E premte, 19.04.2024, 04:54 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Jo me eufori, te veprojme si shtet

E merkure, 27.07.2016, 08:00 PM


Jo me eufori, te veprojme si shtet.

Nga Zejdush Kastrati

Kerkesa e Shoqates se gazetareve te Kosoves, por edhe disa te tjereve ,  qe te debohet ambasadorja turke nga Kosova, te shpallet "person non grata", ti dergohet note proteste Turqise, pas rastit "Buzhala", nuk besoj se do te arinte ndonje efekt te madhe dhe qe do te ndikonte qe Turqia dhe sejmenet e saj ketu ne Kosove, do te ndryshonin dicka ne te mire te Kosoves, por mund te ndodh qe te na vij nje ambasador-e edhe me "katil",  dhe (ndoshta) edhe pasojat mund te marrin kahje edhe me te padeshiruar.

Por per te treguar se ne jemi shtet, se funksionojme si shtet,  se kemi ligjet dhe Kushtetuten tone , se kemi sovranitet, se jemi mbeshtetes te se drejtes dhe frymes demokratike, se respektojme ne maksimum edhe miqte tane, por mbi te gjitha e duam me se shumti vendin tone dhe kete Kosove, duhet qe me urgjence dhe pa pardon( jo vetem Turqise) tua bejme me dije se Kosova nuk ka nevoje per hoxhallare te paguar nga Turqia, per shkolla turke ku madherohet sulltanati e indoktrinohet rinia me histrori te rrejshme, nuk ka nevoje per biznese turke qe jane hapur anekend Kosoves ku mbishkrimet ne lokalet e hapura jane vetem ne gjuhen turke pa asnje shenje te shtetit tone, pastaj te nderrmiren masa qe te kufizohet volumi i thirrjes se azanit nga hoxhallaret neper xhamit (pa perjashtuar edhe katedralen), te hulumtohet ne detaje pasuria e shumices se liderve fetare, te verifikohen format dhe rruget e privatizmive te shumeta ne Kosove. ku pronare jane kompanite turke, ...

Me se paku kemi nevoje te acarojme raportet me Turqine, jo vetem si shtet i fuqishem dhe me ndikim, por edhe per shkak se ne kete shtet jetojne me miliona shqiptare, te cileve nuk u ndihmojme as me largimin e ambasadores e as me not verbale , e ne veqanti per shkak te nje kerkese per arrestimin e nje gazetari kosovar.pasi qe jemi deshmitar se lidershipi i ketij vendi ka humb arsyen,  dhe kjo u verejt me skenat trishtuese qe kemi pasur rastin ti shohim,  kur sillet me brutalitet dhe dhune te papare ndaj ushtareve te vet,  te cilet vetem kane zbatuar urdherat e eproreve te tyre.

Jo me eufori, te veprojme si shtet, dhe ky do te ishte mesazhi me i mire.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora