E premte, 29.03.2024, 03:09 PM (GMT)

Mendime

Fritz Radovani: Flisni, por mos shkruani rrena!

E marte, 05.07.2016, 07:00 PM


FALLSIFIKATORË,  FLISNI... PO,  MOS  SHKRUENI  RRÊNA !

Nga Fritz RADOVANI

1991 Viti i ngjarjeve ma të paharrueshme po, por edhe nder ma të lavdishmet që janë zhvillue në qytetin e Shkodres, mbas ramjes së “perdes së hekurt” në Europë!

?Formimi i Bashkimit Sindikatave të Pavaruna në Shqipni (BSPSh), dhe zgjimi i shumë forcave demokratike në Shkoder mbas 11 Nandorit 1990 nga i Madhi Don Simon Jubani, dishroni apo nuk dishroni ju demagogët e Shqipnisë masakrueme, do të mbetet persa të jenë Shqipnia – Shqipni Europjane, e skalitun me shkronja të arta ashtusi thirrjet që ushtonin në rrugët e lame me gjak Heronjësh nga Rinia Shkodrane me 2 Prill 1991, e që nuk do të shuhen asnjëherë nga gurt e Rrozafës: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”

?Vinin e shkonin në Shkoder “rregjizorët” barbar të 2 Prillit, tue fillue nga Ramiz Alia, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami dhe secili sillte me vete një ide të re për ndjekjen e çeshtjes së vrasjeve...Kerkohej me çdo kusht ashtusi sot zhdukja e ideatorëve!

?Porsa mbyllej mbledhja në Komitetit Ekzekutiv të Shkodres, jepej porosi që “të rikthehej qetësia dhe të rivendosej rendi...” një lojë e flliqtë, mbasi ashtu i zgjatej jeta edhe veprimeve terroriste të PPSh, veprime që kontrolloheshin me leven e saj kriminale, “sigurimin e shtetit”. Bijtën edhe disa filiale të futun per pajna nga PPSh...

?Me 23 Prill u organizue mbledhja me grupin parlamentar në Prefekturë, ku u vue në dukje qendrimi mashtrues i grupit hetimor organizue nga presidenca e hetuesia.

?Ishte i domosdoshem një riorganizim edhe nga ana ynë. Menjëherë, në mbledhjen e parë në Prefekturen e Shkodres, BSPSh ka kërkue mbështetjen e të persekutuemëve dhe të përndjekunëve politikë të Shkodres. Pjesmarrja masive e tyne kjé e menjëhershme në greven e përgjithëshme, ku solidariteti i tyne dhe i “Shoqatës Pronësi me Drejtësi” me BSPSh, trandi pushtetin qendror të Tiranës.

SHTATOR 1991: Me kerkesen e BSPSh së Shkodres, erdhi nga Tirana z. Gramoz Pashko, dhe në takimin me Tè, unë bashkë me kryetarin e BSPSh Ferdinand Temali dhe sekretarin Arben Borshi, i kam kerkue që të formojmë “Shoqaten e të Persekutuemëve dhe të Perndjekunëve Politikë” në Shkoder. Unë në mbledhje kam kerkue edhe që Ajo Shoqatë, të drejtohet nga zotni Bardh Shiroka ose Karlet Luka, të cilët as sot nuk e di pse nuk ishin dakord. Perpara se të nisej per Tiranë zotni Pashko që ishte shumë dakord dhe premtoi njohjen e saj, tha se: “Aprovimi do të jetë i shpejtë...” Kujtoj si sot, mbas tri ditësh, Ai ka vue në dijeni Kryetarin e BSPSh Ferdinand Temali, se “Shoqata e të Persekutuemëve Politikë e Shkodres asht aprovue nga Tirana!”.

?Në muejn Tetor Ajo ka fillue veprimin e vet pranë komitetit ekzekutiv në Shkoder.

Seksioni fillimisht filloi me tre nëpunës dhe mbas pak kohe Kryetar i Shoqates u zgjodh z. Lin Martini, i burgosun politik, për të cilin vite ma parë më ka thanë për Té At Pjeter Mëshkalla: “Një nga djelmët e rijë që ka mbajtë qendrim shumë të mirë dhe ka nderue rininë shkodrane në Burgun e Burrelit”. Dhe, me të vertetë i Ndjeri Lin Martini, edhe sot kujtohet si një nga drejtuesit e nderuem të Asaj Shoqatë. Mbas Tij u zgjodhën z. Nik Pavaci, Ernest Perdoda, Kastrito Bajraktari etj., figura vertetë të nderueme dhe të respektueme në Shkoder dhe në lëvizjen demokratike mbarkombëtare. Nën shembullin e Shkodres, kur “u iku frika”... u krijue Shoqata edhe në Tiranë e rrethe të tjera...

?BSPSH dhe SHOQATA E TË PERSEKUTUEMËVE POLITIK TË SHKODRES,  ishin fortesa që krijuen blokun antikomunist të pathyeshem në Shqipni. Një shembull që friksoi jo vetem komunistët e shkrryem përtokë, po edhe sigurimin e tij që ushqehej  nga terrori dhe vrasjet e pabesa mbas shpine si zakonisht ka veprue ai. Ishte Ali Kazazi dhe Pjeter Arbnori, që perçanë Shoqaten e të Persekutuemëve Politik të Shkodres dhe krijuen “Shoqaten e të Persekutuarëve Antikomunistë”... A thue, sikur Shoqata e Parë, themelue nga unë, si mbas tyne, nuk ishte “antikomuniste”!?

?Fjala “antikomunistë” nuk maskonte ate që kishte në perbamjen e saj nga vetë Kryetari i porsazgjedhun. Ajo u pushtue nga spijunët apo ishkomunistët e burgosun, të cilët pa kalue as tre muej këta zotnijë u vunë edhe drejtues në shoqatat e tyne, një gja të tillë që ata e kishin zbatue edhe në organet drejtuese të PD-së, që në krijimin e saj.

?HAPJA E DOSJEVE per mue gjithmonë asht kenë domosdoshmeni! Besoj se nuk e kanë harrue Shkodranët kerkesen time para zgjedhjeve lokale të 1996, mbajtë në kinema “Republika”. Ata kujtojnë edhe kur PD shkarkoi pesë vetë nga kryesia, tue perfshi edhe kryetarin e PD së Shkodres Ludovik Dega, si “bashkpuntorë të Sigurimit të shtetit”

?1996... Prova ma e sakta e Unitetit Popullit të Shkodres, ishin zgjedhjet e zhvillueme

per “TË DJATHTËN E BASHKUEME SHKODRANE”...

Shoqata e të Persekutuemëve dhe të Perndjekunve Politikë e Shkodres, në vitin 1996, nën drejtimin e Nik Pavacit, dhe Ballit Kombëtar me kryetar Mentor Qukun, Partinë e Legalitetit me kryetar Nikolin Destanishen, dhe Partinë Demokristjane me kryetar Ndrekë Bazhdarin, i tregoi mbarë Shqipnisë, se në Shkoder ishte uniteti i Tyne me Popullin në të “Djathten e Bashkueme Shkodrane”, që korri fitoren e madhe në Zgjedhjet lokale dhe i tronditi për vdekje mbeturinat dhe servilët e anadollakut R. Alia.

Ato zgjedhje mbeten një model i papersëritshëm në Historinë e Lavdishme të Shkodres.

***

?Sot duhet të kthjellohen Forcat polike në Shqipni, të lanë nënjëanë “luften per karriga”, dëshiren per pasunimin e paligjshëm, fanatizmin fetarë shkatrrues, e trashigiminë e vet komuniste per “Një Shtet Shqiptar pa të Persekutuemit Politikë”, se asnjëherë nuk kanë me u quejtë dhe me u mendue nga askush Shtet Demokratik. Ata mund të mendojnë se Demokracia nuk ka nevojë për me u vendosë në Shqipni me të Persekutuemit Politik, por pa Ata, shteti asht prap terrorist komunist! Nuk e mbulojnë Eurot fytyren e vertetë komuniste të tyne, ashtusi as perçja anadollake apo sllavokomuniste, as korrupsioni, as vjedhjet dhe as, të pasunit apo miljonerët trafikantë, që po drejtojnë dhe që po plaçkisin sot Shqipninë e vorfnueme dhe të martirizueme.

?Në këte 25 vjetor të Asaj Shoqate Atdhetare...e të Persekutuemëve Politik, Ua kushtoj këto pak rreshta... Lé të jenë një homazh dhe kujtim i imi ndaj vepres s’Atyne që nuk jetojnë ma, edhe pse vepra e Tyne Atdhetare e Antikomuniste asht e Pavdekshme, po dhe e Perjetshme per një Shqipni Demokratike dhe Europjane Perparimtare!



(Vota: 5 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora