e shpalli dhe e reklamoi tubimin edhe TV Presheva, e cila ka qenë e detyruar, sipas ligjit mbi informimin ta emroj edhe titullarin apo organizatorin e tubimit. Ndodhën polemika të ashpra lidhur me tubimin se kush e ka thirrur, edhepse kryeredaktori i TV Presheva thonte se Policia dhe Shtëpia e Kulturës e kanë të ditur organizatorin apo titullarin e Tubimit.Unë si qytetar i Preshevës dua ta di, po sigurisht edhe qytetarët të tjerë, preshevarët dojnë ta dijne se kush ishte organizatori apo edhe organizatorët e tubimit.Ndoshta dikush e din dhe ka njohuri lidhur me sekretin e organizatorit, për mua dhe qytetarët e Preshevës, kjo ka mbetur sekret dhe organizatori nuk është shpallur.

Këto ditë të nxehta filluan edhe polemikat për e kundër mbajtjes së tubimit në oborrin e Shtëpisë së Kulturës, ku po at ditë duhej të mbahej edhe Manifestimi kulturor “Gëzimi Ynë” për bashkaatdhetarët tanë të Preshevës. Si duket edhe organizatori ra në kurth, sepse duhej ta prishte një manifestim kulturor, për ta mbajtur tubimin pro Erdoganit dhe pro Turqisë.

Kështu e zhvendosi vendndodhjen prej Shtëpisë së kulturës në terenin e sporteve të vogla në Preshevë, dikund afër Stacionit të Policisë së Preshevës.

Erdhi dita dhe të drejtën me ua thënë nuk e besova se në Preshevën shqiptare, pjesë e të gjitha lëvizjeve dhe kujtesës mbarëkombëtare do të ndodh tubimi.

Tubimi ndodhi dhe filluan menjëherë postimet dhe vide- inçizimet nga tubimi.I shikova me vëmendje, pjesëmarrësit ishin një numër i vogël, ndërsa numri më i madh ishte fëmijë me flamujë turqë dhe shqiptarë të manipuluar, që është e dënueshme sipas konventave ndërkombëtare manipulimi me fëmijë, sidomos në raste politike, por e keqja ndodhi se fëmijët në këtë tubim ishin vuar pararojë e manipuluesve organizatorë.

E ktheva disa herë video inçizimin dhe fotografitë, i hapa sytë shumë e me syza, nuk pashë preshevarë në tubim që meritojnë respekt dhe mund ta përfaqsojnë Preshevën atdhetare.

Edhe ata dy-tre preshevarë që ishin ulur në rendin e parë ishin manipuluar, nuk e di për çfarë interesa personale e familjare, sepse Presheva kur organizoi protesta dhe tubime popullore, thuajse gjithmno ishin masovike.

Në rendin e parë të tubimit ishin ulur disa banorë të Bilaçit, disa të Bujanocit dhe një numër i tyre ishin të panjohur për Preshevën,sipas mendimit tim ishin nga Turqia, mysafirë në Preshevë dhe Bujanoc dhe disa nga diaspora.

Shumica e këtyre në rendin e parë janë udhëheqës të shoqatave kulturore turke-shqiptare me seli në Bujanoc, Bilaç e Preshevë, të cilat financohen nga donatorë të Turqisë, në rastet e shumta nga TIKa, me seli në Ambasadën turke në Beograd.

Mesazhin në tubim të përkrahjes së Erdoganit dhe Turqisë e lexoi një turk, që nuk e dinte shqipen, jo pse nuk dinte të lexoj shqip, por me theks dhe shqiptim të fjalëve shqipe kishte problem.

Në këtë rast, çdo preshevar do ta lexonte si duhet mesazhin, e jo nga leximi doli një belbëzim.

Ajo që më ra në sy gjatë tubimit se fotografonte një hoxhë i komunës së Bujanocit, i cili udhëheq një shoqatë kulturore, poashtu jam i bindur se edhe video-inçizimin e ka bërë i njëjti apo edhe nëse nuk e ka bërë, bile e postoi në faqen e tij të Facebook-ut. Kështu nëpërmjet video-inçizimit të tij dhe fotografive të tij u reklamua tubimi në fjalë. Pra, përfundojmë se asnjë preshevarë, bile nuk e pamë të kishte ndonjë detyrë konkrete në këtë tubim, pos thashë të 2-3 pjesëmarrësve aty.

Presheva, këto ditë shumë u polarizua lidhur me ngjarjet në Turqi, grushtshteti që ndodhi në Turqi është çështje e brendhsme e Turqisë, ajo do ta zgjidhe problemin e saj.

Presheva, asnjëherë nuk ishte pjesë e lëvizjeve antikombëtare, por në historinë e saj gjithmonë ishte pjesë e Lëvizjeve mbarëkombëtare, ndoshta jo në intensitetin e dramës së Kosovës, por gjatë historisë Presheva e ndjeu këtë dramë edhe në kurrizin e saj, sepse ishte pjesë integrale e popullatës shqiptare me Kosovën, me Shqiptarët në Maqedoni.

Presheva kësaj here nuk ishte organizatore e këtij tubimi, por manipuluesit nga Bujanoci dhe Bilaçi duke mos pasur guzim që ta organizojnë në Bujanoc apo edhe në Bilaç/ndoshta edhe nuk e patën mbështetjen atje/ gjetën klimë të volitshme, shfrytëzuan kuadrotë shqiptare në pozita kyçe edhe të policisë dhe organizuan tubimin në fjalë. Për mua këta deshën ta njollosin Preshevën atdhetare apo ta shfrytëzojnë famën e Preshevës liridashëse, për të arritur suksese tubimi në Preshevë,  por edhe jashtë Preshevës.

Ashtu edhe ndodhi TRT e Turqisë, TV shtetëror lajmëroi se edhe Presheva po e mbështet Turqinë dhe Erdoganin në masat që po i ndërmmerr pas grushtshtetit në Turqi:

“Në Serbi qyteti me më së shumti përkrahës sipas TRT-së është Presheva, një qytet i banuar me shumicë banorësh shqiptar.

“Në regjionin e Preshevës, në jug të Serbisë, ku shqiptarët përbëjnë shumicën, ka pasur demonstrata kundër puçit të FETO-s. Demonstruesit dëshmuan se asnjë fuqi nuk mund ta shtyp vullnetin e popullit”, raporton TRT.

Vendi i dytë që përmendet si qyteti me më së shumti përkrahës të Erdoganit është Shkupi.

Kjo ishte një rrenë e kulluar nga ana e televizionit turk për Preshevën dhe protestuesit e saj që nuk ishin nga Presheva. Ju që organizuat këtë tubim nuk iu falet kurr nga preshevarët dhe Presheva. I keni borxh Preshevës, se deshët ta përlyeni në këto punë që Presheva nuk i organizoi.Fal juve ardhacakë në Preshevë, doli në shtypin e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë se edhe Presheva organizoi tubim në mbështetje të Erdoganit dhe Turqisë.

Presheva është më e aftë se ju, më atdhetare dhe din shumë më mirë se ju të organizohet për çështje kombëtare e jo tubime të tilla politike që nuk çojnë peshë për Preshevën dhe çështjen e saj kombëtare. Ju e shitët, e përdhosët  mirësinë, lirinë e Preshevës. Më kurrë mos provoni diçka të tillë në emër të Preshevës, mundeni vetëm në emër të Juaj. Kurrë, mos provoni t’i ngacmoni ndjenjat e preshevarëve dhe bujarinë preshevare. Kurrë.

Të kuptohemi nuk i aprovoj grushtshtetet, sepse demokracia nuk duhet të përmbyset me mjete force, por kjo që po ndodh në Turqi është për të menduar gjatë dhe pa emocione. Tekefundit, Turqia ka forcë që në mënyrë demokratike t’i zgjidh problemet e saja, por edhe këtë situatë.

Pas grushtshtetit Turqisë, menjeherë i erdhi mbështetja nga Obama dhe Amerika, më vonë dhe nga Merkel e Gjermanisë.

Në Preshevë Alternativa u deklarua se nuk e mbështet  tubimin, se distancohet nga tubimet anonime, se kanë probleme më të mëdha se tubimi, çka duhet përkrahur në këtë drejtim.

"Komuna e Preshevës ka mjaftueshëm probleme të grumbulluara viteve të fundit. Ndryshimet politike që ndodhën gjatë këtij viti, nga individ dhe grupacione të caktuara nuk janë pranuar me pozitivitet. Andaj, vazhdohet me tentative të shmangies së vëmendjes nga problemet e qytetarëve tanë dhe orientimi i saj kah problemet rajonale bile edhe aso ndërkombëtare", thuhet në reagimin e Alternativës për Ndryshim.

Sipas APN-së 1ëllimi i vetëm i këtyre iniciativave është përçarja e popullatës dhe pengimi i zhvillimeve pozitive në komunën tonë.

Andaj, Alternativa për Ndryshim me këtë rast distancohet nga çdo lloj organizimi i tillë si dhe fton elektoratin e vet dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë që në asnjë mënyrë mos të bijnë pre e ftesave anonime për tubime që si temë kanë zhvillime rajonale dhe ndërkombëtare dhe të shijojnë kohën me bashkatdhetarët tanë nga diaspora./Titulli.com.

Për mua e mbështeti edhe TV Presheva, e cila disa ditë e emitoi thirrjen për tubim pa titular.Poashtu për tubimin u deklarua Shoqata kulturore “Dituria”, e cila sipas aktiviteteve që organizon shtrihet edhe në Bujanoc dhe posedon mjete financiare të konsiderueshme, pa ia ditur burimet.

Sa jam i informuar, mbështetje të tjera dhe prononcime të institucioneve nuk pati, pos edhe kryetarit të PDSH-së, z.Ragmi Mustafës, i cili u prononcua se pas tubimit nuk qëndron PDSH-a. Kundër u deklarua edhe poeti preshevar, Bilall Maliqi, e tjerë.

Shtrohet pyetja e logjikshme, a thua pse organizatori apo organizatorët zgjodhën Preshevën, kur shumica e atyre që prezentuan në tubim ishin nga Bujanoci, më së paku pati nga Presheva.

Shumë më habiti përkrahja e një atdhetari preshevar, i cili haptas u deklarua në mbështetje të tubimit. Sigurisht se është e drejt e tij legjitime të ketë edhe mendim pro, por duke e ditur veprimtarine e tij, insistimi pro tubimit ishte i kuptueshem, por jo i arsyeshëm.

Edhepse, një banor i Preshevës, i ardhur nga Bilaçi ishte prezent aty, udhëheq me një shoqatë humanitare dhe ndoshta është edhe ndër organizatorët, nëse jo, kërkoj falje nga ai dhe ajo.

Pra, Presheva nuk ishte as organizatore, as titulare e këtij tubimi. Presheva me lirinë e saj, me atdhetarizmin e saj u keqpërdor nga organizatorët e tubimit, për të marrë poena personal edhe të shoqatave të tyre që janë të lidhura me donatorët nga Turqia.

Të kuptohemi, Turqia është shtet mik i joni, por miku mik, në shtëpi time jam i zoti vet.

Presheva pati emra të njohur, personalitete të shquara, veprimtarë të dalluar të Rezistencës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, duke filluar që nga Dardania e deri më Luftën e UÇPMB-së.

Të theksojmë disa thënie: Patrioti preshevar, Ibrahim Kelmendi: Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë; thënja e historianit nga Nasalca, Dr. Shukri Rahimi:Historia e popullit shqiptar është e pa ndarë, prandaj edhe, këto treva i konsiderojë si të tilla, të ndara artificialisht.

Ramiz Abdyli: “Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve përreth, siç është treva e Bujanocit

dhe e Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore të Karadakut, sikundër viset tjera shqiptare

, jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë robërisë së huaj shekullore, por me pjesëmarrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të përvuajtur, por krenare dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare. Kontributi i tyre është i çmueshëm sidomos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek XIX, përfundimisht me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme Antiosmane, që u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjarjeje më të rëndësishme në historinë tone”.

Pra, qysh me kohë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në Lëvizjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha Lëvizjet politike të Shqiptarëvë të  ish’Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim kombëtar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora