E enjte, 25.04.2024, 11:50 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Këtu kam atdheun e dytë''

E diele, 17.07.2016, 07:37 PM


“KËTU, UNË  KAM  ATDHEUN  E  DYTË  SHQIPNINË..!”

Nga Fritz RADOVANI

1944 – DOSJA NR. 1885:

?“Jo, nuk vij me ju, mbasi nuk kam ardhë në Shqipni per qellime politike, as ushtarake dhe as, si pushtues. Këtu unë kam Atdheun e dytë Shqipninë, të cilit i kam sherbye si Meshtar dhe, këtu, due të vdes si Shqiptar!” Kështu, i tha Hausdingut në vitin 1944...

?Nxanësi i Tij At Konrrad Gjolaj, më ka tregue per mësuesin e vet Don Alfons Tracki:

“Ishte aty nga gjysma e nandorit 1944, kur gjermanët që ishin në Velipojë, grumbullojnë 100 burra nga Velipoja dhe Mali Kolaj per me i pushkatue, se kishin vra një ushtar nga forcat gjermane kur po largoheshin nga Shqipnia. Dy djelm nga Velipoja vijnë shpejtë në Shkoder dhe njoftojnë Don Alfonsin, per çka po ngjet në Velipojë. Don Alfonsi shkon me të shpejtë atje, dhe informohet se, “ushtarin gjerman e kanë vra dy agjenta jugosllav, per me ba gjermanët hakmarrje nder Shqiptarët e atyne krahinave...” Takohet me oficerat që kishin grumbullue 100 Shqiptarët me i vra, dhe ua shpjegon atyne qellimin e keq të dy agjentave komunista jugosllav, kunder Shqiptarëve. Ata i besojnë Klerikut Don Alfons Tracki, tue u nisë nga kenja e Tij gjerman, dhe i lirojnë të gjithë Shqiptarët e Pafaj...”

17 KORRIK 1946, ora 17.00 Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetari Mustafa Iljazi, antarë, Zyhdi Shehu e Anastas Koroveshi dhe prokuror Aranit Çela (akti nr. 249), vëndosi: 1. Llesh Marashi, me varje në litar. 2. Kol Ashiku, 3. Nikoll Preng Dedaj dhe 4. Don Alfons Tracki, dënohën me vdekje, me pushkatim. Dihet botnisht se Don Alfonsi, nuk kishte asnjë lidhje me asnjenin nga antarët e grupit me të cilët po dënohej...

?18 KORRIK 1946, pra, atë natë bahët kërkesa për falje jete nga avoketnit e sejcilit të dënuem me vdekje. Më datën 18 korrik 1946, bahet shqyrtimi i akteve në Gjykatën e Lartë në Tiranë, nga: Krytari, major Frederik Nosi, antarë kap.Veladin Zejneli dhe kap. Nexhat Hyseni, prokuror Nevzat Haznedari dhe vëndosi:..

?Me 18 korrik 1946 njoftohët Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Tiranë, me shkresën nr. 902/7 se: “...në bazë të vendimit të dhënë me datën 17 korrik 1946, u ekzekutuan kriminelët : Llesh Marashi, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dedaj dhe Don Alfons Tracki.

I pari në litar. Dënimi i tyre në përgjithësi është konsideruar me vend nga i gjithë opinjoni. Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri që të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë. Shef i Seksionit Shkodër (Zoji Themeli) d.v.

70 VJET KRIME...

?Ekzekutimi u krye në orën 5.00 të datës 18 korrik 1946... po kërkesat e të dënuemve kur janë shqyrtue nga Gjykata e Naltë dhe Kuvendi Popullor?

?Pse në shkresën e Zoji Themelit nuk asht emni i të ndjerit Kel Abati, që u pushkatue me këtë grup pa pasë as Ky asnjë lidhje me ta? Pse asnjëherë nuk doli në dritë vrasja misterioze e Kel Abatit, mos edhe ky ishte “kriminel”? A duhët besue se me të vërtetë Kel Abatit iu fal jeta mbas ekzekutimit? Ndoshta ma vonë e drejta do të dalin, por kam frikë se jo! Vrasësit komunistë gjithmonë punojnë me mbulue krimet e veta, mjeti ma i mirë i tyne asht harresa! Një metodë që e vazhdojnë edhe sot!

“Tracki ishte modeli ma i përkryem i meshtarit Katolik”, shkruen At Konrrad Gjolaj.

***

?“I HUMBUNI…” DON ALFONS TRACKI... “I humbun…”, vetëm kaq shënohej ndër rregjistrat e klerikëve që ishin mbrenda “perdës së hekurt”, e ndoshta, përgjithmonë mbetëj ashtu. Nuk asht e meritueshme që shumë nga Ata Figura të ndrituna të historisë sonë kombëtare të mbulohën nga pluhuni i harresës. Jo ma pak përgjegjësi historike dhe morale kemi edhe përpara veprës së misionareve të fesë, të cilët në rininë e tyne, me punë vetmohuese provuen me fakte se Toka Shqiptare për ta ishte Atdheu i dytë i tyne. Kjo, dhe vetem kjo, asht arësyeja kryesore që më ka shty me u ndalue tek “i humbuni” Don Alfons Tracki, i ardhun misionar nga Breslau.

?E pra, Ky “I humbun”...Kushedi sa vetë shpetoi nga zhdukja nder kampet gjermane!

Misionarë që nuk ka kursye as jeten per Shqipni!

Rrezikoi jeten per me shpetue 100 Shqiptarë, që do të vriteshin nga gjermanët...

?Dhe, as sot, Don Alfons Trackit nuk i dihet as varri!



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora