Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Çmim poetik për Armela Hysin dhe poezinë shqiptare

| E premte, 08.07.2016, 08:00 PM |


Në edicionin e 25 të konkursit ndërkombëtar për poezinë "Giovani e Poesia di Triuggio", ku merrnin pjesë 584 poetë nga 23 vende nga e gjithë bota ( Nga  Italia, Bullgaria, Bangladesh, Rumani, Egjypti, Ekuadori, Shqiperia, Moldavi, Pakistan, Ukraina, Kina, Hollanda, ShBA, Ghana, Rusia, Bijellorusia, Brazili, Gjermania, Uzbekistani, Greqia, Belgjika, Tunizia e Polonia - rradha e listës sipas numrit të pjesmarrësve) juria vlerësoi me Çmimin e Tretë dhe Medalje të Argjendtë poeten Armela Hysi.

Qendra "Të rinjtë dhe poezia" me një traditë 25 vjeçare është kthyer në një strehë vlerësuese per poetët dhe kulturën shqiptare, duke qenë se dhe vite të tjera ka vlerësuar disa nga poetët e njohur shqiptar, megjithëse organizatorët dhe Presidenti i këtij misioni shprehu rezervat e veta për mungesën e konsullit shqiptar në aktivitetin e ndarjes së çmimeve të konsullit shqiptar, ndryshe nga një sërë përfaqësuesish të shteteve të tjera që gjendeshin aty. Tekstualisht tha se: "para ca vitesh vinte. Por rreth 10 vjetët e fundit nuk marrin mundimin sa t' i kthejnë përgjigje ftesës sonë"

Edhe sivjet poezitë e paraqitura për konkurim u botuan në një antologji poetike dinjitoze.

Poezia e Armela Hysit, përkthyer në italisht nga Arnisa Kokona dhe Ermal Hysi megjithëse me veçanësinë delikate që paraqet përgjithësisht përkthimi i poezisë si zhanër e veçanërisht përzgjedhjet stilistike gjuhësore të poetes Hysi, arriti të krijonte përshtypjet më të mira të mundshme duke u vlerësuar me këtë çmim nderi.

 

Per l'emigrato (di cui

non ho saputo il nome)

sulle coste di Evros

per la bambina di quattro anni che passò

la notte vicino al cadavere del padre

e per me sfacciata

che voglio fare una poesia interessante

scritta con l'indice sul vetro della retina

del morto

 

la biancheria dentro il sacco con briciole

di verbi nei diversi tempi della sintassi

che teneva dietro la schiena

i giornalisti dissero che era riposta

con cura

 

così come i capelli ancora umidi

della figlia di quattro anni.

 

Prima che la vita senza un goccio di poesia

si spremesse sui lastroni freddi

della notte. una notte ordinaria.

 

29 luglio 2015

Armela Hysi

 

për emigrantin (që

s'i mësova emrin)

në brigjet e Evros

për vajzën 4 vjeçare që kaloi

natën pranë kufomës së të atit

dhe për veten e pacipë

që dua të bëj një poezi interesante

shkruar me gisht në xhamin e retinës

së të vdekurit

 

ndërresat brenda thesit me grimtha

foljesh në kohët e ndryshme të sintaksës

që mbante pas shpine

gazetarët thanë se qenë të sistemuara

kujdesshëm

 

edhe flokët ende të lagur

të së bijës katër vjeçare.

 

përpara se jeta pa pikë poezie

të shtrydhej mbi plloçkat e ftohta

të natës. natë e zakonshme.

29 korrik 2015

Armela Hysi