E premte, 19.04.2024, 03:07 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: “Xhamia e pavarur shqiptare “ – Domosdoshmëri!

E merkure, 20.07.2016, 09:50 PM


“Xhamia  e pavarur  shqiptare “ – Domosdoshmëri!

Nga Fahri Xharra

Të bëhemi burra , të jemi besnik ndaj kombit t`a bëjmë “Xhaminë e pavarur mbarë shqiptare “

Nëse ortodoksizmi e ka zgjedhur autoqefalinë si zgjidhje për ti ikur dirigjimit nga Patrikana ortodokse e Stambollit , atëherë pse shqiptarët muslimanë të mos ndahen nga tutella turke dhe arabe , dhe ta praktikojmë fenë muslimane ashtu shqip , ashtu si na ka hije.

Feja dhe besimi është e drejtë  individuale , por kur dirigjohet për qëllime antishqiptare atëherë po kalon në vetëvrasje kolektive. Pse mos të jemi në sy të botës si musliman të lehtë , dhe ato besime që i trashëguam  nga 500 vjetshi i robërimit , të mos paraqesin diçka origjinale . Pra , shqiptare !

Ne nuk jemi as boshnjak , as turq , as arab , as pakistanez e as Iranian . Pse mos të kemi xhaminë tonë. e cila karakterizohet me të vetat. Ne edhe ashtu nga islamizmi arab e turk  , edhe pse jemi musliman ( ata që janë !) nuk i trashëguam :

-           martesën ndërfamiljare , ndër kushërinjsh , dhe

-           synetinë e femrave .  . ishim shumë të kujdesshëm , e ruanim pastërtinë gjenetike të kombit.

Të jemi të rinj , me diçka të re  me të cilën kishte me na përkrahur  bota .

Sa i përket fesë muslimane të bëjmë diçka origjinale  e ajo të jetë vetëm e jona e pavarur , gjithëshqiptare. Edhe Musafa Qemali në vitet e veta , bëri ndërrime autonome turke në fe.

Edhe Ahmet Zogu , me sa kishte fuqi i bëri shumë ndryshime në mënyrën e faljes dhe në rituale muslimane .

Ne kemi më shumë mundësi , jemi më të kohës ; feja të shërben për kënaqësinë shpirtërore individuale . e jo si trampoline e qëllimeve më të errta arabe dhe turke.

Nëse e shohim historikun e ndërtimit të xhamive më të mëdha dhe më të bukura në Ballkan , arkitektët dhe ndërtuesit ishin shqiptar.  Nëse turku e ndërroi arkitekturën e xhamive nga ajo arabe në atë turke ; pse ne shqiptarët mos të krijojmë xhaminë e re , si ndërtim, si fe , dhe si besim  sipas nevojave tona .

Kurani të mësohet vetëm shqip !  Imperativ !

Falja vetëm një here në javë në xhamitë e reja shqiptare !

Të ndalohet falja në rrugë , të konsiderohet përçmim ndaj autoqefalisë së xhamisë shqiptare.

Të modernizohen uniformat e prijësve fetar !

Në Xhamia të mësohet historia e fesë dhe  historia shqiptare!

Të dallohet krimi dhe fajësia !

  mësohet feja me norma të  reja !

Të respektohet kombi dhe shteti !

Pra , ishte ky një propozim shumë i kërkuar , por që është heshtur  me kohë !

Po shkon shumë keq , po shkon deri në shkatërrim kombëtar ; te hutuar pas parave të Turqisë e Arabisë po duan të na zhbëjnë kombin . Kush ? Na, vet.

((Madje më duket krejt e padrejtë dhe në kundërshtim me shenjtërinë e fesë dhe ritualeve, që në televizion të bëhet reklamë për muajin e Ramazanit mu rëndom si të bëhej për birrën, e madje më duket edhe më e pandershme që përfaqësues të shkolluar të religjioneve ekspozojnë fëmijët e tyre në televizion për të folur për bindjet e tyre dhe kënaqësitë që duhet të ndanë me bashkëmoshatarët e tyre në këtë akt sublim. Madje më duket antife që lutjet në Zot të ndahen me kompjuterë, repetitorë e altoparlantë (që çdo vit u ngrihet zëri edhe më shumë!), shpikje këto të shkencës, duke ia cenuar shenjtërinë këtyre lutjeve.  Ndaj, më duket e rrezikshme ethja për të futur fenë në shkolla, dhe ai ose ajo i-e pamend që do të firmosë ta bëjë këtë, duhet ndalur.

Ndryshe, do të shohim përditë fëmijë që do të zvarriten për tu imponuar të tjera lojëra nga ato që u duhen moshës së tyre, duke i çuar në dyer kultesh për ti bërë me zor myslimanë, ortodoksë, katolikë a tjetër çka.  Ti bëjmë më pare të shkolluar e te mençur, te dijshëm dhe të vetëdijshëm për zgjedhjet e pasforcuara të tyre në jetë.” ( nga Flutura Açka : “Gjysh mos më ço në xhami” ))



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora