E shtune, 20.04.2024, 11:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Intervistë me Vjollca Myftarin

E hene, 04.07.2016, 10:22 AM


VJOLLCA MYFTARI: JAM PËRPJEKUR QË TA PËRÇOJ MË TEJ MENDIMIN E FËMIJËVE, DUKE I DHËNË JETË NË LIBRAT E MI…

Nga Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1. Përshëndetje, mike edukatore dhe krijuese, Vjollca Myftari! Është kënaqësi për mua që jam njohur, sadopak, me punën dhe profesionin tend. Së pari, kjo gjë nisi para pak ditësh, kur në kryeqytetin tonë u organizua tubimi për zgjedhjen e kryesisë së re të Shoqatës së Shkrimtarëve të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, ku ishim pjesëmarrës…Pra, ka disa vite qe ti je edukatore dhe drejtoreshë kopshti, në qytetin e Fierit…Çfarë ndiesishë përjeton në këtë detyrë, sa të bukur, por dhe kaq delikate?

-Profesioni im është mëuese në arsimin parashkollor.  Është profesion i projektuar në ëndrrat  e fëmijërisë sime. E dashuroj shumë punën me fëmijët,. E shikoj si sfidë çdo  nismë ose përgjegjësi, të ndërmarrë në interesin e tyre.Gjithmonë më ka pëlqyer që ta  vlerësoj punën në institucion, si një mundësi e mirë për të krijuar një mjedis shumë të ngrohtë miqësor,social  bashkëveprues,  me familjet e fëmijëve dhe shumë nxitës,  në procesin e edukimit. E them këtë nga pozicioni, mësuese dhe drejtuese në kopësht,aktualisht në kopshtin nr 9 te qytetit të Fierit. Të marrësh përsipër procesin e edukimit dhe krijimit të personalitetit të fëmijëve parashkollorë,  me kosto për gjithë zhvillimin shumëplanësh në  fazat e mëtejshme,,unë mendoj se është përgjegjësi e madhe.Jam përpjekur, sistematikisht, që të kërkoj më të mirën e mundshme te vetja,që pastaj atë ta jap me shumë dashuri te fëmijët. E them shpesh,se fakti, që jam në një profesion të pëlqyer dhe e bëj me dashuri punën, më ka ndihmuar ta ruaj të pastër fëmijërinë time.Edhe gabimet, që mund të bëj,e ndiej që mbajnë “vulën” e pafajësisë së tyre.

2.Sa dhe si ka ndikuar kjo punë e përkushtuar në njohjen e botës së pasur të të vegjëlve, gjë që ti e ke shprehur qartë edhe në krijimtarinë tënde? Cila është tematika kryesore e librave, që ke botuar, deri tani?

-Fakti që unë kaloj shumë kohë me veprimtari të ndryshme me fëmijët, më ka dhënë mundësinë që të njoh më nga afër çdo cilësi dhe  përjetim të tyre, në raport me veten,shokët,familjen e mjedisin, që i rrethon,botën në tërësi. Përpiqem të jem e vëmendshme ndaj mesazheve, që ata përcjellin  në mënyrén e tyre, aq të pastër dhe të vërtetë. Pasi i kam evidentuar ndjesitë e tyre,jam përpjekur t’i trajtoj ato, seriozisht, nëpërmjet veprimtarisë së përditëshme.Gjithmonë  vlerësoj se mendimi i sinqertë i çdo fëmije nuk duhet anashkaluar, për asnjë arsye. Madje, ai është shumë i rëndësishëm për të njohur veten,realitetin. Fëmijët janë shëmbëlltyra e së vërtetës.

Unë, duke qenë e ndjeshme ndaj gjithçkaje, që ka të bëjë  me mirërritjen dhe mirëedukimin e tyre, jam përpjekur t’ua përçoj më tej mendimin e tyre,(sidoqoftë  i i bukur ose i trishtuar), duke i dhënë jetë në librate e mi. Kjo, me qëllim  që zëri i  tyre të dëgjohet më tej, në një mjedis më të gjerë shoqëror , i cili ka gjithë përgjegjësitë për ta.

Nuk lodhem të bëj gjëra të bukura për fëmijët,sepse gjithmone besoj që e bukura brenda del vetëm nëpërmjet së bukurës.  Vërtetësia e fëmijëve nuk duhet të manipulohet ,për t’i përligjur  gabimet tona. Më shqetësojnë nënëvlerësimi  dhe papërgjegjshmëria  institucionale ose shoqërore, si dhe polarizimi ekonomik për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Sepse, në fund të fundit, treguesi më i mirë për nivelin e zhvillimit të një shoqërie ,është mirëqenia e fëmijëve. Thjesht,  dua t’i jap fuqi fjalës së tyre, në mënyrë që të ndërgjegjësohen për të drejtat dhe detyrat që ata kanë, për të mos i lejuar të tjerët të abuzojnë me naivitetin, që e dallon këtë moshë.
Përmbledhurazi, po u tregoj se, deri tani, kam botuar këta libra, me titujt: “Dua të flas”,”A e dini çfarë?”,”Ah,sikur bota të ishte plastelinë!”,  Ndërsa, tematika kryesore e tyre është realiteti ynë,  në këndvështrimin fëminor.

3.Kam lexuar edhe në profilin tend, në Internet, se librat tu janë mirëpritur nga lexuesit…A ke gjë për të shtuar, për këtë fakt?

-Po duke qënë pranë fëmijëve në mënyrë shumë aktive,në të gjitha veprimtaritë,ndihem e miqësuar me ta dhe familjet e tyre. Në mënyra. të ndryshme, përpiqem t’iu ofroj risira, me kreativitetin tim, në disa fusha. Ata janë mësuar, tashmë, dhe mirëpresin gjithçka të re.Kam kuptuar  se fëmijët e kesaj moshe, përveç  përrallave, pëlqejnë shumë  të gjejnë veten në situata konkrete.Edhe prindërit, të cilët do t’ua lexojnë këta libra fëmijëve, do të ballafaqojnë  pergjegjësitë e veta ndaj fëmijëve. Ndoshta, ata  analizojnë edhe sjelljet dhe qëndrimet e tyre, në raport me ta. Librat e mi ,nëpërmjet  zërit të fuqishëm të fëmijëve, përcjellin  mesazhe të qarta  për gjithë shoqërinë, që sjell në jetë fëmjë, rritë dhe edukon, sipas vizionit të saj.

4.Më ke treguar se, me edukatoret e fëmijët, në bashkëpunim me prindërit, keni marrë pjesë e keni planifikuar projekte me interes…A mund të tregosh diçka më konkrete, rreth tyre?

-Po,është e vërtetë…Jam shumë aktive në veprimtari të larmishme edhe me bashksinë e prindërve. Familja është përberësi më i rëndësishëm në rritjen e shëndetshme dhe edukimin cilësor të fëmijëve.Sigurimi i një bashkëveprimi produktiv: me frymën e dashurisë,ndihmës,respektit, miqësisë e mirëkuptimit, me institucionin (kopshtin), që i kanë besuar fëmijët e tyre, është  një nga standartet e funksionimit të kopshtit. Por është edhe një mënyrë e mirë për ta forcuar infrastrukturën tonë sociale,si kusht për rritjen dhe edukimin cilësor të fëmijëve. .

Në planifikimin vjetor të drejtorisë, sëbashku, përfshijmë disa veprimtari  ose projekte  me tematika te ndryshme . Çdo veprimtari përpiqemi që ta organizojmë sa më mirë, me vlera edukuese e argëtuese dhe ta dokumentojmë.

5.Le t’i kthehemi përsëri krijimtarisë tënde…Kam vërejtur se shkruan e publikon pandërprerje, sidomos në Internet…A ke ndonjë parashikim, për një libër tjetër dhe çfarë do të përmbajë ai?

-Po,është e vërtetë që unë jam shumë aktive në rrjetin social facebook. Publikoj. mendime, qëndrime, esse, në lidhje me problematikat shoqërore të fémijëve,aspekte nga veprimtari të ndryshme dhe krijime ,kryesisht në vargje.Kam nëpër duar materiale,të cilat dua t’i botoj.  Më pëlqen që libri i radhës të jetë prozë,duke mos hequr dorë nga vjershat, që kjo moshë i pëlqen shumë. Studioj me vëmendje interesat e fëmijëve,me qëllim që një krijim i ri të ketë edhe aktualitet brenda.

Gjatë tërë kohës jam duke menduar  dhe bërë diçka, që  iu vlen edhe praktikisht fëmijëve,,në përditshmërinë e tyre. Kam  kuptuar që, sa më shumë  materiale të botosh ,aq më shumë kritike bëhesh me veten.Do t’ia lë kohës projektet e mia,duke qenë gjithmonë në përpjekje e sipër, për më të mirën e mundshme.Kësaj udhe të krijimtarisë nuk i jam nisur, si një person “i talentuar” në fushën e letërsisë. Jo, aspak! Thjesht kam materializuar,  në mënyrën time, përvoja  të larmishme në jetën e fëmijëve, si dhe ide të ndryshme të tyre, në lidhje me konceptimin e botës dhe realitetin.

6.Një pyetje, që mund ta bëja dhe në fillim të bisedës sonë: A dëshiron të na thuash diçka, për jetën tuaj familjare?

-Jam rritur në një  familje të thjeshtë, me prindër punëtorë. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur, me shumë dashuri e lojëra pafund.Kam qenë mjaft aktive  në konkurse e shfaqje, që organizonte shkolla,”komandante çete” e shkollës,e zgjedhur disa herë, në mbrëmjet e mëdha për Vitin e Ri. Jam e martuar dhe kemi dy djem,njëri student në një nga degët e inxhinjerisë së UT dhe tjetri gjimnazist e përfundoi vitin e dytë. Kam një familje të shëndetshme dhe  me bashkëshortin, që ushtron profesionin shofer-mekanik, përpiqemi që të edukojmë fëmijë sa më të denjë e të aftë, si për veten ,familjen dhe shoqërinë.

7. Ndoshta, u bënë pyetje shumë (ha,ha)…Megjithatë, a dëshiron të shtosh  diçka tjetër, në mbyllje të kësaj bisede?

-Kur  ne u tregojmë përralla fëmijëve, ata i zë gjumi,dhe lumturohemi për këtë gjë. Ndërsa, kur ata na thonë një të vërtetë, e cila nuk na pëlqen, ne nuk duhet të na zërë gjumi!?

-Faleminderit për përgjigjet tua korrekte dhe të urojmë punë të mbarë, krijimtari të suksesshme, kushtuar botës së pafundme e të bukur të fëmijëve, si dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora