Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Trudëkaçi

| E enjte, 30.06.2016, 09:01 PM |


TRUDËKAÇI*

NGA KALOSH ÇELIKU

Padashtas, në muajin e bekuar të “Ramazanit”, përderisa e pritja dikend me makinë në rrugë, në prag të “iftarit”: burrë, apo grua besnike, hop para syve më del Trudëkaçi, “profesor” universitar. Shkrimtar i Oborrit: dje komunist, sot bythekrye neokomunist. Qindpërqind, përgaditeshte për darkën e “iftarit”. Përkrahu e kishte me siguri edhe gruan, nuk ma merr mendja dashnoren. E them këtë, se: Trudëkaçi nuk është i hajrët për grua, e ku më për dashnore. Shkaku se, edhe profesori i tij dhe mentori i temës të doktoraturës shkencore, një ditë pas tij si “patriot kuqezi” shqiptar erdhi papritmas dhe m’u ulë në tavolinë, përpara këmbeve të Olimbisë me fëmijë në bark, gji dhe prehër, pa pikë uji në këtë vapë të madhe në breg të Vardarit. Edhe, kur kamarieri erdhi dhe e pyeti se çka do të pi? Iu përgjigjë “muslimani me Din e Iman” : Unë, sot mbaj “Ramazan”.

Kamarieri, e shkundi kokën dhe iku përmes tavolinave pas porosive të mysafirëve. Unë mbeta pa fjalë me gjestin e profesorit universitar. Mirë, ore burrë i them: Pse ulesh në tavolinë ku pihet alkooli në “Ramazan”, kur e di se sipas Hoxhës “Allahut”, është “haram”. I hap sytë si viç i palëpi në mes të Livadhit.

Mirë, i them pastaj “muslimanit”, pasi erdhe i paftuar dhe m’u ule në tavolinë, atëherë së paku paguaje një raki rrushi “hallall”, që “Ramazani” të të bëhet “kabull”! Jo, përgjigjet “muslimani” jam me “Ramazan”, sot nuk kam para.

Dhe, tashti kthehem tek fillimi i këtij shkrimi rasti publicistik: studenti i profesorit “musliman” dhe mentorit të doktoraturës shkencore të këtij ish studenti, sot profesor universitar. Anëtar i disa komisioneve të plan-programeve të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, ligjërues i disa debateve letrare në Shqipëri, Kosovë e IRJ të Maqedonisë për zhvillimet e Letërsisë Shqipe duke propagnaduar se, IRJ e Maqedonisë i ka vetëm katër shkrimtarë. Edhe atë, disa katundarë të Katundit Madh, familjarë e miq të Klanit të tij teknefesë të dështuar që moti në Letërsinë Shqiptare. Ose, në mjetet e informacionit me “besë” e pa besë të Bit-Pazarit duke menduar “ndryshe” e permend vetëm një emër (vajzën) e një mikut të tij nga Katundi i Madh. Dikur, duke vazhduar me disa emra Oborri, arsyetojë dhe bëjë qejfin vetes edhe miqëve të Klanit të papagallëve në Kafaz. I radhitë përgjumshëm 5 - 6 emra të Klanit të “vëllazërim-bashkimit” me arsye se, sipas Trudëkaçit: Drama shqipe origjinale qënka në krizë?! Mendja i rren se, pas vdekjes dikush do t’ua përmendi emrin hutave me veshë të lakrave në Kopësht.

U kënaqën duke e lëvduar njëri - tjetrin nëpër gazeta të “pavarura” e debate televizive. E, harrojnë se janë larg vlerave të arrira artistike me qindra kilometra. Përditë marrin guximin të dalin në fushën e mejdanit me vjedhje të veprave e arnime letrare, aty ku kryqzohen në dyluftime lapsat. Mjeranët që kurrë, nuk kanë menduar “ndryshe”, as dje në sistemin komunist, as sot në “demokraci”. Dhe, as që do të mendojnë Nesër. Djersët u shkojnë rrëke para kamerave televizive. Mezi arrinë t’i lidhin fjalët dhe mendimet në një fjali. Pavetëdije, duke harruar kulminacionin latrar artistik të atij Katundi Madh: Sadudin Gjurën, Murat Isakun, Nexhat Pustinën, Mustafa Laçin, Daut Gurrën etj. E, mos të flasim këtu për vlerat e tjera të arrira artistike të shkrimtarëve shqiptar nëpër qytete tjerë të IRJ të Maqedonisë.

Edhe, më përshëndet “burri” i botës, ndalet në dritaren e makinës sime në mes të vapës madhe. Mirëdita, çka po pret këtu bre burrë? I përgjigjem: Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Mirë, po ato nuk i mbajnë këtu takimet zyrtare përpara “Vero”, por tek rezidencat e tyre, në Reçicë të Madhe dhe Qendër të Tetovës. E ke gabim, i përgjigjem partizanit të Nënës Parti: me ju i mbajnë atje brenda katër mureve, larg kamerave televizive, por me mua këtu para syve të popullit, përpara “Vero” në qiell të hapur.

Bashkëbiseduesi, tashti kalon tek qëllimi (miza në kësulë). I kam thënë edhe djalit tënd, pse ti ngucesh me mua nëpër shkrime publicistike?!

- Nuk e di për çka e ke fjalën?! E di, ma ka përcjellur djali porosinë. Ndoshta, rastësisht e ke gjetur veten nëpër shkrimet e mia publicistike. Mendja nuk ma merr se, Unë në ndonjë shkrim timin publicistik e kam përmend emrin dhe mbiemrin tënd si personazh në fushën e letrave. Vetëmse, nuk të garantoj në të ardhmen se, nuk do ta përmend me emër e mbiemër, nëse ke vendosur të hysh si “hero” në shkrimet e mia publicistike. Arsye, unë nuk merrem me individë, grupacione politike, klanore, familjare e miqësore, por me fenomene shoqërore e shtetërore.

- Jo, e ke përmend emrin: Edhe, atë, Trudëkaçi.

- E, si e ke emrin ti, ore burrë?! A ke kartë indefikimi me vete në xhep?

- Po, kam.

- Nxirre, atëherë ta shohim në sipërfaqe! Dhe, indefikohu me emër e mbiemër!.

Trudëkaçi, e nxorri kartën e indefikimit dhe ma përpalsi para syve.

Qesha, me ironi. Më fal “profesor”, por ti nuk qenke Trudëkaçi. Përmëtepër, edhe kërcnohesh si “profesor unievrsitar”, me cilën bandë: atë policore apo të Nënës Parti?

- Jo, unë jam Trudëkaçi. “Profesori”, nguli këmbë.

- E, atëherë pasi ti qenke Trudëkaçi, e bajtsh me shëndet samarin mbi shpinë! Mos je ti ai Trudëkaçi me shokë, që diplomat universitare dhe titujt shkencor i keni blere në Qafë Thanë e Jazhincë në kufi me Kosovën si taksistë të profesorëve? Anëtari i komisionit i cili ulesh në një tavolinë ballë për ballë me palën maqedonase në përpilimin e plangromave të teksteve mësimore dhe listave të lektyrave shkollore në gjuhën shqipe duke ia futur pa mëshirë gërshërët deri në palcë Letërsisë Shqiptare?! Krah për krahu me Poetin e Oborrit dhe Lolitën shqiptare me “vëllezërit” duke e mbajtur “gjallë” poezinë shqipe në Shqipëri, Kosovë e IRJ të Maqedonisë?! Propaganduesi kasap pa asnjfarë bagazhi kulturor e letrar (këlyshi me zgjebe i DoktorZiut), i yshtur me poste politike e kulturore duke trumbetuar në Shqipëri, Kosovë e IRJ të Maqedonisë se, kush janë shkrimtarët me vlera të arrira artistike?! Turp, duhet të keni së pari para lexuesve shqiptar, e pastaj ndaj atij maqedonas, se: Letërsinë Shqiptare nuk e përfaqsojnë ato tri-katër emra që i përmend ti si “profesor” universitar: partizanët tu partiak, miqtë familjar, klanor të Mëhallës “intelektuale”.” “Shkrimtarë”, që mezi i njeh nëna e tyre, e ku më Katundi i Madh, rrëzë Sharrit Plak.

- Po, unë jam ore burrë Trudëkaçi! Përsëri nguli këmbë “profesori” univeritar. Nuk më njeh, apo siç duket ke shkalluar fare?! Xhindet, siç duket ende të hudhin si dikur në fëmijëri dorë më dorë majë çative, lisave edhe në Ditën e Sotshme?!

- E vërtetë, po më hudhin gjithë natën edhe sot e kësaj dite. Përmëtepër, edhe më rrahin çotek nateditë. E, në mëngjes, ende pa dalë drita përsëri më kthejnë mes Nënës e Babait. Nuk e di pse e zgjas bisedën me ty “profesor” Trudëkaçi. Kotnasikoti, humb kohë mes këtyre shkrimeve publicistike për Ditën e Nesërme Shqiptare. Fjalën e burrit ta jap se, që nga ku shkrim publicistik, nuk do të humb më kohë, merrem me ty si fenomen i çuditshëm shqiptar. E, as me Poetin e Oborrit krah për krahu me Lolitën shqiptare, që e prezentojnë poezinë shqipe pa “marre” nëpër manifestimet kulturore - poetike. Duartrokitje, meriton Ismail Qemali i Shkupit që e shpalosi flamurin kombëtar para poetëve në Korçë. Flamurin kombëtar shqiptar, që Xhaxhi Kuqezi dikur moti kohë e shpalosi në Kuvendin e IRJ të Maqedonisë, edhe u tha deputetëve maqedonas: mos u trembëni se nuk ju hanë!... E “pushtoi” Shqipërinë Etnike me fotogrfi para këmbëve të Rilindasëve: Naim Frashëri, Lasgush Poradecit e Mitrush Kutelit, në Facebook. Pashai i Rogozhinës me tre sejmenë përmbrapa e shkrepi “nagantin” me nëntë fishekë.  Ujku i fushës e shaloi kryengritësin e armatosur deri më dhëmbë gjithë natën e lume deri në agim. Kaçaku i Zajazit i hudhi dy-tri “kashikara” (bomba) me raki rrushi në fushëbetejë. Lufta mori zjarr. U shkrepën batare me fishekë e u hudhën bomba nga “istikamet”. Gjaku u bë deri në gju me poezi patetike - patriotike. Përpak, desh u mbyt në atë lumë gjaku edhe Gjoku i Gjergj Elez Alisë. Albulena e Çamërisë përpak desh na vrau me tre plumba në ballë në mes të Shqipërisë. Fati ynë na shpëtoi Lolita e Iliridës me dy shtamba verë mbi tavolinë. “Vëllezërit” e rrëmbyen flamurin kuqezi. Poeti i Oborrit i doli para topit. E rroku për fyti. “Vëllai maqedonas” i tha: Mos Mico i Shkupit, nuk është qymkë koftorri. Shpërthen buuum, dhe fluturon në qiell. Mici i Shkupit nuk e dëgjoi “Vëllain” maqedonas, fluturoi “shehit” në qiell. Përmbrapa i vinte historia. Gjoksin para hyri në këngën e sotshme të përpunuar popullore: Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola. Këngë e asaj kohe, kur miku im poet, Qerim Arifi në redaksinë e Zërit të rinisë (Prishtinë), në prani të gazetarëve dhe kryeredaktorit të revistës politiko-letrare, tha: Nëse edhe kryeredaktori im është Mic Sokol, unë atëherë nuk jam shqiptar.

Lufta ende vazhdon flakë më flakë me penë. Gjaku - lumë arriti deri në brez, sa që mbytej edhe kali. Mezi shpëtoi gjallë Gomari me shalë i Poetit të Oborrit. Lolita veç më kishte rënë dëshmore e poezisë. Nesër, me siguri Poeti i Oborrit do t’i ngrejë përmendore, shpalli si heroinë të poezisë patriotike, hyjë si burrëneshat në histori.

Nipi i Xha Derallës doli kaçak në Voskopojë, vendin e shenjtë ku Zanat e Malit i dhanë gji me dy shtamba. Dervish Hima sharronte shelgje në Livadh për Dimër.

Përgëzime, emrin artistik: Trudëkaçi i Letërsisë Shqiptare!...

* Tru i deformuar nga sistemi komunist e neokomunist me bark të madh (tinar-fuçi lakrash kopshti turshi, pas derës madhe te pragu i shtëpisë). Këlysh me zgjebe i DoktorZiut. Bythën na, si palare për mejdani në mes Ditës Madhe Shqiptare...