E premte, 19.04.2024, 07:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Të ndalet njollosja e Gjergj Kastriotit

E hene, 04.07.2016, 09:00 PM


Të ndalet njollosja e figurës së Gjergj Kastriotit,  ajo është figurë e shenjtë

Nga Gjon KEKA

Gjergj Kastrioti nuk është figurë e thjeshtë, nuk është një hero i zakonshëm,  nuk është një personalitet që mund të hedh balt secili që t'i teket,  sepse për arbnorët Gjergj Kastrioti është i shenjtë,  është hero i heronjëve,  është vizionari dhe lideri i papërsëritshëm i kombit arbnor europian.E gjithë bota, të gjithë historianët, kronistët, autorët dhe shkrimtarët europian flasin me admirim,  flasin për shpirtmadhësin,  trimërin dhe talentin e rrallë të këtij të urti dhe lidershipi arbnor.Dhe me të drejtë shkruan kronisti Kaspar Mändl, në vitin 1728 se "Kur gjendet ndonje lloj armure(koarce) e vjeter, dhe kur eshte pyetja se cfare ajo tregon dhe e kujt eshte,  te gjithe thone:kjo eshte armure(koarce) e heroit te pamposhtur Kastriotit Skanderbeg."Të gjithë ama të gjithë flasin jo vetëm për jetën e tij sa ishte gjallë, për luftën e madhe dhe me fitore të njëpasnjëshme,  por edhe për shenjtërin e tij edhe pas vdekjes,  për reliket që ai ka lënë, ose për veprat që ai ka lënë. Poashtu një kronist tjetër shkruan në vitin 1741 kështu :„Gjergj Kastrioti ky hero boterisht i famshem,  dhe tmerri i henes turke.“

Duke parë se urtësia, talneti dhe trimëria e tij është vlerësuar tepër shumë nga autor të shumtë dhe kronist europian,  sot në këtë shekull figura, personaliteti i Gjergj Kastrioti sulmohet, njolloset,  poshtërohet,  shpallet terrorist dhe ofendohet si nga mbetjet osmane ashtu edhe nga turqit sikur që ishte kjo e fundit nga një gjoja historian turk i cili ofendoj figurën e Gjergj Kastriotit në Lezhë.

Një fyerje e tillë që i është bërë jo vetëm ndaj figurës por kjo është në fakt fyerje dhe poshtërim e njollosje ndaj tërë kombit arbnor,  prandaj duke parë këtë kombi ynë nuk duhet lejuar që t'i ofendohen figurat e tij të shenjta sic është Gjergj Kastrioti. Por duhet ditur se këto njollosje,  këto ofendime e kanë burimi nga brenda,  sepse janë disa nga pushtetarët si në Kosovë dhe Shqipëri që kanë lidh vëllazëri me turq prandaj edhe kanë ardh shumë individ,  organizata dhe mision të vetëm kanë ndryshimin e historisë,  njollosjen e figurave kombëtare,  dhe largimin e popullit nga e vërteta duke e futur atë në kthetërat e gënjeshtrës së tyre dhe kështu pastaj të vetëshkatërrimit. Kjo nuk duhet lejuar, është koha që arbnorët e vërtetë të zgjohen dhe të mbrojnë vlerat dhe identitetin e personalitet e tyre të shenjta sic është Gjergj Kastrioti e shumë e shumë te tjerë që po njollosen nga mbetjet osmane.

është koha që e gjithë shoqëria e e vetëdijshme të ngritet, të filloj të jetoj si një shoqëri dhe popull që e don vlerën e tij,  traditën e tij, kulturën e tij kombëtare europiane,  heronjët dhe personalitete tjera të tij, humanistët e tij etj.Sepse duhet nënvizuar se Gjergj Kastrioti luftoj për lirinë,  atdheun dhe për mbrojtjen e vlerave të përbashkët të qytetërimit tonë.

është koha t'i nxirret publikisht fytyra e haxhiqamilëve dhe të marrë dënimin e popullit dhe të shoqërisë,  sepse fyerja e figurave kombëtare si më larët është fyerje për tërë ne dhe kombin tonë, është koha t'i rikthehemi vetes dhe të fillojm të ecim në rrugën tonë dhe jo në rrugën e shkatërrimit të mbetjeve osmane dhe armiqëve të brendshëm të kombit.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora