E premte, 29.03.2024, 09:09 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: A do të shuhen mejtepet e Gulenit dhe xhamitë e Erdoganit?

E enjte, 28.07.2016, 08:03 PM


A do të shuhen mejtepet e Gulenit dhe xhamitë e Erdoganit?

Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin.

Nga Gani MEHMETAJ

Mejtepet shkombëtarizuese të Gulenit erdhën në Kosovë kur Turqia i ripushtoi xhamitë. Vehabistët e Arabisë Saudite i ndihmuan. Serbia fërkonte duart, sepse fatkeqësia që po u binte mbi kokë shqiptarëve, nuk e kishte imagjinuar as në skenarët më të errëta që i sajonte në laboratorët e veta. Qindra mulla (mësues) u instaluan nëpër mejtepet e porsahapura, mijëra instruktorë të islamizmit të skajshëm anadollak e vehabistë u shpërndanë nëpër territoret shqiptare më shumë se kurrë më parë. Xhamitë mbinë si kërpudhat pas shiut aty ku nuk pati kurrë xhami: skaj rrugëve magjistrale e kombëtare, afër objekteve strategjike e simboleve kombëtare.

Në fillim talleshim me shpellarët e Anadollit e beduinët e shkretëtirës, më pamjen, veshjet e  primitivizmin e tyre. Pastaj reaguam kur arabët e turqit e ndihmave "humanitare" preknin në moralin e grave të veja, veçmas në Drenicë, apo i kushtëzonin fëmijët që të recitonin lutje në gjuhën arabe, nëse donin t'i shijonin hurmat. Dikur i heshtëm shantazhet e arabëve e turqve që ua bënin grave të veja, i heshtëm kur i morën vajzat tona grua të tretë apo të katërt në haremin e tyre, i heshtëm sharjet që i flisnin kundër SHBA-së, shpëtimtarit tonë. Gulenistët, erdoganistët, vehabistët e djajtë e tjerë bënin punën e tyre. Bënin garë kush do t'ua shpërlante trurin më shumë të rinjve. Ata po e përhapnin ideologjinë më të egër që ka njohur historia njerëzore. Fryma e tyre nuk ishte përhapje e fesë, ishte nxitja e luftës fetare, konfrontimi dhe përgjakja brendakombëtare. Ata tërë kohën kanë vjell vrer kundër bashkëkombësve tonë të fesë katolike, kundër heronjve kombëtarë, kundër mënyrës së qytetëruar të jetesës, ata predikonin jetën e shpellave e të shkretëtirave. Veprimtaria e tyre që në fillim doli nga xhamitë në rrugë, u përhap nëpër institucione shtetërore e publike, duke gllabëruar struktura të tëra zyrtarësh.

Fryma turke në shkollat e Gulenit e xhamitë e Erdoganit nuk është fe, por ideologji shkombëtarizuese, e kobshme për ne, sikurse ishte e kobshme ideologjia komuniste serbe që zuri rrënjë në Shqipëri e në Kosovë. Medresetë guleniste e mejtepet e xhamitë e Erdoganit në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, përpiqen t'i shkombëtarizojnë nxënësit shqiptarë, t'i kthejnë kundër nesh, duke i mësuar se ata janë nipa të turqve selxhuk- osmanlive e jo nipa të arbërorëve. Historinë tonë ua shtrembërojnë në mënyrë të frikshme, ashtu sikurse e shtrembëronin dikur serbët. Nëpër mejtepe guleniste e xhami erdoganiste neve na quajnë ardhacakë, kurse serbët qenkan vendës! Nxënësit nga medresetë e mejtepet dalin të gjymtë, të hutuar, janë fëmijët më fatkeq në botë, sepse nuk e dinë çka janë, kujt i përkasin, për kë duhet të luftojnë, nuk e dinë ku e kanë atdheun. Të gjithë ata që kanë shkuar në luftën e e ISS-it nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia ishin nxënës të medreseve e mejtepeve. Ata që predikojnë mos durimin fetar janë nga medresetë e mejtepet.

Pjellë e financimeve të Ankarasë janë  xhamitë-kazerma, ku e himnizojnë kryetarin e shtetit të huaj, Erdoganin, kurse në jo pak raste e kanë fyer presidenten e shtetit tonë, që është e palejueshme dhe imorale. Por nga shumë hoxhallarë është luks të kërkosh moral, ata janë jeniçerë, mercenarë që bëjnë çdo gjë për para: i morën në qafë një pjesë të të rinjve, i ndërsejnë kundër shqiptarëve katolik, ortodoks, protestantë, agnostik e ateist. Të vjen ndotë kur e dëgjon hoxhën çerkez me pamje të shëmtuar duke recituar në gjuhën shqipe një poezi përgjërimi për Erdoganin, kryetarin e shtetit të huaj. Poezia ishte shkruar dikur për diktatorët Stalin e Tito, kurse hoxha e përshtati për Erdoganin, por në të kishte nxitje të frikshme të urrejtjes, sepse sipas hoxhës qafirat dhe e tërë bota po e luftonte Erdoganin. Ai nxiste luftën islamike kundër botës më në krye kryetarin e vet. Ky aziatik mi kujtonte hoxhallarët e fëmijërisë sime që e lavdëronin me servilizëm Titon e Rankoviqin.

Një hoxhë tjetër recitonte si pionieri i Titos, kinse Turqia po na mbanë më bukë! Meqë ai e ha bukën e turpit nga Turqia, i errën sytë e gënjen edhe për të tjerët. Bukën e turpit e hanin qindra hoxhallarë të cilët e lavdëronin Jugosllavinë, që "po na mbante në bukë", thoshin ata maskarenj.

Menjëherë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, Ankaraja nisi 14 hoxhallarë në Kosovë me mision të caktuar. Po pavarësia e Bashkësisë Islame të Kosovës? Tërë jetën këtë bashkësi jeniçerësh e urdhëroi Beogradi, sot e ka në dorë Anakaraja, Moska e Rijadi, asnjëherë nuk ishte e shqiptarëve, nuk është as sot, është një bërthamë antishqiptare. Hoxhallarët e paftuar erdhën të luftonin shqiptarizmin që nisi të rezistonte brenda disa xhamive, erdhën të luftojnë gulenizmin, një ideologji po aq antishqiptare.

Mbështetjen për Erdoganit në territoret shqiptare e nisen disa portale, ftuan jeniçerët të dalin në mbrojtje të Turqisë. Një portal nga Lugina e Preshevës, i fton preshevarët të dalin në mbështetje të Erdoganit, "aleatit të SHBA-ve", sikurse gënjen ky portal, madje vazhdon gënjeshtrën "Turqia na ndihmoi para, gjatë dhe pas luftës!", prandaj o burra, ta mbështesim Erdoganin. Por i dolën ca gra tw paburra, vogëlush e çupa puberteti. Kurrë nuk i ftoi ky portal shqiptarët të ngrihen për mbrojtjen e të drejtave kombëtare që ua shkel Serbia më të dy këmbët.

Nuk janë vetëm mejtepet e medresetë me xhamitë që kultivojnë kundërshtarë të shtetit tonë. Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin. Edhe në një lagje të Preshevës dolën 20 veta, kryesisht gra muhaxhere nga Turqia e ndonjë vajzë e manipuluar vendëse që e joshën me bursë sa për t’i filmuar agjencia turke Anadolli, e cila i ftoi në demonstrata. Dikur po këta “turq” i ftonte Agjencia serbe Tanjug ta mbështesnin Milosheviqin dhe i filmonte.

Këto grupe jeniçerësh rrënimtarë, nëse i lejojmë, nesër mund të bëhen të rrezikshëm, mund ta destabilizojnë shtetin tonë, atëherë kur t’i ftoj Turqia, sepse ky shtet është duke e provuar ndikimin në Kosovë përmes jeniçerëve. Minoritarët "turq" nuk janë më urë afrie me Turqinë, ata po bëhen grupe rrënimtare të shtetit të Kosovës. Pas disa muajsh mund të fillojnë përplasjet e mëdha Ankara-Prishtinë, kur do të shkëputemi përfundimisht nga tutela turke e t’i ngjitem trenit të BE-së. Besimtarët tru shpërlarë janë rrënimtarët tjerë të shtetit, prandaj policia e shërbimi ynë inteligjent duhet t’i kenë parasysh, sepse nesër do të dalin hoxhallarët në minare e do të thërrasin xhematin për ta rrënuar shtetin tonë: 14 hoxhë nga Turqia nuk erdhën më kot. Ata i dërgoi dikush me instruksione...



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora