E enjte, 28.03.2024, 11:49 AM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Drejtësia - poligon qitje për politikën

E diele, 03.07.2016, 09:26 AM


Drejtësia mbetet poligon qitje për politikën

Nga Zenel Çeliku

Sistemi gjyqësor ka patur probleme madhore dje edhe sot, ndërsa politika shpesh  herë e ka vënë në qendër të sulmeve të saj drejtësinë, me shkak dhe pa shkak.

Jemi të ndërgjegjshëm që sistemi gjyqësor po has probleme të cilat kërkojnë vëmendjen e të gjithë institucioneve shqiptare, ndërkombëtare, por kërkon edhe vëmendjen e shoqërisë civile, sepse në fund të fundit, është shoqëria ajo që e vuan situtatën kaotike që kemi sot në drejtësi. Gjyqësori vijon të jetë në fokus të debateve të politikës, duke e vënë jo pak herë në qendër të sulmeve shumë të repta.Edhe ndërkombëtarët  shpesh apelojne që Drejtësia të ngrihet në një nivel më të  lartë, por kurrsesi, drejtësia nuk duhet të sulmohet ashpër, nuk duhet të kryqëzohet dhe për rrjedhojë, drejtëisa duhet të bëjë punën e saj duke qënë fanatik ndaj ligjit, dhe larg duart nga korrupsioni galopant që ka përfshirë një pjesë jo të vogël të drejtësisë. Politika duhet të kërkojë nga drejtësia, që të jape drejtesi, duhet të jetë e tërësisht e pa varur nga politika, dhe apsolutisht e varur vetëm dhe vetëm nga Ligji. Duke iu referuar raporteve të BE dhe të SHBA-se, për gjyqëtarët dhe prokurorët, lehtësisht vërëjmë se ato janë vërtetë  shqetësuese, aty theksohet se në drejtësi niveli I korrupsionit është shumë I lartë, lidhjet me botën e krimit janë keq e më keq, një pjesë e tyre janë përfitues  të pasurive të pa justifikuara, me vila brënda dhe jashtë vëndit dhe duke bërë pushimet verore në vëndet më të kushtueshme të Europës. Reformimin e drejtësisë duhet ta shikojme si shprese për të jetuar dhe për të qënë të gjithë të barabartë para ligjit.Mendoj dhe gjykoj se një drejtësi  transparente është shtylla e demokracisë  sepse “Ligjet e mira formojnë bazën e shtetit jurid. Duhen standarde më të larta për gjyqtarët”, kjo bën që nevojën e reformës në Drejtësi, ta shikojmë dhe vlerësojmë si një pikë kyce për integrimin e Shqipërisë në BE.

Konkretisht, nga politika shqiptare, majtas e djathtas, në 10 ditët e fundit ka patur komente mjaft negative ndaj gjyqëtarëve për marrjen e një vendim kundrejt Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Jemi të vetëdijshëm se këto ditë plot zhurmë ka plasur një skandal sulmesh të çuditshme, skandaloze dhe me egërsi primitive ndaj një gjyqëtari. Ju mbylltë mëndja o politikanë, kështu bëhet lufta politike? Nëse në Gjykatën e Faktit të Tiranës, gjyqëtari Arian Aliaj dha një vendim në disfavor të Drejtorit të Përgjithshëm tëPolicisë, kjo tregon kurajo dhe pavarësi në vendimin që ai morri. Menjeherë pas vendimit, PS dhe konkretisht Kryeministri Rama, u shpreh shumë ashpër ndaj gjyqëtarit Aliaj. Rama e konsideroi gjyqëatarin vrases dhe kriminel, se Aliaj paska nxjer nga burgu  element kriminal me rrezikshmëri të larte për shoqërinë. Por kur paska qënë një gjyqëtar i tillë, përse Z. Kryeministër nuk është shprehur më parë?! Vite më parë, ishte pikërisht Gjyqëtari I kryeqëzuar nga këto sulme Arian Aliaj, I cili për 30 min, gjykoi babain e Tahirit në opozitë , dhe e nxori të  pa fajshëm. Deri këtu Gjyqtari I vrarë moralisht, nuk u diskutua për asnjë moment për gjykim të njëanshëm. Mbas Kryeministrit Rama, në sulm shumë të egër hidhet edhe Ministri I Brëndshëm Saimir Tahiri, I cili e konsideroi gjyqtarin si pjese të krimit dhe të korrupsionin të pa parë. Nga ana tjetër, Tahiri nuk hezitoi që në këtë sulm të përfshinte edhe Kryetarin e Gjykatës së Faktit të Tranës, Fatri Islamaj, se ai është nga Tropoja dhe se na qënka kushuri me liderin historik të PD, Sali Berisha. Sipas Tahirit, kush është nga Tropoja , është kushuri me Berishën, çfar paradoksi. Këto proçkulla e të tjera u hudhen mbi gjyqëtarin, njëherazi edhe Kryetar I Gjykatës së Taktit  të Tiranës, Fatri Islamaj I cili gëzon shumë respekt dhe vlerësime mjaft positive në qarqet e drejtësisë dhe të avukatëve. Personalisht nuk e kamë takuar asnjë herë  Islamajn, por meqënëse jamë punonjëse në një institucion ndërkombëtar në Shqipëri, për arësye të detyrës që kamë, dhe me porosi të shefit tim, fillova të investigoj, të pyes disa avukatë në terren, rreth figurës së Kryetarit të Gjykatës së Faktit të Tiranës. Për çudi të atyre që e kanë akuzuar për shkelje të procedurave në pëcaktimin e gjyqëtarit për të gjykuar çështjen e Z. Haki Çako, për cudin të ironies, për Z. Islamaj nuk më rezultoi asnjë avukat por edeh qytetarë që të fliste qofte edhe një fjalë të vetme keq per titullarin e Gjykatës së Faktit të Tiranës, Fatri Islamaj. Ata u shprehen se Kryetari Gjykatës Islamaj, ka integritet të pacënuar tërë kohën e tijë si gjyqëtarë, aq më shumë edhe si titullarë ne Gjykatën e Faktit të Tiranës. Ai është shumë professional dhe nuk bëhet fjalë që të ndërhyjë në asnje moment tek  gjyqtarët. Islamaj organizon shumë mirë dhe me transparencë të plotë si në asnjë gjykataë homologe në rajonin e Ballkanit, cdo moment në administrimin e Gjykatës së Faktit të Tiranës, Islamaj vlerëson maksimalisht transparencën dhe kërkon nga vartësit e tij vetëm zbatimin e ligjit. Vërtetë Fatri Islamaj është shumë dinjitoz në detyrën që ushtron, ndaj nuk është në nderin e drejtësisë që të luftohen gjyqëtarë dhe titullarë të kalibrit Islamaj-përfunduan vlerësimet e 8 avukatëve, ndër ato, 4 pre tyre janë shumë të njohur në sistemin e drejtësisë  dhe avukatisë.

Në këto rretha dhe në këto memonte politike shumë të acaruara, kuptohet se sulmet në këtë rast janë totalisht politik, nëse gjykatat do të japin një vendim në kundërshtim me dëshirat dhe fatet e politikanëve, ata menjeherë hedhin baltë, sulme dhe akuza nga më të rënda për gjuqëtarët dhe për drejtuesin e gjykatave. Para një tablloje të pa precedent ku gjyqëtarët dhe titullarët e gjykatave, kryqëzohen si Krishti në menyrat më arrogante, vërejmë se politika djathtas dhe majtas lozin pinpong me akuzat pa doganë të tyre.

Mirë o zotërinj politikanë, një gjyqëtar dhe një titular gjykate I sulmoni egërsisht, I baltosni mjerisht dhe I kryeqëzoni  moralisht, a mendoni se në radhë të parë ata janë njerëz dhe familjarë? A mendoni se ata kanë dinjitetin, integritet moral dhe familjar të tyre? A mendoni ju të “ nderuar” politikanë se ata kanë prindër, motra, vëllëzer, grua dhe fëmijë, dhe kur dëgjojnë për njeriun e tyre të zemrës që sulmohet barbarisht, çfarë mendojnë, dhe në çfarë stresi futen ata? Më e turpshme është se, në Shqipëri politikanët janë njerëzit më të korruptuar dhe të lidhur me botën e krimit,  e ata shpërthejnë egërsisht kundra dretësisë në shumë situata. Kesaj I thonë; “hajduti thërret, kape hajdutin”, sa tragjike, aq edhe komike.

Mirpo, dardha na e paska bishtin mbrapa, çështja e  Drejtorit të Policisë shkoi për gjykim në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Dy ditë më parë, kjo Gjykatë e hodhi poshtë vendimin e gjyqëtarit Aliaj, dhe Drejtori I Policisë iu drejtua menjëherë zyrës së tij, ku edhe filloi punën si më parë. Këtu me të drjetë na lindin dy pyetje; A është Kryetari I Gjykatës së Apelit të Tiranës, nga Tropoja? Meqenëse na qënka Kryetari nga Tropoja, a nuk është edhe ky kushuri me Berishën?!

Pas vendimit të shpallur nga Gjykata e Apelit të Tiranës për Drejtorin e Policisë Çako, vendim I cili hodhi poshtë Vendimin e Gjykatës së Faktit të Tiranës, Ministri I Brëndshëm Tahiri, doli në një prononcim publik, ku hodhi fjalë të mira për drejtësinë në këtë rast, sepse Apeli I Tiranës, dha një Vendim në favor të tyre. Por edhe nga pala tjetër menjëherë, lideri I opozitës Basha, u hodh në sulm kundra Gjykatës së Apelit të Tiranës, por sulme jo shume agresive. Znj. Grida Duma, një natë pasi Gjykata e Apelit ktheu në punë kryepolicin Çako, Sekretare për Marëdhëniet me Publikiun në PDe ftuar në TV Ora News, hodhi një pyetje cinike për drejtësinë “kush është më e kurruptuar tani pyeti ajo, Gjykata e Faktit të Tiranës, apo Gjykata e Apelit të Tiranës, lidhur me vendimin e Drejtorit te Policise? Edhe ky është një sulm apo jo, sepse nënteksti I pyetjes se Znj. Duma akuzon direkt Apelin e Tiranës, që do të thotë se edhe të PD po bën të njëtin gabim fatal kundrejt drejtësisë, por më të moderuar. Duke iu referuar historisë të përgjimeve, Gjykata a Apelit Tiranë, para pak ditësh hoqi masën e arestit në shtëpi edhe për dy punonjësit e tjerë të policisë të akuzuar si të përfshirë në  skandalin e përgjimeve. Nuk vonoi edhe sulmi I Z. Basha kundër gjykatëses të cilës I bëri biografinë, se ajo na qënka bashkshortja e personit që po udheheq Reformën në Drejtësi I cili është në krahun e PS. Edhe lideri demokrat e sulmoi në të njëjtën mënyrë gjykatësen e Apelit. Këto ndërhyrje dhe sulme në cdo segment të drejtësisë bëjnë që gjykatat të mos bëjne drejtësi, por të jenë të varur nga politika sepse sulmohen egërsisht prej sajë. Kjo është aresyeja që politika nuk e do refromen, sepse duan që gjykatat të japin gjithnjë vendime sipas interest të tyre.  Jo zotërinj politiknë aq shumë të përfolur për afera korruptive në nivele shumë të larta. Kjo nuk është ajo për të cilët jeni votuar, kjo nk është ajo që kerkon Amerika dhe BE. Meqenese jemi në kuadër të ketij skandali, gjithkush do të thoshte, në rradhë të parë politika të vetë pastrohet me rrenjë nëpërmjet Ligjit të  Dekriminalizimit, politika duhet të largohet një herë e përgjithëmonë nga ndërhyrjet dhe ndikimi në drejtësi, që të gjithë shtetasit shqiptar, duke filluar që nga Presidenti I Republikës, e gjer tek njeriu më I thejshtë, të jenë të barabartë. Këtë kërkojnë të gjithë shqiptarët, këtë kërkojnë edhe ndërkombëtarët. Ja pra, pse kërkohet dhe pse është e domsodoshme që në drejtësi të bëhet një reformë e thellë, por domosdo një reformë e tillë duhet të bëhet edhe në politikë. Nga politika dhe nga drejtësia, me urgjencë duhet të largohen te korruptuarit, dhe politika të mos ketë asnjë ndikim në drejtësi. Nëse shkojme drejt kësaj formule, me siguri dyert e BE do të jenë të hapura për Shqipërinë.



(Vota: 21 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora