Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vjollca Tiku Pasku: Margarita

| E shtune, 23.07.2016, 03:54 PM |


Vjollca Tiku Pasku

 

MARGARITA

 

Kur bora u tret dhe përqafoi rrjedhën e lumenjve,

ju mbajtët buzëqeshjen e hollë të harkut të bardhë,

kur zambaku hënor vibroi dritë në sytë e pranverës, ...

ju mbajtët rruazën e argjendtë në zemrën e kristaltë.

 

Pranvera shihet në pasqyrë e me kurorë margaritash feston,

bukurinë e derdhjes së gërshetit në flokët e barit në blerim,

pupëzat e erës luajnë muzikë, ku lulëzimi petalet valëzon,

ku buzët e bletëve puthin pishtarët e ndezjes suaj për shumim.

 

Ju më rrëmbyet në botën e populluar me trupa ngjyrë alle,

nën tingujt e mëngjesit më zbuluat rrezet e rritjes së sheqerit,

më zhveshët ëndrrën e lules që lëkundët në degët me portokalle,

të këndoj për ju një varg të ngjyrosur me ëmbëlsinë e gojës së ylberit.