E diele, 18.04.2021, 07:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Fritz Radovani: Një gur

E premte, 01.07.2016, 09:27 PM


Nga Fritz RADOVANI:

 

NJË  GÚR...

 

            Një gur shumë i çmueshëm...           Në thëmelët e Kishës Katolike Shqiptare...

Gur shumë i fortë, i pathyeshëm...    Ashtu si karakteri i Tij...

Gur me vlerë të madhe...                    Një burrë me kulturë të gjanë...

            Gur që provohet me zjarr,

                                          po nuk thehët...      Ashtu si u provue edhe Ai,

                                                                                                        në Sigurimin komunist...

Gur shumë i pastër...                           Pasqyrë e Shpirtit të Tij...

Gur shumë i bukur...                           Burrë shumë i pashëm...

Ka tone e rrëzatime që nuk harrohën...   

                                                                Ashtu si kishte portretin e Tij....

                                                                      Shpirtnor e fizik për ata që e njohën...  

Ka prej këtyne gurëve edhe...

                             me ngjyrë të zezë... Ashtu, Ai kishte vetëm petkun....

            Asht gur që tërheq vëmendjen e

                                                     të gjithëve... Ashtu ishte edhe forca e fjalës së Tij.

Gur që përdorët si objekt zbukurimi..

                                                               Ashtu si vëpronte edhe fjala e Tij...

                                                                                       në çdo zemër Shqiptare.

Ka edhe me ngjyra që thirrën...

                                         të ambla...    Vetëm ashtu, ishte çdo këshillë e fjal’eTij.

            I qëndrueshëm edhe ndaj kohës...      Ai nuk vjetrohët asnjëherë ...

                                                                                              para syve të askujt...

Gur, që edhe kur humbë, nuk

     i ndryshon asnjë veti që kishte...   Vdekja për Até ishte vetëm buzëqeshje!

Besoj se, Ju kujtohët ?!...                      Ky gur asht  B R I L A N T I  !..

 

E, Ky.....B R I L A N T, asht...  

 

DON  K O L E C   P R E N N U S H I .



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora