E premte, 29.03.2024, 12:48 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Krenar që jam shqiptar

E enjte, 30.06.2016, 07:50 PM


KRENAR QE JAM SHQIPTAR – e thotë Krenari

Nga Fahri Xharra

Jemi në mes të dy botërave, jo vetëm Lindje- Perëndim por edhe prapambetje dhe obskurantizë m dhe lulëzim dhe dritë. Cilën ta zgjedhim ?

Në kohën e vlimit të terrorizmit në botë ne shohim që e mira është e futur ndër shqiptar dhe e kërkojmë të kaluarën që ta ndriçojmë të ardhmen. Sa e shkelqyeshme është kur e sheh një të ri shqiptar që e kërkon vetën nëpër bibliotekat e Gjermanisë, dhe e gjenë  !

Ajo është e shkruar , ajo jeton në historinë botërore , ajo jeton në libraritë e shteteve të iluminuara .

Djaloshi me emër Krenar , ka gjetë një libër shumë me vlerë për ne . Merita dhe falënderimi  i takon të riut , i cili i gëzon bahshkatdhetarët me një  gjetje që bukur shumë  akadamik shqiptar as që e dinë që është një e tillë .

Gjetja e tij është e mrekullueshme , është punë për hostorianët , por ja që dëshira për atdheun shprehet edhe në këtë mënyrë :

“Dëshmi që Troja ishte qytet Ilir (Shqiptar)

Starbon ishte një historian, shkrimtar dhe gjeograf antik, që lindi në vitin 60 para Krishtit .Ai dëshmon dhe shkruan në shkrimet e veta " Starbos Geography" librin shtatë që qyteti antik Troja është qyteti i Dardanëve fisit Ilir. Starbon shkruan se Jasion dhe Dardanos ishin vëllezër dhe jetonin në ishullin Samothrace që më parë quhej Samos. Ky ishull nuk ishte larg nga qyteti antik Troja .

Në atë ishull erdhën dy vëllezërit nga Arkadia që është sot në Greqinë pjesën Peloponnes. Ky fakt është shkruar në librin nga Dr.Karl Heinrich Wilhelm Völcker nga viti 1824 në faqen 99 .

Dardanos u larguan nga ai ishull dhe krijoi qytetin Dardania para bjeshkës Ida. Nga qyteti Dardania lindi më vonë Troja .

Dardanus ishte djali i Zeusit (Zotit) dhe themeluesi i fisit Iliro-Dardan që jetoi prej Kosovës së sotme deri në qytetin antik Troja .

Homeri shkruan në Iliaden se princi Trojës Hektori ishte Dardan. Ai e quajti në Iliaden (II 815-821) Hektorin Dardan, edhe Aeneasin udhëheqës I Dardanëve që ishin një me popullin e Trojës. Aeneasi ishte djali i Afroditës.

Në këtë libër që unë sot e gjeta në një ndër libraritë më të mëdha në Gjermani këto fakte mund të lexohen nga çdo njeri që nuk beson .

Libri quhet " Starbos Geography " përkthimi në gjuhën gjermane nga Karl Rarcher në vitin 1831 . Ne Faqen 620.” e shkroi në fcb Krenenari , Krenar Fejz.

Në anën tjetër i kemi errësirat e porositura që mundohen të na zënë Diellin, që mundohen të na shkurtojnë historinë , që mundohen të na vetzhbëjnë .  Unë e quaj : Tradhti kombëtare  !. Po , e vertetë se për këta njerëz  , nuk kam fjalë tjetër .

“Deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi duke kundërshtuar idenë e deputetit tjetër dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se shqiptarët përkatësisht princat shqiptar të asaj kohe, kanë qenë krah për krah Car Lazarit, kundër Perandorisë Osmane. “ Shqiptarët kanë qenë të robëruar. Kanë qenë popull si skllav ose si robër lufte që janë detyruar të luftojnë kundër Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane i ka bërë pronar tokash dhe u ka dhënë pozita, dhe shqiptarët e kanë përaqfuar islamin në mënyrë masive”, ka thënë Kelmendi për emisionin “Rrokum Roll”.

“Harron ky Kelmendi se Trojet shqiptare deri më 1850-1880 kanë kenë rreth 100 km në veri te Nishit dhe se kje marveshja turko -serbe per me boshatisë tokat shqiptare tue i shpernda drejt shkretinave te Anadollit dhe lirue ato per serbet e carit. Po ky siç duket nuk ka lidhje me mbiemnin Kelendi ( Vladimir Stojani Burill )

Po , kush është ky argat i dreqit ? po kush e delegoj këtë djerrinë në mesin tonë ?

Një herë për një herë ky është akti më vandal , antikombëtar ,proosman , proserb ; i mohimit të çdo gjëje shqiptare. Por , nuk është hera e parë !

Ky është “Errësira lindore kundër dritës perendimore “ e cila na shkakton shumë dëme në ardhmerinë tonë si shtet. Të kemi kujdes !



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora