E premte, 29.03.2024, 12:08 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Ujqërit e Anadollit dhe delet shqiptare

E hene, 11.07.2016, 07:21 PM


Ujqërit e Anadollit dhe delet shqiptare

Është e habitshme se si shpellarët e Anadollit dhe beduinët e shkretëtirës në shekullin XXI u bën model jetese për një pjesë të shqiptarëve tru shpërlarë. Është e pakuptueshme se si e dëgjojnë besimtarët kokë ulur historinë shqiptare nëpër xhami, në vend që t'i nxirrnin me shqelma hoxhallarët që ua përdhosin kombin.

Nga Gani MEHMETAJ

Pjesa e madhe e hoxhallarëve në Kosovë, në Shqipëri e Maqedoni janë në konflikt të hapur më shtetin. Jo pak nga ta para besimtarëve e kultivojnë urrejtjen fetare, e nxisin mosdurimin brendakombëtar, predikojnë luftën gjenocidale kundër "kaurrit e qafirit", mbjellin urrejtje kundër amerikanëve që na çliruan. Nuk janë të rrallë ata që kanë rekrutuar ushtarë për luftërat e pafundme fetare arabe. Në botën e qytetëruar shteti do t'i arrestonte, gjyqi do t'i dënonte dhe do t'ua ndalonte predikimin. Por të ne askush nuk i arrestoi hoxhallarët që nxiten kopenë e besimtarëve që ta " falin bajramin e ardhshëm në Katedralen shqiptare" , ta rrënojnë shtatoren e Nënës Terezë, ta pengojnë ndërtimin e kishës katolike shqiptare në Llapushnik, apo t'i fyejnë heronjtë tonë kombëtar.

Pasojat e veprimtarisë rrënimtare të hoxhallarëve janë të shumta. Besimtarët tru shpërlarë tashmë i kemi humbur, janë shkëputur nga treni evropian i kombit, janë bërë gati armiq të komunitetit. Nëse duam t'i shpëtojmë nga ferri islamik, ata kanë nevojë urgjente për shërim, sepse nesër do të detyrohet shteti  t'i luftojë më të gjitha mjetet. Pasojat e veprimtarisë rrënimtare ndjehen edhe në reagimin emocional të atyre që nuk janë tru shpërlarë, por janë të nxitur me para. Para një kohe gati sa s' shpërtheu konflikti në Llapushnik, kur një grup "myslimanësh", iu kundërvunë shqiptarëve katolik në ndërtimin e kishës katolike, ndërsa kurrë nuk morën guximin t'i kundërvihen serbëve kur ndërtonin kisha politike në qendrën universitare, apo brenda komunitetit shqiptar, ku nuk kishte asnjë serb. Kundër serbëve nuk ua mbante, sepse janë frikacak e qyqarë, kundër shqiptarëve turfullojnë si të çartur, sepse kundër kishës serbe hoxhallarët nuk i ndërsyen, meqë marrin financime nga Serbia, prandaj deshën të shkaktojnë gjakderdhje brenda kombit.

Dihej fare mirë se grupi islamik ishte ndërsyer nga hoxhallarët e BIK-ut, nga emisarët anadollak e ata të shkretëtirave arabe të cilët kanë vepruar mbi gjashtëmbëdhjetë vjet të papenguar në nxitjen e luftërave fetare e civile. Emisarët turq e arab veprojnë edhe tash me egërsi, në emër të përhapjes së islamizmit, sikur ne të ishim tokë e djerrë apo shqiptarët fise të egra të xhunglës. Prandaj e kultivuan dhe e kultivojnë urrejtjen kundër shqiptarëve, nxitën e nxisin urrejtje kundër amerikanëve që na shpëtuan nga kthetrat e Serbisë, i djallëzojnë të gjithë evropianët, megjithëse e dinë se ne jemi pjesë e kontinenti të vjetër. Vetëm kundër serbëve e rusëve nuk e thanë këta shpellarë të Anadollit e beduinë te Arabisë asnjë fjalë mos durimi, vetëm kundër tyre u treguan tolerant.  Organet shtetërore i panë këto shëmtira antishtetërore dhe bënë sehir, disa zyrtarë janë futur në vallen e tyre.

Shembujt janë të freskët edhe në Shqipëri: në Durrës hoxha i mbush më urrejtje  besimtarët shqiptar kundër personalitetit të Nënës Terezë, sepse sipas tij shtatorja po e penguaka besimtarin mysliman! Në qytetin tjetër shqiptar, hoxha nxit luftë fetare kundër "qafirit", ndërsa organet e policisë nuk e arrestuan; në një xhami të Kosovës një hoxhë mongoloid nga Azia e përdhos historinë kombëtare, duke e rrëfyer sipas versionit të Beogradit, ndërsa kopeja e besimtarëve hesht si dele, nuk e kundërshtojnë e nuk e nxjerrin më shqelma nga xhamia. Në Shkup e disa qytete të Kosovës grupet vehabiste i nxirrnin me grushte e shqelma hoxhallarët e sektit tjetër turko-egjiptian, që t'ua rrëmbenin xhaminë. Por për këtë ishin të nxitur nga emisarët arabë, kundër instruktorëve të Anadollit në tokat shqiptare, ndërsa shteti nuk ndërhynte. Madje e rrahën një hoxhë të Drenicës mizorisht.

Një hoxhë në Shqipëri, kohë më parë lexoi pjesë nga Kurani, ku nxitej gjenocidi ndaj të pafeve apo qafirëve, pra hoxha synonte të nxirrte njerëzit në rrugë për gjakderdhje. Kurani, sipas këtyre citimeve e citimeve të shpeshta që ua bëjnë hoxhallarët në Kosovë, Shqipëri e  Maqedoni ia kalon librit të Hitlerit "Main kampf" në nxitjen e gjenocidit. Me Kuran në dorë ata nxisin luftë fetare.

Hoxha i Prishtinës, të cilin thuhet se e hoqën nga xhamia për shkak të veprimtarisë terroriste, por shteti nuk guxoi ta gjykonte ngase e mbron Ankaraja, predikon në shkollën islamike të Universitetit të Prishtinës, ndërsa gazetat e televizionet e kanë cituar dhjetëra herë duke nxitur urrejtjen fetare, urrejtjen ndaj femrës, mos durim ndaj kombit, kultivim të jetës primitive të shpellarit të Anadollit, apo përpjekje që t'i marrim model martesat e incestit, të cilat bien ndesh me ligjet e shtetit tonë etj.

Hoxhallarët dhe emisarët nga Anadolli e shkretëtira arabe sillën si ujqër në tokat shqiptare, kurse besimtarët që i dëgjojnë këta hoxhallarë dhe nuk i nxjerrin me shqelma jashtë, fatkeqësisht po sillën si delet, ulin kokën e heshtin, në vend të kundërshtojnë. Po ashtu, besimtarët të cilët dikur mbanin qeleshe shqiptare në xhami, i detyruan të heqin qeleshet shqiptare dhe të mbajnë "kapica" arabe. Kështu, i ç'burrnun, gjë që nuk kishte arritur ta bënte njëqind vjet okupimi as Serbia. Qindra burra janë vrarë nga ushtria serbe, sepse nuk e hoqën plisin shqiptar, ndërsa shpellari i Anadollit e beduini i shkretëtirës ua hoqi qeleshet shqiptare për t'ua zëvendësuar me ca kapela të beduinëve.

Dhe së fundi: Sa herë gënjejnë disa hoxhë kur thonë kinse në luftën atdhetare, apo të UÇK-së, paskan marr pjesë myslimanët. Asnjë mysliman nuk mori pjesë në luftën tonë. Ata që luftuan, ishin shqiptarë, luftuan për kauzën shqiptare, për shtetin shqiptar, në tokat e shqiptarëve,   ndërsa morën pjesë  amerikanët, britanikët, gjermanët, madje edhe hebrenj, por asnjë mysliman. Gënjejnë disa trush përlarë nëpër rrjete sociale.

Historia për ujkun e delet do të duhej të përfundonte si në përralla, vjen bariu i mirë, i dëbon ujqërit dhe i shpëton delet. Por jeta është pak më ndryshe, ujqërit po na i fëlliqin delet, ndërsa barinjtë hanë bakllava të Anadollit, duke u përjargur.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora