E shtune, 18.09.2021, 06:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Mes traditës dhe modernes

E marte, 26.07.2016, 07:59 PM


NË MES TRADITËS DHE MODERNËS

(Fitim Sulo, “TË GJALLËT PËR SEHIR…”, Roman, Tiranë: Mokra 2006)

Artisti dhe shkrimtari, Fitim Sula, me romanin e tij “Të gallët për sehir…”na vjen nëpër rrjedhat e së djeshmës duke u munduar të kullohet nëpër prrigat e të sotmës sonë, si domosdoshmëri imediate e një shoqërie në trazicion, për t`ju rikthyer njerëzorës, e cila ka kohë që është futur rrugës njëkahore!…

Nga Remzi Limani

Romani si konstrukt letrar i titullar “Të gjallët për sehir…” të autorit, Fitim Sula, pa dushim nxjerr në pah dukuritë  e shëmtuara të një shoqërie në tanzicion e sipër… Një shoqëri, e cila në rrafshin kombëtar, na vjen e zhveshur nga kodet e njerzillëkut, aq më tepër,  pa hezitim garon të vishet me petkun e djallit, çfarëdo ngjyre qoftë ai… Mbi këtë bazë, autori, Sula, jep sqarime të bollshme për ta kuptuar kohën dhe hapësirën në të cilën luajnë daullet e arushanit të përjargur nga lakmitë e çastit dhe pangopësia e tij, të cilat bëhen mollë sherri e një shoqërie pa ndonjë konstrukt të mirëfilltë mendorë për të ardhmën  e saj. Sido që të jetë, proza e ndërtuar e romanit në fjalë, ka një kronologji të ngjarjeve dhe rrjedhen e duhur për lexuesin, të cilin nuk e vë në siklet për ta kuptuar atë që shtjellohet në prozën moderne. Tani, artisti, Fitim Sula, që në fillim ngjarjen e fillon me lehjen e qenve dhe poterën e tyre e cila e prish qetësinë e një qyteze të vogël, prej nga nisin rrëfëmet nëpër kokë dhe hapësirë. Personazhi kryesor, Guxim Burreli, sikur bie ndesh me atë që kishte vjelë nga shkollimi i tij paraprak dhe, me dashje fillon të hulumtojë nëpër shtjellat e historisë kombëtare, ngase, nuk i përputhej me atë që kishte mësuar. Pra, Guximi furnizohet me literaturë nga fusha e historisë - madje bie ndesh edhe me Barletin në kuptimin e sajimeve historike… Në këtë kontekst, z. Sula, romanin e tij e ngreh nëpër vijat e ndershmërisë dhe të së vërtetës. Mëtej, siç mund të na servon jeta shumë të papritura, edhe Guximi, baba i dy fëmijëve bie në kurth të një dashurie. Ajo ishte një grua e re, të cilën jo rastësisht autori e pagëzon me emrin Pranverë, sepse në kuptin stinor, pranvera vjen pas acarit dhe të njejtin emër në mënyrë metaforike e lidhë me pranveren e nëntëdhjetë e shatës, kur trazirat në Shqipëri dalin nga korniza e arsyes dhe qyetet mbushen me gëzhoja plumbash nga të katër anët.

Në tërë këto katrahura të shumta të kohës, Guximi, përjetoi shumë përipeci, që nga vdekja tragjike e të dashurës deri te pakënaqësitë e shumta brenda shoqërisë, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Ndaj, qëllimisht dhe më të drejtë, Guximi rrahte rrumbat e gjithë kambanave, për t`i shtjelluar të këqiat e shumta, duke filluar që nga kurbetit, i cili po e humbë identitetin kombëtar, kacafytja me mentalitetit provincional, vetëdijësimi për autokritikë individuale dhe atë kolektive, zhdukja e thashethemeve të pakripura dhe shumë dukuri tjera negative, të cilat na kanë mbetur gozhda në tru!...

Së këndejmi, romani në përgjithësi ka një çasje të lakmuar dhe të kapshme për të gjitha struktuarat e lexuesëve. Pra, proza e Fitim Sulos, ka një pasqyrim lucit, nga e cila e shohim vetvetën dhe të tjerët rreth nesh… Të tjerat, ia lëmë lexuesit, që me ëndje t`i shpalosë vetë dhe t`i përjetojë ashtu siç i ndjen!....



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora