Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Pse i bëjmë yje urrejtësit e shqiptarëve?

| E premte, 22.07.2016, 09:22 PM |


Pse i bëjmë yje urrejtësit e shqiptarëve?

Nga Gani MEHMETAJ

Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse televizionet publike e private në Kosovë e në Shqipëri i ftojnë tre-katër veta, të cilët bëjnë garë kush do të shajë e do të fyej më shumë kombin, historinë dhe personalitetet shqiptare. Asnjëri prej tyre nuk janë historian, nuk janë ekspert për asnjë lëmi, nuk janë  emra që të imponojnë respekt publik, ishin të panjohur derisa dolën në televizione, nuk shquheshin dhe nuk shquhen për asgjë, ndërkaq, televizionet tona i kanë bërë yje, pikërisht sepse janë specializuar të flasin më urrejtje për çdo gjë shqiptare. Morali i tyre është i diskutueshëm, thithin fonde të dyshimta islamike e serbe, i ke sa në Ankara, sa në Beograd, dalin publikisht në televizionet armike, janë gjakpërzierë, që shihet edhe nga pamja arabo-selxhuke, kanë urrejtje të pafre ndaj shqiptarëve, që u shpërthen  nga mimika e fytyrës dhe nga buzët që u shkumojë, kur flasin kundër kombit tonë, nuk dallojnë më asgjë nga serbët urrejtës të shqiptarëve.

Debatet e tre-katër urrejtësve na i rifreskojnë debatet e dikurshme të serbëve në TV Beograd apo në TV e Prishtinës, kur e morën serbët. Mirëpo, nëse serbët nuk mund t’i ndalnim, sepse ishim të  okupuar pse i lejojmë islamikët të na shajnë e të na fyejnë? Ku është qëllimi?  Pse e durojmë pështymën e tyre në shtëpi?

Athua vuajmë nga sadomazohizmi, një sëmundje mendore që kërkon shërim, apo dikush u bënë presion televizioneve tona që t’i nxjerrin në ekran? Tre- katër urrejtësit e specializuar nuk janë kundërshtarë politik që e thonë mendimin ndryshe, ata e thonë mendimin armik në televizionet që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë apo që u dedikohen shikuesve shqiptarë. Më asgjë nuk dallojnë këta urrejtës nga serbi i gjenocidit, apo nga turku i dikurshëm gjakatar.

Ku e mbështesin arsyetimin sajuesit e programeve e të debateve publike kur i ftojnë urrejtësit e specializuar? Në dijet e tyre për historinë, filozofinë apo psikologjinë? Ata nuk kanë njohuri për asgjë, sepse njëri ishte teknik dhëmbësh, tjetri mësues matematike e bredhës nga një parti në tjetrën, apo nga një shërbim informativ në tjetrin, i treti flet me kompetencë eksperti si për patatet e specat si për historinë e shqiptarëve e marrëdhëniet ndërkombëtare Ankara-Prishtinë-Tiranë, i katërti është aventurier që shfrytëzoi fondet greke, pastaj ato turke e serbe.  Pra, për temat që flasin në televizione janë analfabetë. Dhe këtyre analfabetëve televizionet tona u japin hapësirë të na terrorizojnë.

Disa thonë se debatet antishqiptare të tre-katër urrejtësve janë hapësirë e paguar nga shoqatat islamike e serbe. Edhe nëse kjo është e vërtet, atëherë do të duhej të bëhet një distancim, ku të thuhet: “përmbajtja e debatit të paguar nga filan organizate serbe a turke nuk është qëndrimi i redaksisë”. Nuk më kujtohet ta kenë bërë ndonjë distancim të këtillë televizionet tona, apo mbase e kanë bërë?