E enjte, 25.04.2024, 07:10 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Shqiptarët e prekur me Sindromën e Stokholmit

E hene, 18.07.2016, 08:27 PM


Shqiptarët e prekur me Sindromën e Stokholmit

Shkruan: Faton MEHMETI

Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbankën” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur. Pas gjashtë ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij incidenti.Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të grabitësve.

Kësaj ngjarje i nënshtrohet një paralelizem me shqipëtarët dhe ngjarjet e fundit në Turqi. Derisa shqipëtaret si në Shqipëri e Kosovë por edhe me gjere dikur shquheshin për trimëri dhe mos nënshtrim , në Shqipëri qe nga viti ’97 e në Kosovë nga 2008 luajnë rolin e viktimes së akomoduar ndaj regjimit. Derisa pushteti është xhelati dhe populli është viktima çuditërisht ekziston një “ dashuri ” e pashpjegushme e viktimave ndaj xhelatit. Sipas psikologeve mjaftojnë pak kohë që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin. Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, duke i’a bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës. Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua “shpëton” jetën. Kjo e dhe “ justifikon ” habin e ngritur nga disa se si është e mundur që populli të votoj njerëzit që i kanë bërë dëme vendit duke e ngirtur në piedestalin e heroit.

Fatkeqesisht në dy shtete shqipëtare Shqipëri e Kosovë, disa nga figurat qëndore në krye të dikastereve shtetërore janë njerëz të inkriminuar në krim dhe korrupsion,  ndërkohë qe populli ende i voton me motivacionin se “ ska me të mirë ”. Përtej kësaj mbizoteron Sindroma e Stokhomit, që tek shqipëtaret ka gjetur rehatinë  duke u misheruar me te dhe të bëmat e tyre.

Rasti i fundit i gusht shtetit të dështuar në Turqi  si pasoj e regjimit të egër të Erdognit shpjegon më së miri se janë bërë dëme psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve, ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim. çdo kush që mundohet të dal nga ky sindrom ndëshkohet, si e vetmja “ lumturi “është te bashkejtosh me xhelatin. Edhe në këtë ngjarje shqipëtaret u përfshin aq shumë nga dashuria e pashpjegueshme e Erdoganit, sa disa edhe grisën diplomat e marra nga univeristeti i themeluar nga kundërshtari i tij. Kjo është aq absurde sa askush spo mundet ta kuptoj nga kjo dashuri ndaj njeriut që është totalitar në udhëheqje, që burgos cdo njeri që shpreh mendim kundër tij, mbase kësaj i shtohet edhe mania për të dashur të huajen. Thyrja psikologjike e shqipëtareve nga regjimet e huaja kanë ndikuar aq shumë tek ata, sa i’u ka humbur sensi i dallimit se cili është xhalati e cila viktima.

Metodat e torturës psikologjike dhe fizike, të kolauduara prej shekujsh, kanë për synim pikërisht të thyejnë individë psikologjikisht normalë, të cilët përbëjnë shumicën.Duke arritur këtë xhelati shtrin pushtetin dhe kënaqet me dashurine që i’a sërvojnë viktimat.

Është fakt që rrethanat e lartpërmendura  gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit duke qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit për xhelatët totalitarë.

Shqipëtaret kanë nevojë të çlirohen nga ky sindrom, për të parë të vërtetën ashtu siç është.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora