E marte, 19.03.2024, 11:55 AM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Liman Zogaj: Monaliza në shtigjet e dritës

E diele, 24.07.2016, 01:01 PM


MONALIZA NË SHTIGJET E DRITËS

Nga Liman Zogaj

Shqiptari: E nderuar! Duam të Ju prezantojmë për lexuesit tanë!

-Po! Unë jam Monaliza Aliko, nga Durrësi i Shqipërisë. Tash e një vjet jetoj bashkë me familjen time në Minden të Gjermanisë.

Shqiptari: Diçka për shkollimin dhe jetën në Durrës?

-Tani jam në moshën 15 vjeçare. Shkollimin Fillor e mbarova në Shkollën „Bedrie Bebëziqi“ në Durrës. I kam të freskëta dhe të pa harruara kujtimet për mësueset e dashura: Nimete Cani, Eleonora Delijaj e të gjithë mësimdhënësit tjerë që ishin aq të vyeshëm e të dashur për ne nxënësit e shkollës sonë.

Shqiptari: Monaliza! Si ishte dikurë me shoqet dhe shokët që jeni rritë së bashku, dhe tani këtu në megrim, një një ambent të ri?

-Unë jam e betuar se kudo që na përplasin valët e jetës, kujtimet për shoqet dhe shokët e fëmijërisë nuk harrohen, sepse jemi rritë bashkë, këmi bëlbëzuar bashkë, thjesht jemi rritur pa e ditë së unë do marr botën në sy. I kisha për zemër shoqet Geralda Elezi, Angjela Gjepali dhe shumë e shumë tjera.

Shqiptari: Tani Monaliza ka gjetë shtegun e dritës...

-Ka një vit që me familjen time, me babin Andi, me nënën Rudina dhe me vëllain Blendin jetojmë dhe angazhohemi shumë në qytetin shumë pitoresk, në Mindëe. Babai dhe nëna punojnë, ndërsa unë dhe vëllai ndjekim shkollën dhe merremi edhe me sport.

Shqiptari: Në një gazetë gjermane ishe në faqen e parë, dhe sipas artikullit bazë Ju jeni një futboliste që premton shumë?

-Unë jam e angazhuar në Klubin e Futbollit SV Oesbern në qytetin Lendringsen. Në këtë vatër të sportit kemi kushte shumë të mira dhe tani jam në kulmin e angazhimit për ta dhënë talentin tim në fushën e blertë të futbollit. Trajneri shumë i vyeshëm Chrisetian Buch, dhe futollistët që jemi, kemi rezultate shumë të mira dhe presim rezultate e suksese të reja…

Shqiptari: Aktorja Teuta Turku na tha: Monaliza po ta ketë fatin të dalë para Jurisë profesionale në manifestime muzikore, ajo do jetë e zgjedhura dhe do t’i mahnisë edhe Juritë më profesionale dhe gjithë spektatorët.

-Unë, tani kam nis shtegun e ri. Jam futboliste dhe jam përkushtuar me të gjitha forcat aty. Kam dëshirë të shkoj deri në majat më të larta të suksesit. Kam dy dëshira në jëtë: të më ecë mbarë deri në ekipin e reprezentacionit të Gjermanisë, dhe me shumë zemër do të angazhohesha edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Jam shumë e përkushtuar, por fillimi i mbarë më jep energji të reja. Ndërsa për muzikë, jam e bindur se kam zë që do më shpiente edhe në nivele të mira për interpretim.

Shqiptari: Na gëzon optimizmi Juaj. Po tani ku jeni?

-Jam nxënëse në Valburgis Gimnasium në Minden, dhe jam shumë e angazhuar në shkollë. Por, sukseset dhe ardhmëria ime qëndron në talentin tim që do ta shfaq në fushën e blertë të futbolit.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora