E shtune, 20.04.2024, 04:02 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Hillary Klinton nga sot në Sarandë

E enjte, 30.06.2016, 07:46 PM


Madam Hillary Klinton, nga sot ndodhet në Sarandë

Nga Zenel Çeliku

Familja Klinton, duke filluar nga Presidenti Bill Klintion, e deri tek Madam Hillary Klinton, është shumë e dashur për shqiptarët, ndaj edhe cdo ngjarje lidhur me emrin e tyre bën lajm dhe tërheq shumë vëmëndje e opinionit public shqiptar te kudo nodhur. Ndërsa Presidenti Klinton në vëmëndjen e shqiptarëve mbetet historik për çlirimin e Kosovës, tashme në vëmëndjen e opinionit botëror është portreti dhe figura shumë interesante e Sekretares Hillary Klinton, e cila lufton dhe është shumë afër Presidencës Ameriakne, gjë që po ndodh për të parën herë në historinë e politikës se Amerikës. Si një personazh shumë I dashur për shqiptarët, nga sot Madam Hillary Klinton është në sheshin qëndror te qytetit turistik të Sarandës, ku busti I sajë shndrit, vezullon  dhe duket sikur I thotë shqiptarëve, por edhe turistëve të huaj, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë vëmëndje nga SHBA-te. Është  prezenca dhe kontributi I çmuar I Misionit Diplomatik for Peqe dhe Presporitet (MDPP) në Shqipëri, I cili drejtohet nga Guvernatori Shefki Hysa, që pas një pune dhe kalvari të gjate negociatash me Bashkinë ë Sarandës, dje ka vendosur bustin e Sekretares Hillary Klinton në Sarandë. Ceremonia e organizuar nga MDPP në bashkëpunim me Bashkinë ë Sarandës, ishte shumë mirë e organizuar, në të cilën mernin pjesë figura të ndryshme të politikës, deputetë, artistë, historinë dhe përfaqësuae të pushtetit vendor dhe shumë qytetarë. Fjalën e hapjes së ceremonisë e bëri Kryetarja e Bashkisë-Florin Koka, e cila bëri një përshkrim të shkurtër dhe të bukur për Hillary Klinton.  Znj.Koka citoi meritat dhe kontributin e Znj. Klinton në postin e Sekretares së Shtetit, si një grua e hekurt dhe me potencialin e një udheheqësi shumë potent. Më pas ishte drejtuesi I Misionit Diplomatik për Peqe dhe Presporitet-Z.Shefki Hysa, I cili përshëndeti me përzemërsi të gjithë ata që ishin present në këtë ceremony të veçantë për vendosjen e bustit Znj. Klinton, ne një nga qytetet më turistike të vëndit.

Si për çudi dhe ironi të disa qëndrimeve kritike ndaj Amerikan, tashmë Hillary Klinton është në Sarandë, por nëpërmjet Sarandës, Sekretarja Klinton është në tërë Shqipërinë. Busi I sajë duket sikur flet dhe na thotë; “shikoni ketu, SHBA-të kanë strategji afatgjatë në politikë, e për rrjedhojë, qëndrimet e sotme të Amerikës, do të jenë të njëjta edhe nesër, nësoqftëse unë do të jemë Presidente e Amerikës”. Duket se jami para një paradoksi, nga njëra anë për të parën herë po vërejmë se diku aty këtu, publikisht po sulmohet qëndrimi politik amerikan lidhur me Reformen në Drejtësi, dhe nga ana tjetër shikojmë një respekt dhe vlrësim maksimal për një nga figurat e politikës amerikane, por që në realitet dhe në një mënyrë, Ajo përfaqwson SHBA-të. Këto kritika të hapura nuk janë ndaj Ambasadorit Lu, sepse Ai udhëhiqet 100 % nga udhëzimet që merr nga Departamenti I Shtetit, por këto  janë kritika drejtpërdrejtë për Washingtonin Zyrtar. Sigurisht këto qëndrime kritike nga disa figura të mirnjohura të gazetarisë shqiptare, janë krejt të pa pritura dhe të pa  vënd, sepse ne shqiptarët kur jemi në hall, thërasim ndihmën e Amerikës, dhe kur nuk na pëlqen, I kundërvihemi Washingtonit me kritika të ashpra-kjo nuk është morale. Nuk ka asnjë problem të kritikosh mendimin dhe qëndrimin amerikan, por duhet dhe lypet që kritikat të jenë objective dhe pa prapavijë. Këto kritika nuk janë të drejta, nuk janë parimore, këtu nuk ka politikë trasparente dhe nuk ka aspak shqiptari. Shqipëria dhe shqiptarët janë në partneritet strategjik me Amerikën, Shqipëria ka interesa jetike me Amerikën, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të dëgjojnë këshillat, sugjerimet dhe vrejtjet e vëllait të madh, aq më shumë kur këto këshilla janë shumë objective, por kurrsesi nuk duhet të kalojmë në sulme kur vërejmë  se amerikanët nuk kanë qëndrime politike të njëanshme. Nëse sot shikojmë se qëndrimi politik, këshillat dhe vrejtjet e Washingtonit nëpërmjet Ambasadoti Lu, janë kritike për njërën palë, kjo nuk duhet të kuptohet se Washingtoni po përkrah palën tjeter. Të gjithë duhet ta kemi të qartë, SHBA-ve nuk I intereson se kush është në pushtet, ata kërkojnë një Shtet solid në Shqipëri, ata kërkojne qe Ligji të ndëshkojë cilindo që  bën veprime të paligjshme, e kështu të gjithë shqiptarët, përfshi këtu edhe politikanët edhe gazetaret edhe shoqërinë civile, SBA-ve duhet ti kërkojmë falenderime pa fund për këtë kontributin dhe ndihmën e madhe që ka dhënë dhe po I jep Shqipërise. Nëse qëndrimi amerikan keqkuptohet, kjo nuk është faji I amerikaëve, por nëse qëndrimi amerikan manipulohet me keqdashje, këtu ka vetëm dhe vetëm hipokrizi që llogjika amerikane nuk I pranon. Le të shpresojmë se Hillary Klinton, me prezencën e sajë në Sarandë, do të jetë një apel për rreflektim të politikës dhe të atyre publicisteve të mirnjohur që sot po kritikojnë hapur dhe pa vënd SHBA-të dhe në mënyre jo objektive.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora