E shtune, 20.04.2024, 04:54 AM (GMT+1)

Mendime

Zeqa: Bashkimi imagjinar i territorit të Kosovës!

E enjte, 28.07.2016, 08:02 PM


Bashkimi imagjinar i territorit të Kosovës!

Shkruan Florim Zeqa

Gjendja katastrofale e krijuar në vend si pasojë e një klase politike të papërgjegjshme, ka bërë që në mesin e popullatës të krijohet bindja, se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që mirren me poltikë janë mashtrues e intrigantë, hajna dhe uzurpator të institucioneve shtetërore!

Kur lidereve shtetëror ju mungon përgjegjësia morale, kultura e respekti ndaj qytetarëve të vet, atëherë ata shndrrohen në mashtrues, shkelës dhe uzurpatorë te lirisë dhe demokracise, shkatërrues të ardhmërisë, thyrës të shpresave të qytetarëve për të jetuar në vendin e shenjtë të lindjes së tyre.

Gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë diskurs i politikave ditore të liderëve shtetëror, të cilat agjendat e tyre ditore i realizojnë në rrjetin social FACEBOOK!

Kështu, në pesë vjetorin e rënjes heroike të policit Enver Zyberit në veri të vendit, presidenti i vendit e shfrytëzoj faqen e tij "zyrtare" në facebook për ta kujtuar policin e ndjerë.

Ja postimi i presidentit:

"Pesë vite më parë ra heroikisht në krye të detyrës Enver Zymberi, të cilin sot e kujtojmë me krenari, duke nderuar sakrificën, jetën dhe veprën e tij, si shëmbëlltyrën më të mirë se si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit.

Integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës mbajnë gjurmët e lavdishme të rënies heroike të Enver Zymberit.

Çdoherë kur kujtojmë 25 dhe 26 korrikun e vitit 2011, kujtojmë sakrificën e grave dhe burrave policë të Kosovës, që bënë të mundshëm bashkimin e Kosovës".

Nga ky postim, dalin shumë të pavërteta, duke filluar nga kushtetuta e shkelur, ligjet e pazbatuara në veri e deri të mosbashkimi territorial i Kosovës.

Pikërisht aksioni i paparamendur mirë i zotit Thaçi i 25 korrikut 2012-të, dhe tërheqja e mënjëhershme pas pak orësh, përveq humbjes së jetës së policit Enver Zymberi dhe plagosjen e shumë të tjerëve, shkaktoj ndarjen më të thellë territoriale. Nga ajo ditë e kemi të vendosur Barrikadën mbi urën e lumit Ibër nga ana e pushtetit paralel serb në veri, e cila përveq ndarjes së qytetit, ndau edhe sovranitetin e shtetit në dysh. Ndryshimi i kohëpaskohshëm i pamjes së Barrikadës, bëhet me qëllim të rikujtimit të pushtetarëve në Prishtinë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës!

Përderisa aksioni i 25 korrikut 2012 prodhoj barrikadën mbi urën e lumit Ibër, bisedimet e Brukselit prodhuan asociacionin e komunave serbe (Zajednicën).

Dhe presidenti Thaçi, me vetëdije po harron se as njëra dhe as tjetra nuk i kontribojnë bashkimit të territorit, sikurse qeë harron se shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës, i kaluan 17 vite në ankth; nën presion të vrasjeve, rrahjeve e maltretimeve të pa ndërprera,...pa mbrojtjën e përkrahjën e askujt; as të shtetit të tyre e as të ndërkombëtarëve. Duke u munduar të mbijetojnë në vatrat e tyre stërgjyshore, më të vetmin qëllim që t'i qendrojnë besnik pragut të shtëpisë së vet, që ajo tokë e gjakosur më gjak shqiptari të mos bëhet kurrë serbe.

Përderisa ajo pjesë të jetë e pushtuar nga Serbia, asnjë shqiptar i Kosovës nuk e ka të drejtën për t'u ndjerë i lirë e i pavarur.

Sikurse nuk ka liri të pjesshme, nuk ka as pavarësi te pjesshme

Shteti është një formë e zgjëruar e familjes, kush e kupton ndryshe është largë realitetit dhe vlerave të civilizimit njerëzor. Në familje sikurse gëzimin, ashtu edhe pikëllimin e ndjejnë të gjithë njësoj. 

Opcionin e shtrirjes së sovranitetit në veri, pushtetarët sikur e kanë harruar, ashtu siq e kan harraur të kaluaren e tyre të të qenit çlirimtarë të vendit...

Tanimë opcioni i shtrirjës së sovranitetit në veri është zavendësuar më dialog politik më palën serbe, që s'është gjë tjetër veqse legjitimim i ndarjës së asaj pjese.

Para çdo dialogu me Serbinë, kjo e fundit do duhej kushtëzuar me njohjen e Kosovës shtet, më shpërbërjen e strukturave të saj në veri, më ndriçimin e fatit të të pagjeturve, më kërkim falje e pagim të dëmëve të luftës, më kthimin e librave katastral,... e më shumëçka tjetër që e obligon atë si shkaktare e shumë plagëve e vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë tash e njëqindë vjet më parë.

Dialogu politik në mes dy partnerëve të pabarabartë, është një lojë politike e ndërkombëtarëve, që padyshim do të ketë konseguenca negative për të ardhmen e shtetit të ri e të pa konsoliduar të Kosovës.

E thëmë këtë për faktin së kosovës i mungojnë dy elemente themelore të shtetësisë së saj;

1) sovraniteti dhe integriteti teritorial i saj,

2) forca mbrojtëse (ushtria) që i delë zotë të parës dhe e garanton atë.

Përderisa në të kaluarën, Ura mbi lumin Ibër ishte sinonim i bashkimit të qytetit, tani është shëndrruar në një pikë të dhimbshme të ndarjës. "Parku i paqës" mbi ketë Urë, është shndrruar në një gërmadhë trishtuese për qytetarët e pjesës jugore të Mitrovicës,... është shndrruar në një simbol turpi të ndërkombëtarëve e qeveritarëve të Kosovës, të cilët nuk janë në gjëndje të  largojnë  barrikadën mbi Urë dhe të sigurojnë lirinë e levizjës së njerëzve nga të dy anët e qytetit si e drejtë universale, kur në të njëjten kohë e gënjejnë popullin me frazat utopike për integrime euro-atlantike, liberalizim vizash, etj.

Përderisa vazhdon të jetë kjo gjëndje në veriun e vendit, nuk ka arsye askush nga qeveritarët dhe "patriotet" të krekoset për merita dhe rrahagjokse, për merita të çlirimtarëve e shpetimtarëve të vendit,... për më tepër të thuhet se vendi ka fituar pavarësi të plotë, është një fyerje e rëndë për të gjithë banorët e pjesës veriore që tash e 17 vite jetojnë largë shtëpive të tyre, si refugjatë në Kosovën e "pavarur".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora