E enjte, 25.04.2024, 05:39 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Akademik Kraja ka të drejtë

E diele, 10.07.2016, 08:05 PM


Ja pse akademik Kraja ka të drejtë

Shkruan: Faton MEHMETI

Letra e hapur drejtuar myslimaneve të facebokut e akademik Mehmet Krajës ka ngjalur shumë debate pro dhe kundër shkrimit të tij, në esencë e perceptimeve se si shikohet islami sot në vendin tonë dhe atë që përfaqë son. Në fakt akademik Kraja i ka thenë disa gjera që disa të  tjerë  më herët i kanë thenë, por fakti i të qenit intelektuali i parë me peshë qe ngreh zërin karshi devijimit të një pjesë të vogël të shoqerisë, ka bërë të ndizet  debati për islamin dhe ndikimin Perandorisë osmane në trojet shqipëtare.

Redikalizimi i një pjese të shoqerisë shqipëtare në Kosovë dhe jo vetëm, është shqetësim me të cilin duhet të merret shoqëria dhe shteti. Këta  duke u thirr ne islam  mundohen të tjetërsojnë historinë e popullit shiqiptare, si dhe të vën rregullat e sheriatit për mënyrën e jetesës së shoqerisë sonë.

Tri piket kryesore në të cilat akademik Kraja nuk  pajtohet me myslimanët, janë plotësisht të arsyeshme.

Tek pika e parë e konvertimit me dhunë të shqiptarëve në islam , është plotësisht e vërtetë. Një gjenocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin besim. Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen, duke parë skena gjaku. Të paktën kështu shkruhet në librin e rrallë që u botua në një edicion të ndaluar prej vetëm 520 kopjesh në vitin 1909, në Vjenë..Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Se dyti nuk është e vertetë se duke u konvertuar në islam, shqiptarët në përgjithësi, por shqiptarët e Kosovës në mënyrë të veçantë, përveç që njohën vlera të një civilizimi të ri, ruajtën identitetin e tyre, pra i shpëtuan sllavizimit; shqiptaret si rezulatat i shtypjes së Pernadorisë Otomane humben shumë vlerat civilizuese, por është  fat që arritën të ruanin  gjuhë n. Mos të harrojmë se Perandoria osmane ndaloi për 450 vjet hapjen e shkollës shqipe. Dhe së  treti  është non sens të thuash se Skënderbeu nuk është hero kombëtar i të gjithë shqiptarëve, sepse ai luftoi për krishterimin dhe se luftërat e tij e dëmtuan pariparueshëm përparësinë numerike të shqiptarëve në Ballkan. Skënderbeu parandaloi qëllimet  osmane për bë rjen e shqipëtarëve me kombësi turke dhe apetitet e Perandorisë osmane, që të zgjeroi përjetësisht ndikimin e ndërrimit të gjuhës së shqipëtarëve. Këto i paraprijnë pastaj edhe  Lidhja Shqiptare e Prizrenit si dhe  Lidhja e Pejës dhe kryengritjet e viteve 1908-1912 që  synonin pavarësimin e shqiptarëve nga Perandoria osmane.

Kosova është shtet laik dhe ky është një hap pozitiv, ndryshe ne do fundoseshim nën greminën e ndërrimit të qenies sonë. Fatmirësisht është një grup i vogël i njerëzve që mendojnë se Skënderbeu nuk është hero kombëtar, dhe se  Perandoria osmane mbrojti shqipëtarët, kjo është propagandë e qarqeve të caktuare serbe dhe të  huaja për të triumfuar hipoteza e tyre se “ shqipëtarët nuk kanë traditë dhe se janë të ardhur të vonshëm në Evropë ” . Kjo në fakt përmush aspiratat e serbeve karshi etnogjenëz së popullit shqipëtar. Janë dhjetëra shërbime të huaja që veprojnë kundër Kosovës , dhe fatkeqësisht iu kanë shpë rlar trurin disa të rinjve të cilët interpretojnë gabimisht historinë . Historia nuk ndryshohet  , ajo është Një dhe e pandryshuar. Se këta njerëz janë të nivelit shumë të ulët pasqyrohet në reagimet fyerse ndaj akademik Krajës, ku përpos shfryerjes së mllefit me fjalor banal nuk japin asnjë argument përmbajtësor për të demantuar atë që akademiku ka shprehur.

Kosova si dhe Shqipëria, por edhe shqipëtarët në Maqedoni e kudo që janë , duhet të forcojnë institucionet edukativo-arsimore për të ndërtuar një shoqeri e cila është krenare me prejardhjen e saj, dhe e cila krenohet se Skënderbeu  është heroi i tyre.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora