Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Këmishën e gjarprit hoqi

| E diele, 24.07.2016, 01:25 PM |


KUSH ËSHTË I MIRË...

 

Edhe natën në gjumë

një zë më thirrë,

në këtë truall arbëror

kush qe i mirë ?!

Shajmë e fajsojmë

e ç'gjejmë të mirë sot ,

prej Adem Jasharit

e te i madhi Kastriot ?.....

Ndryshova me kohën

edhe pse jam Hanko Halla,

të vërtetën s'e futa

në një thes me përralla.

 

KËMISHËN E GJARPRIT HOQI

 

Seç na i doli nami

si i të dilte prej dheut,

donte të bëhej emër

sikur Skënderbeu,

lakmia për pushtet

s'i la kund vend,

këmishën e gjarprit hoqi

u bë president...