E merkure, 24.04.2024, 12:47 PM (GMT+1)

Mendime

Rexhep Shahu: Për 2 korrikun e shqiptarëve

E hene, 04.07.2016, 07:31 PM


Pa inat, për 2 korrikun e shqiptarëve

Nga Rexhep Shahu

Me 2 korrik 1990 u debua nga Shqiperia pjesa me vitale e shqiptareve. I deboi atdheu komunist qe i shfytyroi njerzit, i beri kavie, i ndeshkoi me uri, me mungese proteine, me kampe perqendrimi, me burgje, me mungese lirie, me mungese shprese, me vrasje endrrash.

Po te kishte mundesi informimi si sot dhe po te kishte anije mjaftueshem, mbase shumica e shqiptareve do te iknin nga atdheu qe nuk premtonte asgje pervec karikatures se njeriut te ri.

Ne atdhe mbeten njerez heroj per te mbijetuar.

Iku mbreti Zog prej atdheu ne prill 1939, por la nje popull patriot sepse kur vendi u pushtua nga Italia, shqiptaret renden drejt depove te armeve dhe kerkonin pushke per te luftuar kunder italianeve, edhe pse mbreti i tyre nuk u priu ne lufte qofte per te fituar e qofte per te humbur.

Kur ra diktatura e Enver Hoxhes, shqiptaret desh e braktisen atdheun te gjithe se diktatura ua kishte heqe palcen shqiptare, i kishte trajtue si njerez te rij, si Lejfene, nuk kishte ndertue shtepia per shqiptaret por bunkere per trillet e manite e diktatorit, ua kishte zhbe dinjitetin dhe arsyet per te qene krenare se jane shqiptare, ua kishte zhduke fene e zotin dhe fe kishte bere partine e zot diktatorin dhe parulla sunduese ishte Partia - Shqiperia. Pra diktatura atdhe na kishte bere partine, Shqiperi na kishte bere partine.

Po te ishin ne atdhe shqiptaret qe u debuan, nuk do te kishte shans asnje qeveri qe te terhiqte zvarre kete popull, sepse ata guximtaret vitale qe shaluan vdekjen, nuk do te mund te duronin asnje lloj qeverie qe t'ua fuste gishtat ne hunde njerzve dhe t'i terheqe zvarre duke i mashtruar, vjedhe e rjepe, duke ndjelle si lope.

Po te ishin ne atdhe shqiptaret qe i deboi e perzuri atdheu - burg, atdheu - kamp perqendrimi, atdheu - fabrike spiunesh, do te kerkonin pune, do te dridhnin e do te shembnin cdo qeveri dhe ne kete vend nuk do te instalohej mendesia ekzistuese qe pushteti eshte biznesi qe te sjell fitime me shume se cdo biznes tjeter i ligjshem a i paligjshem.

Me 2 korrik 1990 shqiptaret ne Kosove me aktin e kesaj dite bene referendumin qe i pohoi bashke, i pohoi shqiptare dhe nuk paten udhe apo shteg te zene ne udhetimin e tyre drejt lirise e pavaresise.

Me 2 korrik 1990 ne Kosove u be ajo qe mungon sot per shqiptaret - referendumi per bashkimin kombetar, referendum qe duhet te behet (le te mos vleje sot per sot) per te cele shtigjet e zena neser.

Me 2 dhe pas 2 korrikut 1990, bota rinjohu shqiptaret, te cilet fale vitalitetit te tyre, shpesh bejne qe qarqe te caktuara antishqiptare te mendojne se shqiptaret jane nje komb 100 milionesh, qe lumturojne miqte e trondisin armiqte.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora