E shtune, 20.04.2024, 12:43 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Frrok Vukaj: Në Karaburunin “e ndaluar”

E marte, 12.07.2016, 09:33 PM



Një vizitë interesante në Karaburunin “e ndaluar”

Nga Frrok Vukaj - Akademia e Shkencave të Edukimit, Tiranë

Këto ditë të ngrohta, për një fundjavë zgjodhëm bregdetin e Vlorës, një nga perlat më të bukura të vendit. Pas Ujit të Ftohtë, jo shumë larg nga Tuneli, kafen e parë e pimë në njëlokal më emrin “Liro” ngjitur me rrugën, themelet e të cilit ishin rreth 40 metër me këmbët në ujë. As pyetëm,as e njohëm pronarin, por ishte një ndërtim interesant, i përshtatur me shkëmbinjtë thikë mbi bregdet, veshur me një gjelbërim të dendur “nga koka në këmbë”. Në atë hapësirë eliptike, jo të madhe e lagur nga deti me një hark jo më shumë se 100 gradë, harmonizoheshin këndshëm plazhi i vogël, pishina, çadrat, tarracat, çatitë me tjegulla, bimët kacavjerrëse, kafenetë, lokalet e shkallaret që rrotulloheshin rreth një kolone të madhe e përbri ashensori që ngrihej deri buzë rrugës. M’u duk si në përralla, sikur një masë magjike e Alpeve të Veriut ishte shkulur atje larg e mbjellë këtu në bregdetin qelibar që ngjan me ujin e kristaltë të Valbonës e lumit tëMërturit. Njësurprizë e bukur sapo arritëm nëRradhimë (3 korrik 2016). Të zotët e shtëpisë organizonin çdo ditë vizita me anijen “Black Pearl”(Perla e Zezë) për në Karaburun, dikur i ndaluar e misterioz. Pa mëdyshje premë biletat e u bëmëpjesëtarë të asaj guide me rreth 150 veta. Në të dy katet e anijes, bile edhe në njëplatformë më sipër,ndonëse spontanisht, pamjet festive na shoqëruan gjithë udhëtimin që zgjati mbi 7 orë. Vështroja me admirim e kënaqësi e çmoja racën shqiptare, vajzat e bukura e djemtë me trup të gjatë e të derdhur, këngët e vallet virtuoze që mbizotëruan gjatë gjithë kohës. Duke pohuar çdo vlerë, si mësues i gjuhës e letërsisë, i kësaj mjeshtërie që lidhet me shumë arte të tjera, kam dëshirë të jap edhe ndonjë këshillë dashamirëse. Të ruajmë raportet e kulturës me vendet e tjera, se hera-herës po teprohet në kurriz të kombëtares. Disa djem e vajza simpatikë e kishin tepruar me tatuazhe e plloça që dëmtonin ndjesitë estetike. Ca vajza më ngjanin në veshje e me tipare mashkullore si të kohës së diktaturës, por edhe djem si çupëlina. Duhet tëruajmë të pacenuara në linjat kryesore, atë mrekulli që na ka dhënë natyra. Stilet e notit e hedhjet e guximshme nga lartësitë ishin mbresëlënëse, masive e pa dallim moshe, aq sa mbesa ime 8-vjecare, Valdrina, kurorëzoi e mori sot “pasaportën” e notares, ndërsa Aldora e vogël, me zilinë e sinqertë, përpiqej të arrinte motrën. Për së largu Karaburuni më ngjan me kurrizin e një luaneshe të veshur me një cipë të hollë gjelbërimi si livadhet alpine, megjithëse ka filluar përtharja e barit. Sa më shumë afroheshim, ajo pamje trazohej e ashpërohej, pak e nga pak shquheshin konturet e shkurreve, shkëmbinjve, livadheve, bunkerëve e tuneleve. Vende-vende ca lisa më të gjatë, por nuk kishin të krahasuar me pyjet shekullore të Veriut të Shqipërisë a krahinave të tjera. Megjithatë, pamjet janë madhështore; deti, brigjet shkëmbore e të buta, Orikumi, Shashica, Llogaraja, Sazani, Sverneci, qyteti i bukur, fshatrat me shtëpitë si grumbuj pulëbardhash. Duke udhëtuar mbi shpinën e qetë të detit, përfytyroj edhe ditët me furtunë të këtij masivi gjigand, erërat e fuqishme në brigjet e këtij gadishulli shkëmbor, të patundur e jetëgjatë. Po të kishte qenë një tokë pjellore e me pyje të larta, pak e nga pak e pse jo edhe shumë e nga shumë, do të tretej në fundin e detit. Kemi dëgjuar për misteret e këtij gadishulli e të ishullit përkarshi (Sazanit), fqinjit me histori famoze, lakmi patologjike e fuqive të huaja pushtuese. Këto fortesa natyrore sikur i ka krijuar Zoti, enkas për të mbrojtur Vlorën e Shqipërinë. Përmasat legjendare në përfytyrimin sot i kam të gjalla e reale para syve, jo aq shumë nga madhësia gjeografike, por më tepër nga historia e bëmat e popullit tim. Atje tej, gjithnjë më qartëdallojZvërnecin interesant, që ngjan me vagonët e një treni të vonuar, mbushur me minerale që shkon drejt Durrësit, por herë-herë edhe si kurrizi i një krokodili. Befasisht buçet sirenae anijes e zgjohemi nga ai mjegullim fantazues. Ndodhemi përballë shpellës sëIlirikumit, pranë Kepit tëGjuhëzës, që thirret edhe me emrin e detarit e kapedanit trim Haxhi Aliu Ulqinaku, i cili ka jetuar mes viteve 1569 - 1625. Kjo  shpellëështë më e madhja e bregdetit shqiptar me gjerësi 15 m e lartësi rreth trefish, mbuluar nga një shkëmb masiv në formën e një trapezoidi kokëposhtë. Ndonëse djali im Naimi, ipasionuar pas elektronikës e gjuhëve të huaja bën fotografi e filmon me kamera,unë e porosis tëfiksojëçdo gjë interesante: shpellat, tunelet strehuese, faqet e shkëmbinjve të prerë, bunkerët e shumtë, hijerëndë e të heshtur, disa të tjerë shumë më të mëdhenj e ndjellakëqij që ngjajnë si kuçedra, molet e Shën Janit, e Shën Vasilit, ndërtesat ushtarake të dukshme e të fshehura, sot të heshtura e të braktisura, shpatet e luginat e maleve pa burime uji, dikur të zhurmshme e plot ushtarë. Shtresëzimet e strukturat gjeologjike shkëmbore të befasojnë: janë të prera shumë saktë me qindra metra gjatësi, të vendosura mbi njëra-tjetrën, diku-diku si peta lakrori të ndera rrafsh a në pjerrësi, pak më tej si racione bakllavaje, si kubik sheqeri e gjithfarë formash interesante. Tashmë perceptimet janë më të qarta e hamendjet e mia m’i sqarojnë me lehtësi kapitenët e anijet Arqile Proi e NikolaJanku. Këto më përkojnë me shpjegimet e herëpashershme të kolonelit në pension VuksanVukaj i cili shërbeu në Sazan jo pak, 7 vite,por edhe të XhelalHasallës me funksione të larta në ushtri. Plazhi privat i Shën Vasilit gumëzhin nga zërat gazmorë të pushuesve e vizitorëve. Ish-ndërtesat e Repartit të Minave sot kanë marrë funksion tjetër socializues e çlodhës, nuk shihen më anije e luftarake e dragamina, as ushtarë e oficerë që vendosin mina në fundin e detit në segmente Karaburun- Sazan-Zvërnec për tëruajtur sovranitetin e Shqipërisë nga çdo sulm i mundshëm detar. Nuk dëgjoj britmat “urraaaaa” as vringëllimën e armëve në transhetë e shumta pranë bunkerëve e tuneleve me sy ciklopi. Shyqyr që nuk na u deshën, uroj të mos i përdorim kurrë. (Kur Serbia sulmoi Kosovën, granatoi edhe disa fshatra tëTropojës, brenda kufirit të sotëm shtetëror; ato tunelet e bunkerët e braktisur prej vitesh na u dukën tëëmbël e i pastruam).

Gjiri i Vlorës është shumëi bukur me një vijë bregdetare relativisht të gjatë e plazhe të shumtë. Këtyre burimeveturistike mund dhe duhet t’u shtohen Karaburuni, Sazani, Svërnecietj , megjithë mungesat në infrastrukturë e cila mund të përmirësohet vit pas viti. Së paku të ketë një shërbim hotelerie. Shumëkush nuk e di se paralel me buzën e detit ka funksionuar, bile edhe sot, një rrugë makine Orikum-Kepi iGjuhëzës. Edhe në ditët e sotme krahas shumë pushuesve e vizitorëve shqiptarë  pashë edhe të huaj nga vende të ndryshme të botës. Xhuljana nga Lombardia (mbi 70 vjeçe) fliste me konsideratë për klimën e vlerat turistike të vendit tonë. Shoqëruesja e saj tha se në Vlorë ka shumë italianë rezidentë që merren me tregti. Nuk mund ta mbyll shkrimin tim pa përmendur kosovarët nga Prishtina Alban Fejzo dhe Ilir Hoxha që u nisën përpjetë Karaburunit për vizita të tjera, por edhe për të parë ndërrimin e Hënës aq të hollë sa nuk shquhej në Prishtinë, pa folur për Alban Jankun e kamerierenMarieGoga, për biletashitësen komunikuese Rajmonda, për pronarin LlazarTole që shërbeu gjithë ditën në anije të cilën e menduan sitë punësuar, për Maltionin nga Lushnja, mësuesin e pasionuar të edukimit fizik etj.Së fundi edhe dy fjalë për Vlorën dinamike e kantier, për dëshirën e madhe të qytetarëve për ritme më të shpejta për ndërtimin e Lungomares e Bypass-it, për shumë aspirata e dëshira të parealizuara që presin mbështetje e punojnë për t’i bërë realitet.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora