Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhavit Gasa: Vargje malli

| E marte, 12.07.2016, 08:11 PM |


Xhavit Gasa

 

VARGJE MALLI

 

Në dhé të huaj larg vendlindjes time,

shkruaj vargje çdo ditë fletës së bardhë, pastaj kërkoj një pëllumb a dallëndyshe, vargjet e mia plot mall në krahë t'i marrë.

 

Nëse nuk i lexon askush nuk mërzitem,

mbase jemi të harruar nga ikja e gjatë,

ne poetët flasim me pëllumba e dallëndyshe, nëse  s'na besoni pyesni Shirokën e madh.

 

Rrugëve të kalldrëmta nëpër botë,

mes mijëra njerzve bëjmë shetitje,

cicërima në  gjuhë ndryshme dëgjojmë

S"ka më të ëmbël se cicërima e vendlindjes

 

BLERON

 

Zgjatoj rrënjët lisi shekullor n'zemër t'gurit, u zgjaten degët më shumë gjethe bleruan, ky lis poetik  mbjellë nga Pjeter Budi, zogjt nëpër degë të tij ëmbël kënduan.

 

Këto emicione më dhanë valët e TV Matit, kur dëgjoja pasardhësit e Budit që recitonin, afër me erdhi vendlindja n'Londrën e largët, në vendlindjen e Xhorxh Gordon Bajronit.

 

Bleron si lis shekullor vargu Pjetër Budit, degëhapur shqiponjë rrenje n'zemër guri.

 

MOS I VRISNI LULET

 

Mos i vrisni lulet,

ju të mallkuara ré të zeza,

mos i zbrazni mbi to gurët,

që mbani nëpër xhepa!

 

Mos e vrisni brishtësinë,

lerëni sythat ti çelin,

toka të mbushet me gjëlbërim,

e kaltër ngjyra e qiellit.

 

TË BARABARTË

 

Këputet një fije bari sado e hollë të jetë, pritet një lis gjigant sado qoftë i lartë, fija e barit dhe lisi  humbin ngjyrën e blertë, një fije barë e një lis gjigant janë t"barabartë.