E premte, 19.04.2024, 11:32 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Shqipni e Harrume

E hene, 18.08.2008, 07:49 PM


Shqipni pa kohë. Ata që kanë bredhur botën, thonë se Anglia është vendi ku koha ka ndalur e ku nuk ndryshon më asgjë. Ja fusin kot, se është Shqipëria vendi më i pandryshueshëm në këtë dynjá. Fotoja është bërë diku në vitet e Luftës I Botërore dhe ka një ngarkesë njerëzore të hatashme. Sensi i dashurisë, i paraqitur nëpërmjet këtij çifti që, duke ecur nëpër pluhur po i afrohen fundit të rrugës së tyre në këtë jetë; vështrimet e trishtuara të të dyve; lodhja e pafund që shprehin figurat e tyre; duart e lëshuara poshtë të plakës, kurrizi i thyer nën peshën e shkarpave, shkopi i plakut, koka pak e anuar e tij; të gjitha bashkë janë të një dramaciteti pa fund. Sidoqoftë, çifti edhe në këtë trishtim të përgjithshëm, përpiqet për pak dinjitet: plaka ecën pak më prapa plakut, peshat e rënda i mban ajo, plaku ka veshur opinga dhe mban shkop, gjëra që nuk i ka shoqja e tij. Jeta duket se nuk ka qenë bujare me këta pleq të gjorë, që sot pas kaq shumë vjetësh, të paktën kockat ju prehen në paqë kushedi se ku.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora