E diele, 19.09.2021, 09:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Po vijnë mërgimtarët

E marte, 12.07.2016, 07:11 PM


PO VIJNË MËRGIMTARËT    

            Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

Oh, sa Verë e bukur,

Oh, sa Verë e mbarë !

Shtëpitë na  janë mbushur  

Plot me mërgimtarë !

            Refreni:

Gëzohu , moj nënë , gëzohu  baba ,

Gëzohu , moj  motër ,  gëzohu , o  vëlla !

Se për ne , që jemi gjallë    këtë dynja –

Gëzim ma t’ madh për neve , në këtë botë  nuk ka !

 

Presin  familjarët ,

Zemrat  plot  gëzime –

Po vijnë mërgimtarët ,

Për të bërë pushime !

 

Kalojnë male , kodra ,

Lumenj edhe  deti –

Vëllezër edhe motra ,

Na vijnë prej kurbeti !

 

Kalojnë oqeanin ,

Kalojnë mbarë  Evropën –

E gëzojnë vatanin ,

E gëzojnë Kosovën !...

 

Shumë shtëpi të reja ,

Rrinin mbyllë nën dry –

Tash kënga e hareja ,

Në to ka shpërthy’ !

 

Kudo në vendlindje ,

Shpërthen mallëngjimi –

N’ vizita  n’ familje ,

I pret  përqafimi !...

 

N’ fejesa e martesa ,

Erdhën nga kurbeti ...

Seç na u shtua shpresa –

Një vend zbrazët nuk mbeti !

 

Gjilan, më 10.07.2016.  



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora