E marte, 21.09.2021, 12:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Trishtime përplasëse me vetëveten

E diele, 10.07.2016, 10:41 AM


TRISHTIME  PËRPLASËSE ME VETËVETEN

Jehona Agushi:” Kur vret bukur një buzëqeshje”, poezi 2016, SHB. Jaka&A Prishtinë.

Nga Tahir Bezhani

Jehona Agushi, tani një krijuese e dëshmuar  me krijimtarinë e sajë poetike,këto ditë doli me librin më të  ri me poezi,”Kur vret bukur një buzëqeshje”,një titull tërheqës e domethënës për lexuesit . Krijimtaria  poetike e Jehona Agushit,që moti  është  mirëpritur nga lexuesi kudo,sepse vargu i saj karakteristik,me forcën shprehëse,me elanin krijues,me  shumëkuptimësinë e një bote karakteristike e emocionale,ka bërë që  lexuesi të jetë i interesuar për krijimtarinë e kësaj poete gjakovare.

Libri”Kur vret bukur një buzëqeshje” i autores  Jehona Agushi,ngërthen në vete karakteristikat e një bote specifike,ku gërshetohet dhimbja,dashuria, ankthi, gjendja sociale,familja etj,të gjitha komponentë përmbajtjesore,ku njeriu gjithsesi është pjesë përbërëse e të gjitha specifikave jetësore.

Ndjeshmëria krijuese, zjarri i brendshëm poetik,lufta përbrenda vetës me vetveten, asnjëherë nuk rri i qetë. Ai vlon dhe ai vlim padyshim se  del në sipërfaqe,nxjerr vuajtjen individuale, ku si parim, gërshetohet edhe ajo universale. Në raste të ndjeshmërisë së thellë emocionale,shpesh krijimtaria e kësaj autorie, merr trajtën(ndoshta) ndryshe nga ajo e përjetuara.  Dhimbja thellohet  në një pesimizëm të paparamenduar,si në këtë rast te poezia “Muzgu bie ngadalë”,ku shkruan:”Po luaj monologun/Ma të bukur në terr/Kur veç errësira më sheh ndryshe”,ose “vetmitë tona/po i zë nata jashtë...”Në këto “kriza”bien shpesh poetët, kur tërë qenjën e vet shpirtërore ia falin me besnikëri një çasti,një përjetimi, deri ne thellësi shpirti. Mendoj se edhe Jehona,autorja e librit,na bindë me poezitë e veta,për përjetime të tilla...

Të kesh në brendësi zjarr e mos të nxjerrësh,do të thotë të vuash pa ditur arsyen,ndërsa të shprehësh, lirohesh më pastaj.. Kur lexohet ajo që del në sipërfaqe botërisht,nga krijuesit,mendja drejtohet te shkaku,arsyeja,te ndjenja njerëzore,sepse të behësh bashkëvuajtës me të tjerët,me qëllimin e daljes nga një krizë e përbashkët,është më se fisnikëri,njerëzi,humanizëm . Poetja,Jehona Agushi,reflekton bukur te poezia”Fjala ka peshë”, denjësisht e me elegancë poetike, kur shkruan:”Kur u nda dhembja/I dha fuqi kohës/I shkreti njeri/Pati hall fati/Harroi se dertet e jetës/Nuk kafshohen me buzë/Lumturia shkelet me këmbë ditë për ditë...”Mendoj se ndjenja poetike e shprehur bukur nga poetja Jehona Agushi, dhe frymëzimi si burim i fuqishëm i shprehjes poetike,kanë dhënë pasqyrën e qartë të egos njerëzore dhe kredon poetike  të autores. Si rrjedhojë e kësaj poezie mjaft të pëlqyeshme,vijnë  rrethanat e një gjendje jo të mire sociale e shtresave të ulëta në shoqërinë tonë. Burim inspirimi përherë bëhet një shkak që nxitë emocionet krijuese, si reaksion ndaj një klase politike në pushtet. Nga kjo arsye del edhe konstatimi se poetët(krijuesit në përgjithësi),përherë kanë qenë,janë e do të  mbesin opozita më e fortë brenda një shoqërie....

Në krijimet poetike të autores, shpesh ndeshemi me elementin e vetmisë,si një rrugëtim me ose pa shkas. Por,nuk e gjejmë vetëm tek kjo krijuese këtë element, kohëve të fundit vetmia është bërë “shoku” i jetës . Shtrohet pyetja se a është ky një reaksion si revolte e brendshme, si mos kënaqësi e përgjithshme,një ndryshim raporti i marrëdhënieve shoqërore në përgjithësi tek shtresa e njerëzve,kjo le të mbetët çështje ekspertësh të larmisë përkatëse,por se, te poetja Jehona Agushi, gjejmë vetminë si element me konotacione pesimizmi,kjo qëndron. Kur ka mbyllje në një dhomë,kur aspekti sentimental ndikon te  personalja,atëherë duhet gjurmuar shkaktarët e një situate të tillë emocionale. Pikërisht,kur lexojmë poezinë “Egoizmi”,te autores Jehona Agushi,aludojmë edhe në faktet tjera relevante të arsyes së kësaj gjendje:”Nuk dua të di/Për askënd/Për asgjë/Kur jam vetëm me veten/Jam unë dhe bota/Qendra e këtij universi....” Poeti për pak çaste shëtit boten, e prapë kthehet në boten e vet imagjinatave....Indikativë është edhe poezia:”Kujdes thotë dhembja/Plagët i marrë unë....”

Po në vazhdën e kësaj situate të rënduar do thosha,poetja e talentuar,me një poezi të mrekulluar,tregon fort bukur  raportin e besueshmërisë së humbur mes njerëzve,si shkaktarë  i disa të këqijave që dominojnë në shoqërinë tonë. Ja disa vargje brilante nga poezia”Stinët e pritjes: “Nëse marrëzia pinte ujë/Sa herë që donte/Uji veç faqen e zezë/E ka larë/Përnatë e përditë....”Për aktualitetin e kësaj poezie dhe forcës krijuese të autores,mendoj se s’ka nevojë për koment tjetër....

Përkundër të gjitha vështirësive që sjell jeta, poetja përsëri nuk e humbë shpresën,gjen motive përmes qendrës shkëmbore,të cilën nuk e tremb fare jeta me ngarkesat e sajë,dhe aludon:”Do të bëhem shtatore /E ëndrrave të verdha në krahë/Përplasem me shkëmbin e s’më tremb/Përplasem me detin e s’më tret/Përplasem me zjarrin e s’,më djeg/Përplasem me ju e s’frikësohem/Me  vetveten  kur përplasem  trishtohem”.

Si te çdo krijues,edhe te autorja e librit “Kur vret bukur një buzëqeshje”,Jehona Agushi, tema e dashurisë është e pakalueshme,sepse dashuria është urë e jetës nëpër të cilën kalon dhe shijon gjithë peshën e saj çdo njeri. Tek krijuesit , dashuria riciklon jetën e të gjitha moshave. Prandaj,edhe autorja,me qëllim ka shprehë ndjenjat e saja për të mos  lënë përshtypjen e vargjeve të “mbytura”në lot e vajë. Një poezi mjaft e këndshme, përkushtuese, mbërthen autoren në një  botë krejt tjetër, në një “dhomë” harrese ndaj të ligave  dhe  në poezinë “K.B”: “ Ti më do/Nuk më qorton asnjëherë/Dhe më falë çaste qetësie/Kur në gotën e mendimeve/Pija dehjen time/Vetëm për një të qeshur/I ëmbli vështrim në sytë e tu/Si sot si dikur...” Pra,autorja,me pendën e saj,ka prekur gjitha vrimat e jetës,gjithë gjymtyrë e dhimbjeve njerëzore,ku frymëmarrja poetike, me forcën krijuese,  problematiken jetësore, me shkathtësi e ka krijuar në art. Kam përshtypjen personale  se krijimtaria poetike e Jehona Agushit,ka burimin e pashtershëm  inspirues e frymëzues në stinën e vjeshtës. Ajo, tërë opusin e saj poetik,e vjel në bukuritë melankolike të stinës  vjeshtore,kur pamja e natyrës merr një spektër ngjyrash romantike. Ja disa rreshta të poezisë”Ngjyra e fjalës”,ku shkruan:”Vjeshta e kulluar/Të tërën më dogje/Me ngjyrat tua”.

Te libri më i ri i autores Jehona Agushi,”Kur vret bukur një buzëqeshje”,lirisht mund te themi se ka ngritje në cilësi,krahasuar me librat e mëhershëm dhe se ky libër,autoren e futë në radhën e krijueseve të spikatura të poezisë shqipe.  Libri i sapo dalë, përmban afër 200 poezi,të cilat është e pamundur të analizohen veç e veç,por vlen të ceket se Jehona Agushi, përditë e më tepër po i benë lexuesit më kureshtarë për t’i pasur librat e saj në bibliotekat e veta,sepse individualiteti poetik dhe gjetjet poetike përmbajtjesore, garantojnë një rrugëtim të mbarë poetes,Jehona Agushi.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora