Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Arifi: Respekt për Mehmetali Rexhepin

| E diele, 03.07.2016, 11:06 AM |


Respekt për Mehmetali Rexhepin

Nga Tahir Arifi

I respektuari Mehmetali Rexhepi! Të respektuar kolegë!

Bashkë sot, natyrisht, jemi këtu për t`i uruar mikut e kolegut tonë, Mehmetali Rexhepi shkuarjen në pension. Është ky moment ndjenjash të përziera, moment kur bëhen bilancet e një jete njerëzore, kur gëzimi e krenaria për angazhimin jetësor, domosdo shoqërohen edhe me ndjenjën e ndarjes, nostalgjisë dhe një fillimi tjetër të shkruarit të biografisë në fund.

Miku e kolegu ynë, Mehmetali Rexhepi përjetoi po atë fat që pati një pjesë e elitës sonë intelektuale e studentore, po atë fat që ndjeu në kurriz populli ynë, nën robëri, dhe aty lindën edhe angazhimet e tij humaniste, atdhetare, estetike e iluministe.

Autor  i shumë shkrimeve publicistike, të kritikës letrare e eseistes, M. Rexhepi mes tjerash botoi librin  poetik” Frymë e fërguar...”, si dhe librin eseistik “Enigma e magjikes”, dhe në të gjitha rastet shquhet për origjinalitetin e shprehjes gjuhësore, shpesh eksperimentale, për ndjenjën e sinqertë e të fuqishme dhe mendimin  e thellë.

Shkrimi i tij buron nga laboratori me kërkesa të saktësisë matematike të shkrimit, qoftë ai estetik, shkencor a publicistik.

Paraprakisht,  M. Rexhepi ishte bashkëthemelues i klubit letrar ”Rexhep Elmazi”, apo edhe i SHHB “ Nënë Tereza”, momenti i pensionimit nënkupton përfundimin e vetëm sigurisht të një veprimtarie, më të rëndësishmes, asaj të iluminizmit të mendjes së të rinjve. Domosdo, M. Rexhepin do ta shohim në angazhimet kulturore-letrare.

Të lumtur që ishim bashkë, që të patëm koleg e mik!...

Gjilan, më 30 qershor 2016