E merkure, 24.04.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Ljarja: 4 nandor 1990

E merkure, 13.07.2016, 08:11 PM


DON SIMON JUBANI (1927 – 2011)

 

NGA GJON LJARJA:

 

4  NANDOR  1990

 

T’ kjosha falë Zot’ i vertetë

T’ kjosha falë unë Ty, o Zot

Shka po ndodhë n’ Fushë t’ Rrmajit sot?

Që mbushë asht plot me njerzi

Që kanë ardhë ktu mizëri?!

Asht mbushë Rrmaji plot me popull,

Shkojnë e vijnë ktu rreth’ e rrotull

Pleq’ e t’ rij, fmijë edhe gra

Nga gjithë Shkodra ktu kanë rrâ!

M’ difto zanë, ktu shka ka ndodhë?

***

“Sihariq po t’ diftoj ty,

Shka po ndodhë n’ ket vend të Shenjtë

Deri n’ qiell me u shendue Enjtë

Me u shendue i gjith Parrizi

M’ u çuditë ka edhe Parisi,

Populli i Shkodres n’ kambë asht çue

Kishen n’ Rrmaj me rindertue,

Që se tash njizet e tri vjet

Kjo Kishë Shenjte pat mbetë shkret,

Sot asht gzim, asht sot lumni,

Fitoi Populli ket liri,

Me hapë Kisha dhe Xhamija

U gzue fusha dhe malcija,

U ndaluen salvime t’ kota,

Edhe u gzue krejtsisht mbarë Bota.

***

Vlon njerzia si bletë n’ zgjue

Nuk din kush si me diftue,

Vijnë prej Lezhe, prej Tirane,

Vijnë prej Durrsit e Thumane,

Vijnë prej Puke, prej Mirdite,

Per pa’ pa ket gja s’ i pritet,

Vijnë prej bjeshkve, vijnë prej Shnjinit,

Der’ shikuesa prej Ulqinit.

Sa me Fe vijnë tanë kta gjind

Me t’ çuditë, asht gja per bind...

***

Aman Zot t’ kjofsha falë Ty

Se shka m’ pane kta dy sy,

Si u zhgrehën gjindja n’ vajë

As unë lot’ t s’ mujta t’ i mbaj.

E kshtu Mesha ka fillue

Brohoritja tue ushtue.

Dom Simoni po thotë Meshen

Mos shikoni ju tash veshen

Petka Meshe t’ thjeshta ka,

Por ka zemren t’ fortë kala

Si kalaja Rozafatit...

Mija vjet n’ majë atij shpatit

Ku qindruen per Atme’ e Fe

Ku dhanë jeten si me le

Herojt trima të Shqipnisë,

Trashiguesit e Ilirisë...

***

Per Fe Popull’ etshem kisht kenë,

Musliman e të Krishtenë,

Me dorë n’ zemer po u baj be

Kurr s’ kam pa kaq të zjarrtë Fe!

Kaq n’ qetsi kjo Meshë ka shkue

M’ u habitë, m’ u mrekullue.

Perse kjo ka shum randsi

Ka me mbetë në histori.

Ty o Zot të falem ndersë

Që mi shndrite mendt’ e kresë,

Këto vargje per me’ i shkrue

E ket Ditë mos me harrue,

Kjofsh gjithmonë Ti Zot levdue!

 

Shkoder, 12 Nandor 1990.

Shenim nga Fritz Radovani: Kjo Poemë asht shkrue nga Gjon Ljarja, i cili sot nuk jeton. Poema e plotë asht botue në librin “Mesha e Parë” me Autor Dom Simon Jubani.

Ky botim i pjesëshem bahet në kujtim të pesë vjetorit të vdekjes së Don Simonit.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora