E enjte, 25.04.2024, 10:49 AM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Letër e hapur Sulltanit Erdogan

E enjte, 21.07.2016, 09:03 PM


Pas ngjarjeve të fundit në Turqi, letër e hapur Sulltanit Erdogan:

MOS HARRO SULLTANO SE

ZOTI VONON E NUK HARRON

KUSH BËN – BËN VETES

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Njatjeta o Sulltan, ti Baca Erdogan, po të drejtohem edhe me shprehjen që ti e do dhe që do të ma mbjellësh ndër popullin tim “Mer’aba”. Pas gjithë asaj që ndodhi në Turqinë tënde, që moti ia ke mësy ta privatizosh, madje duke u përzier edhe ne shtëpia të huaja, përfshirë edhe shtëpinë time, të vetmen mundësi të komunikoj me ty, e gjeta këtë, letrën e hapur. Po, po të drejtohem me këtë letër të hapur, sepse shumë njerëz, të mashtruar, të ndjekin si të hipnotizuar.

Ti e di o Erdogan, por po ta them haptas, që ta dijnë të gjithë, se në Turqi jetojnë miliona shqiptarë, mbase mbi 12 milionë, të ardhur atje me planet tuaja të fshehta, të boshtit: Moskë – Stamboll – Beograd, për të popullzuar tokat tuaja që atëherë ishin si shkretira. Erdhën dhe u bënë shumë milionë shqiptarët në Turqi, pa gëzuar kurrë të drejtat e tyre kombëtare. Kurrë nuk kemi dëgjuar se keni hapur atje një shkollë shqipe për ta. Bile-bile as nëpër qytete, haptas në sheshe e në rrugë nuk guxojnë të flasin gjuhën e tyre amtare.

Megjithëse u shkolluan në gjuhën tuaj, shqiptarët tanë arritën të bëhen shkencëtarë e shkrimtarë të famshëm atje, u bënë gjykatës, eprorë të dalluar e të dëshmuar ushtarakë, duke i shtuar meritat e Turqisë edhe në NATO.

Kur disa nga ata, intelektualë të mirëfilltë profilesh të ndryshme, sidomos të drejtësisë dhe të ushtrisë, ta tërhoqën vërejtjen për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Turqi, ti o Sulltan u tërbove dhe fillove të punosh nën dhe, me makinerinë tënde, bashkë edhe me ata të boshtit tuaj Moskë – Stamboll – Beograd, për të organizuar një “ngjarje të madhe”, që e keni quajtur tentim grush-shteti, i dështuar. Mirëpo, maskat tuaja u qorrën shpejt o Sulltan, sepse Ti, sipas mësimit të miqve tu nga Moska e nga Beogradi, shumë shpejt u lëshove në gjah ndaj shqiptarëve, duke burgosur e keqtrajtuar çnjerëzisht mijëra ekspertë të drejtësisë dhe të ushtrisë, me origjinë shqiptare. Nuk u ndale vetëm këtu, madje kërkove edhe ndërrim të kushtetutës laike, me sheriat, duke e futur edhe dënimin me vdekje, për t’i varur “armiqtë shqiptarë” të brendshëm.

Ti o Sulltani Erdogan, ke shkuar aq larg, sa që ke ardhur në shtëpinë tonë, që e keni martirizuar e përgjakur për më tepër se pesë shekuj, në Prishtinë na ke thënë se “Kosova është Turqi”, bile para udhëheqësve tanë shtetërorë, që për këtë bartin mëkate të rënda e të pafalshme, që të lejuan pa kurrëfarë reagimi. Të njëjtit i ke pritur në Turqi, pa e shpalosur fare flamurin tonë, as atë kombëtar me Shqipen Dykrenare, as atë të Kosovës Ahtisariane.

Diplomacia ndërkombëtare, përfshirë edhe udhëheqësit tanë në Shqipëri e në Kosovë, duke besuar në gënjeshtrat tuaja, në fillim të dolën në përkrahje, por tani kur po shihet qëllimi yt kriminel ndaj shqiptarëve, sigurisht që do të fillojë inicimi i ndjekjes ndërkombëtare, për të gjithas krimet dhe padrejtësitë që Turqia ka ushtruar mbi shqiptarët, në shekuj e po ushtron edhe sot.

Mos e ke harruar Luftën e Kosovës o Erdogan. Milosh Kopiliqi, që ia kishte hequr kokën Sulltan Muratit, është gjallë ende. Madje, Milosh Kopiliqa ke edhe brenda, në Turqi. Ti i ke burgosur disa mijëra, por mos harro se atje ke miliona shqiptarë, të cilët sot ose nesër do të rrebelohen dhe do të lirohen nga padrejtësitë e mëdha që po përjetojnë atje.

Kur bota demokratike hetoi planin tuaj të fshehtë antishqiptar, ty nuk të mbeti tjetër, veçse të tregosh haptas se polemikat e para ca muajsh me Rusinë e Putinit, ishin vetëm një taktikë para këtij plani të fshehtë kriminal, kështu që tani po largohesh nga Washingtoni dhe Europa dhe po afrohesh kah Moska e Putini. Çfarë doi të bisedoni me Putinin, në takimin që do e keni së shpejti?! Mos vallë të kërkon të largohesh nga NATO? Largohu, se ushtarakët më të aftë i ke arrestuar dhe tani nuk ke ekspertë ushtarakë të aftë për NATO. Mbahu me Putinin, veç mos harro se ne shqiptarët jemi me Washingtonin, me Berlinin, me Londrën, Parisin, Wienën, Romën, Varshavën, Budapestin dhe me tërë botën demokratike. Mos harroni se ushtri në Kosovë e kemi NATO-n dhe Shqipërinë e kemi në NATO. Me gjithë këto akte kriminale që po bën kundër shqiptarëve, do të jemi ne shqiptarët që do e imponojmë largimin e Turqisë nga NATO.

Mos harro o Sulltani Erdogan, se të gjithë ata që kanë bërë si ti, kanë përfunduar keq, edhe Sadami, edhe Gadafi, edhe Çaushesku, edhe Millosheviqi... Një ditë, besoj jo të largët, të njëjtin fat do e keni edhe ju – Putini, Erdogani e ndoj tjetër.

Ne jemi shqiptarë të racës së shenjtë ilirike dhe të tillë do të mbesim gjithmonë, deshtët ju apo nuk deshtët.



(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora