E enjte, 25.04.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Jashari dhe Lazari nuk janë të njëjtë

E enjte, 30.06.2016, 07:19 PM


Bajram, Adem Jashari dhe Car Lazari nuk janë të njëjtë

Shkruan Faton MEHMETI

627 vjet pas vrasjes së tij, serbët e kanë shkrirë në bronz atë që e quajnë prijësin e Betejës së Kosovës. Inaugurimi i shtatores së Car Lazarit u bë të martën, me rastin e përvjetorit të Betejës së Kosovës, ku morën  pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Beogradi.

Përmendoren e Car Llazarit, e cila tashmë veç është vendosur në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë, e zbuloi drejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Paraprakisht shtatorja është vendosur me propozimin e Listës Serbe, e cila është pjesë e institucioneve të Kosovës, çka është skandaloze dhe provokim i hapur ndaj Republikes se Kosovës. Vendosja e figurave mite të serbeve në Kosovës ka si qëllim frymëzimin e  serbeve ndaj asaj që ata e quajnë “ Kosova është djepi i  Serbisë”, kjo tashmë është një politikë e njohur serbe e cila po sfidon institucionet e shteti të Kosoves. Reagimi i qeverisë ishte per t’u ardhur keq , Car Lazari nuk ngjallet por frymëzon serbet për prentendimet e tyre karshi Kosovës. Jo pa qëllim vendosen këto përmendore, disa dite më parë  Kuvendi Komunal i Graçanicës ka marrë vendim ( me pas edhe e realizoi ) me kërkesë të kryetarit Branimir Stojanoviq, që të ngris përmendoren e Millosh Obiliqit (Kopiliqit) në rrethrrotullimin në Graçanicë. Realisht s’duhet te habitemi nga këto veprimet të Serbisë, por nga mosreagimi i shteti të Kosovës.

Skandali i paprecedent u shkaktua nga zëvendës ministri në ministrinë e administrimit të pushtetit lokal, Bajram Gecaj . Bajrami duke u mundruar të mbronte mos reagimin e qeverisë përballë vendosjes së shtatorës së Car Lazarit u shpreh se  “ reagime të ngjashme ka pasur edhe kur është vendosur statuja e Adem Jasharit në Dragash.” Ky paralelizem nuk qëndron për shumë arsyje , se pari Adem Jashari është heroi i cili u vra duke mbrojtur pragun e shtëpisë, ndersa Car Lazari u vra ne një vend krejt të huaj ( që nuk ishte vendi i tij ) dhe pa asnjë ideal madhor. Fal Adem Jasharit ne sot jetojmë të lir dhe Bajram Gecaj është minister në shtetin e tij , ndërsa Car Lazari mbrohet nga ata që e vranë dhe masakruan familjen e Adem Jasharit. Por si ka fytyrë more ky Bajram të bëjë këtë paralelizëem, kë e perfaqëson ai aty ,sigurisht se jo shqiptarët. Faktikisht Bajram Gecaj përfaqëson fytytrën e vertetë të qeverisë së Isa Mustafës e Hashim Thaçit, këta që s’po kanë fytyrë më të shkojnë tek kulla e Adem Jasharit pasi nuk janë të mirëpritur nga familja Jashari. Ka shumë kohë Isa dhe Hashimi nuk kanë shkelur në kulleën e Jaharajve  dhe as s’do të shkelin, pasi kanë shkelur vullnetin dhe gjaukun e tyre . Këta që ditë e natë bëjnë biznese me Serbinë s’kanë se si t’a duan Adem Jasharin , sigurisht se me të afert ndjehen me Car Lazarin, pasi pinjollet e tij janë aletaet e tyre me të mëdhenj. Po të ishte një qeveri normale Bajram Gecaj duhej shkarkuar menjëherë, por kjo nuk do të ndodh pasi komplet kjo qeveria është Bajram-ave. Fatkeqësisht sot në Kosovë më shumë mbizotëron fryma e Car Lazait se e Adem Jasharit, kjo fal qeverive të pasluftës dhe ministrave e zv.ministrave si Bajram Gecaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora